Faktoje: Pandemia zbuloi “digjitalizimin” e shkollave në Shqipëri

 

Mësimi përmes Internetit gjatë kohës së pandemisë me Covid 19 është imponuar si metodë e re për edukimin e studentëve, përfshirë edhe nxënësit e shkollave të mesme në Shqipëri. Sipas premtimit të dhënë para pesë vitesh nga ana e kryeministrit, Edi Rama dhe ish ministres për Arsim, Lindita Nikolla, të gjithë shkollat e e mesme të përgjithshme në Shqipëri do të duhej të digjitalizoheshin deri në vitin 2018. Realiteti i ri i krijuar prej mbylljes së shkollave për shkak të pandemisë, zbuloi se ky proces nuk ka përfunduar.

Në prill të vitit 2015, kryeministri Rama së bashku me ministren Nikolla, prezantuar projektin: “Klasa inteligjente, shkolla digjitale”. Ky projekt i madh, i cili është pilotuar në 60 shkolla të mesme të përgjithshme, kishte për qëllim që të gjithë këto shkolla në Shqipëri të kenë klasa digjitale deri në vitin 2018. Në këto klasa digjitale, përkrah procesit arsimor do të shfrytëzoheshin edhe tableta.

Por, çka ndodhi me projektin e klasave inteligjente?

Gjatë kohës së pandemisë me Covid -19, kur nxënësit mësojë në Internet dhe shfrytëzojnë mediumet online për shpërndarjen e informacioneve me mësimdhënësit, shërbimi shqiptarë për verifikimin e fakteve, “Faktoje” u interesuar në Ministrin për Arsim, Sport dhe të Rinj, se çka ka ndodhur me premtimin që të gjithë shkollat e mesme në vitin 2018 do të kenë orë digjitale.

Në përgjigjen e saj deri te “Faktoje” Ministria ka dërguar list deri te shkollat e mesme të përgjithshme të cilat kanë klasa digjitale. Sipas kësaj liste, paralele digjitale ka në 61 shkolla të mesme të përgjithshme në Lezhë, Durrës, Fier dhe Korçë. Prej këtu del se numri i shkollave digjitale është i njëjtë me atë të vitit 2015 kur edhe u prezantua pilot-programi. Gjegjësisht, gjatë këtyre pesë viteve në listën e shkollave digjitale është shtuar vetëm 1.

Përkrah kësaj, sipas përgjigjes së Ministrisë për Arsim, digjitalizimi është funksional vetëm në 21 prej 61 shkolla, përderisa në 3 shkolla ky proces është pjesërisht funksional. Në përgjigjen e Ministrisë nuk ka detaje plus rreth realizimit të projektit për klasa inteligjente.

Duke pasur parasysh këtë verifikim, “Faktoje” premtimin për klasa inteligjente e vlerësoi si të parealizuar. 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.