Sot është Dita Ndërkombëtare e Verifikimit të Fakteve

 

Fondacioni Metamorfozis (metamorphosis.org.mk)  sot për herë të katërt feston 2 prillin, Ditën Ndërkombëtare të Verifikimit të Fakteve në bashkëpunim me Rrjetin Ndërkombëtar të Kontrollit të Fakteve (IFCN), i cili përfshin rreth 80 organizata në të gjithë botën. Përmes portalit për llogaridhënie publike dhe transparencë Vërtetmatësi (vertetmates.mk), Metamorfosis është anëtare e çertifikuar e IFCN 2019 , duke u përfshirë kështu në të gjitha aktivitetet e rrjetit.

Nisur nga shfaqja e koronavirusit globalisht, i cili nxiti një valë dezinformatash dhe përhapje të shpejtë të tyre nëpër rrjete sociale, IFCN ka themeluar Aleancën për luftën kundër virusit korona me fakte (Corona Virus Fact Alliance) (#CoronaVirusFactsAlliance, #CoronaVirusFacts), në të cilën më shumë se 100 organizata nga 45 vende deri më tani kanë kontribuar me më shumë se 1.500 kontrollime të fakteve të përmbajtjeve të mediave dhe deklaratave të figurave publike, me shifra që po rriten dita ditës. Metamorfozis, përmes iniciativave të saj për kontrollimin e fakteve dhe portaleve në këtë bazë të të dhënave, deri më tani ka kontribuar me rreth 40 kontrolle të fakteve në maqedonisht, shqip dhe anglisht.

Përndryshe, Metamorfozis tashmë për një dekadë punon në fushën e kontrollit të fakteve dhe zbulimit të të gjitha llojeve të dezinformatave në sferën publike.

Projekti i parë i këtij lloji i Fondacionit ishte Vërtetmatësi, i cili filloi me punë në vitin 2011, me qëllim të rritjes së përgjegjshmërisë dhe transparencës së figurave publike dhe institucioneve, duke kontrolluar vërtetësinë e deklaratave dhe komunikatave të tyre, përdorimin e spineve dhe manipulimeve, si dhe verifikimin e përmbushjes së premtimeve parazgjedhore të partive politike.

Nga viti 2012 deri në 2017, Metamorfozis zbatoi projekt për kontrollin e fakteve, i cili gjithashtu publikoi të ashtuquajturin Shërbim për  Verifikimin e Fakteve (SPWM – proverkanafakti.mk), i cili merrej me verifikimin e vërtetësisë së përmbajtjeve mediatike. Gjatë periudhës 5-vjeçare të ekzistencës së këtij projekti, u botuan mbi 2,400 recensione të prodhimeve gazetareske dhe më shumë se 1.200 shkrime të llojeve tjera, në gjuhës maqedonase dhe shqipe.

Që nga viti 2018, Fondacioni ka zbatuar edhe projektin Krithink – Me mendim kritik për qytetarë me shkathtësi mediatike, i cili po punon për të përmirësuar shkathtësitë mediatike dhe zhvillimin e mendimit kritik të qytetarëve përmes trajnimeve, punëtorive dhe krijimin e materialeve edukative,  ndërsa ofron edhe zbatimin praktik të këtyre disiplinave duke kontrolluar fakte, video dhe përmbajtje nga rrjetet sociale në mënyrë të drejtpërdrejtë, të qartë dhe të kuptueshme për publikun, për të demonstruar mënyrën e përdorimit të mendimit kritik dhe metodologjinë e kontrollit të fakteve me qëllim të zbulimit të dezinformatave në media dhe në këtë mënyrë të rritet niveli i shkathtësive mediatike te qytetarët.

Me përhapjen masive të virusit korona, ndërsa me këtë edhe përhapjen e një numri të madh të dezinformatave të lidhura me epideminë, Krithink botoi në muajin mars 60 artikuj, në vend të 15 artikujve të parashikuar, shumica e të cilave janë recensione të produkteve gazetareske me temë koronavirusin , duke u përpjekur të pastroj paqartësitë në media.

Që nga viti 2018, Fondacioni Metamorfosis gjithashtu u bë lokacioni qendror për kontrollimin e fakteve në rajon duke zhvilluar bashkëpunimin mes kontrolluesve të fakteve në Ballkan.

Mediumet e Fondacionit, Agjensia Meta (meta.mk), Vërtetmatësi dhe portali në shqip Portalb (portalb.mk), kanë filluar të krijojnë një rrjet rajonal të organizatave dhe gazetarëve nga rajoni për të zhvilluar bashkëpunimin midis kontrolluesve të fakteve në Ballkan dhe për ta bërë më të lehtë për publikun që të zbulojë dezinformatat e përhapura në të gjithë rajonin.

Metamorfoza tashmë ka nënshkruar Memorandume bashkëpunimi me 5 organizata nga rajoni dhe me 4 organizata dhe individë të tjerë ky proces është në vijim. Për nder të ditës së sotme të Kontrollit të Fakteve, Fondacioni sot e publikoi Deklaratën Themeluese të kësaj nisme rajonale dhe u bëri thirrje të gjithë kontrolluesve të fakteve që t`i bashkohen.

Së fundmi, na lejoni t`ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, sidomos tani gjatë epidemisë së koronavirusit, nëse vërejnë dezinformata në sferën publike që është në kurriz të interesit publik, qofshin ato në media,  nga politikanë apo në rrjetet sociale, kontaktoni cilindo nga portalet e Fondacionit dhe na tregoni,  ne do të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për të verifikuar parimet profesionale të gazetarisë dhe për t’iu kundërvënë keqinformimeve të tilla me fakte.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.