BIRN Kosovë: Ministri Shala nuk e thotë të vërtetën për incidentin me gazetarin

 

Të martën mbrëma (17.12.2019), gazetari i portalit “IndeksOnline” paraqiti në policinë e Kosovës se është sulmuar fizikisht nga Ministri aktual për Tregti dhe Industri, Endrit Shala, pasi është fotografuar duke vizituar ndonjë të afërt në spital. Shala nga ana tjetër, ka deklaruar se mes tij dhe gazetarit ka pasur vetëm konflikt verbal dhe se në asnjë rast nuk ka sulmuar gazetarin, as nuk e ka ditur se është gazetar.

Sipas verifikimit të BIRN Kosovë, konflikti mes ministri aktual Endrit Shala dhe Gazetari nuk ishte vetëm verbal. Në incizimin ekskluziv të publikuar në KALLXO.com, ministri Shala shihet si e godet gazetarin e portalit IndeksOnline, Ensar Ramadani. Në lidhje me këtë rast, prokurori Besim Kelmendi i cili është koordinator në Kabinetin e prokurorit shtetëror në çështje për sulme dhe kërcënime kundër gazetarëve, ka ngritur hetim për këtë rast.

Kështu, deklarata e Shalës, BIRN Kosovë e ka vlerësuar si të pavërtetë. 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.