Kallxo.com: Prokurori publik mohon që djali është i dyshuar për vrasjen e prindërve të tij në Prizren

Me 23.01.2020 disa mediume kosovare publikuan se 35 vjeçari, A. Hadri, djali i çiftit të gjetur të vdekur në Prizren, është i dyshuar për vrasjen e prindërve të tij. Indeksonline dhe portalet e tjera, si Reporter, Gazeta Ekspres dhe Periskopi, dhe portalet e tjera në televizionin kombëtar RTK, publikuan informacione pa asnjë njoftim zyrtar se djali i viktimave është i dyshuar për vrasjen e prindërve të tij.

Portali Kallxo (Kallxo.com), i cili është i angazhuar në verifikimin e fakteve si prodhim i bashkëpunimit të BIRN Kosovë dhe Internews Kosovo, verifikoi këtë informacion të dyshuar dhe kontaktoi me prokurorin kryesor Admir Shala.  Ai shtoi se ky konstatim nuk është publikuar nga ky institucion në mediume. Më saktë, Shala shtoi se djali, edhe pse ka jetuar me prindërit, nuk ka qenë në vendin e ngjarjes ditën e incidentit dhe akoma nuk është gjetur, por nuk mund të thuhet se është i dyshuar.

Duke pasur parasysh këtë verifikim, Kallxo këtë informacion e vlerësoi si të pavërtetë. 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.