Recension: Shoqata misterioze nga Tetova vë pengesa për në NATO

www_novamakedoni-tetovo-peticija-crop-resize

Artikulli i jep këto përfundime: „Shqiptarët me peticion do të reagojnë që Maqedonia të mos pranohet në NATO”  ,…„edhe ashtu jemi larg nga Aleanca pse nuk mund të gjemë zgjedhje të përbashkët për emrin me Greqinë”…, … „kurse ministri i mbrojtjes është nga radhët e UÇK,  dhe se shqiptarët në  vitin 2001 kanë dashur ta ndajnë Maqedoninë”…  Duke kërcyer nga tema në temë, kur e gjithë kjo është bashkuar në tekst është bë një „turlitava”.

Shumë elemente në këtë artikull janë diskutabil. Në të vërtetë nëse në Tetovë ka Shoqatë për Zhvillimin e Demokracisë dhe nëse ata me të vërtetë mbledhin nënshkrime për një peticion që do të jetë aq me ndikim në Aleancë “me çka do të pengonte anëtarësimin e shtetit në NATO”.  Ndër të tjera, me pikëpamjet e tij se Maqedonia nuk ka shanse të anëtarësohet në Aleancë, përhapet disfatizëm dhe justifikon dështimin e qeverisë në rrugën drejt NATO-s. Ja pse.

FireShot Pro Screen Capture #112 - 'Мистериозно здружение од Тетово става сопки за НАТО - Нова Македонија' - www_novamakedoniLinku deri te artikulli origjinal: Shoqata misterioze nga Tetova vë pengesa për në NATO

Data dhe koha e publikimit: 14.02.2013

Data e recensionit: 17.02.2013

RecensuesAleksandar Pisarev

Vërtetësia: Me asnjë fakt nuk është vërtetuar vërtetësia e përmbajtjes së peticionit, me të cilën siç thonë autorët, „relativisht shoqatë e panjohur për zhvillimin e demokracisë nga Tetova do të pengojnë shtetin të anëtarësohet në Aleancë“.

Ish gjenerali policor Stojançe Angelov është prezantuar si „kandidat për kryetar” dhe kjo nuk është e vërtetë, për arsye se kur është shkruar dhe publikuar teksti end nuk kishte filluar mbledhja e nënshkrimeve për aspirantët për kandidat për kryetar, të cilët sipas ligjit zgjedhor, do të jenë të njohur pas dy marsit.

Sipas kësaj,  pretendimet kryesore në tekst janë të pavërteta.

Burimet e informatave: Për peticionin dhe përmbajtjen e tij nuk është dhënë asnjë burim.

Përmbajtësia: Përmbajtja e gjithë artikullit është konfuze. Fillohet me peticionin dhe dëmin e tij për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancë, kurse me asgjë nuk mbështetet dëmi, për arsye se nuk është prezantuar përmbajtja e peticionit. Taksativisht pohohet se do ta pengojë anëtarësimin tonë në Aleancë. Cilat janë ato argumente që aq fuqishëm do të ndikojnë në vendimin?.

Ka gjithçka kërcimi nga një temë në një temë dhe në programin e partisë politike  “Dinjiteti” me çka promovohen idetë e saj: „Kemi një ide për të kryer një referendumi në vend, nëse qytetarët mendojnë se  veteranët e  UÇK-së të jenë të barabartë”  .. kjo duket si thirrje për mobilizim. Në përgjithësi teksti është pa përmbajtje me mesazhe të paqarta dhe konfuze.

Пристрасност: Deklaratat e dy bashkëbiseduesve të cilët distancohen nga peticioni me të cilat fillon tekst, janë në funksion që të promovojnë një parti të caktuar politike dhe programet e tyre, si dhe në këtë mënyrë të promovojnë politikën e qeverisë … “Ne jemi dëshmitar se qeveria jonë bënë përpjekje maksimale dhe do që të zgjidhë mosmarrëveshjen e emrit me Greqinë….

Përmbajtësia: Teksti është punë origjinale e autorit me nënshkrimin e dy gazetarëve.

Kualiteti i titullit: Titulli është shqetësues dhe nuk e tregon të vërtetën.

Fotografia: Është vënë vetëm si ilustrim, pa fotografi nga bashkëbiseduesit.

Përfundimi: Nëse hapet tema për interes publik, e cila është për sigurinë shtetërore dhe ardhmërinë tij, gazetari duhet të mbështetet në fakte. Nëse ekziston peticion, dikush duhet ta sheh dh eta lexojë para s eta nënshkruaj. Dhe nga autorët dinë aq shumë dhe janë të sigurt se taksativish të deklarojnë …„mbledhin nënshkrime për peticion i cili do ta pengojë anëtarësimin në Aleancë” ... Ata dinë se NATO do ta pranojë peticionin e tyre që do ta pengojë anëtarësimin e Maqedonisë. Kjo OJQ është aq e fortë dhe nënshkrimet e tyre aq shumë vlejnë që të ndikojnë në vendim përfundimtar „Aleanca të mos e pranojë Maqedoninë”.

Në Tetovë ka më shumë OJQ me emër të tillë „Qendra për zhvillim ekonomik dhe demokratik”,  „Qendra për demokraci” , „Shoqata për demokraci” „Shoqata për zhvillim ekonomik dhe demokratik të Tetovës” , koalicioni i OJQ-ve  „Aleanca rinore” , e cila i bashkon më shumë OJQ. I kontaktuam të gjitha për të kuptuar nëse „në Tetovë mbrëmë ka filluar të grumbullohen nënshkrime për peticion që të ndalojë anëtarësimin në Aleancë” ,... nuk morëm përgjigje.

Publikimi i i një informate të tillë, e cila me asgjë nuk është e mbështetur, mund të jetë mjaft e rrezikshme dhe ti shqetësojë qytetarët.

Nëpërmjet deklaratave të bashkëbiseduesve plasohen më shumë teza të rrezikshme: se fajin për mossuksesin për në NATO duhet tua hedhim shqiptarëve  „nënshkrimet që do të ndalojnë Maqedoninë të mos pranohet në NATO”… A do të thotë se autorët dhe bashkëbiseduesit kanë informata nga selia e NATO,  se kjo do të jetë ndonjë kusht. Nëse është ashtu është dashur të shpjegojnë .„Ky peticion nuk është asnjë farë provokimi për Maqedoninë,  për arsye edhe ashtu jemi larg nga Aleanca “ .Ne jemi dëshmitar se qeveria jonë bënë përpjekje maksimale dhe do që të zgjidhë mosmarrëveshjen e emrit me Greqinë “… Kjo mund të interpretohet si amnisti për dështimin e Qeverisë në rrugën drejt NATO-s.

Deklarata e parafrazuar nga një prej autorëve kanë diskualifikuar ministrin e mbrojtjes Talat Xhaferi … “masat e gjera në vend nuk duhet të përjetojnë këtë peticion si një fyerje, sepse në këtë vend është ulur ish-komandant të UÇK-së”…

Teksti ka mesazhe që mund ti dëmtojnë marrëdhëniet ndëretnike dhe të rrezikojnë marrëveshjen kornizë: “Ne të gjithë e dimë se konflikti 2001 nuk ishte një luftë e armatosur për më shumë të drejta për shqiptarët, por një përpjekje për fragmentimin e Maqedonisë” … “Ali Ahmeti duhet të dalë dhe të kërkojë falje për krimet e shqiptarëve të Maqedonisë në vitin 2001”..

Autorët e promovojnë Stojançe Angelovin si kandidat për kryetar të shtetit, çka është manipulim i lexuesve. Sipas Ligjit Zgjedhor, tani fillon mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët e mundshëm për president dhe do të vazhdojë deri në mars 2.  Stojançe Angelov në këtë pikë nuk është asgjë tjetër pos kryetarit të shoqatës së tyre dhe vetëm mund të aspirojnë kandidat presidencial, i cili është një dallim i madh nga formulimi „ish gjenerali policor Stojançe Angelov, i cili në ët njëjtën kohë është kandidat për kryetar”...  se në të vërtetë do të jetë kandidatë do të kuptohet pas 2 marsit kur KQZ që do ti numëroj nënshkrimet e qytetarëve për kandidaturat.

Nuk është respektuar Kodeksi i gazetarëve të Maqedonisë, neni  1, neni 4,

Neni 1.

Gazetari duhet të publikojë informacion të saktë, të verifikuar dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale ose të falsifikojnë dokumentet.

 

Neni 4.

Gazetari duhet të theksojë burimin e informacionit…

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.