Hapet rruga për pastrimin e lindanit të ish fabrikës Ohis

Në dhjetor të vitit 2018 nga Qeveria dhanë premtimin në vazhdim:

Lindani toksik që gjendet i groposur në rrethin e ish fabrikës OHIS, do të largohet në 3-5 vitet e ardhshme

[Burimi: Ueb-faqja e Qeverisë ; data: 17.12.2018 г.]

 

ARSYETIM:

Pothuajse para një viti (kur u nënshkrua Memorandumi për bashkëpunim me Zyrën për shërbime të projekte të Kombeve të bashkuara – UNOPS dhe Ministrisë për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë), nga Qeveria premtuan zgjidhjen e problemit me pastrimin e mbeturinave toksike industriale të lindanit në fabrikën “Ohis” dhe ky premtim është “duke u realizuar”. 

Siç u komunikua atëherë, procesin për zgjidhjen e problemit me mijëra tonelata të pesticidit të rrezikshëm, i cili me vite gjendet në dy deponitë e ish fabrikës, do ta udhëheq Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë. Të rikujtojmë se me 17.12.2018 sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkoski tha:

Në varësi të mjeteve të mbledhura do të varet edhe zgjedhja e metodës, të cilën do ta përdorim për shkatërrimin e mbeturinave nga lindani i rrezikshëm. Dua të theksojë se njëkohësisht do të pastrohen dy deponitë në ish fabrikën e OHIS dhe presim që ai proces të zgjasë prej 3 deri në 5 vite. 

Në korrik të këtij viti në kabinetin e Rashkoski-t në deklaratën për “Meta” njoftuan se do të ketë tender për pastrimin e lindanit nga deponia e vogël e OHIS.

Nga Shoqëria ekologjike maqedonase (SHEM) sot (16.10.2019) informuan se është publikuar tenderi ndërkombëtar për zgjedhjen e teknologjisë për largimin e lindanit dhe isomerëve të tij nga rrethi i fabrikës OHIS.

Tenderi është publikuar me 15.10.2018 në ueb-faqen zyrtare të UNIDO në vegzën në vazhdim, ndërsa periudha për dorëzimin e ofertave do të zgjas deri me 11 nëntor të vitit 2019.

Pas arritjes së ofertave, siç sqarojnë nga Ministria e Mjedisit jetësor dhe Planifikimit hapësinor, do të formohet komision nga ana UNIDO, e përbërë prej ekspertëve ndërkombëtar, i cili do të zgjedhe ofertën më të mirë. Më pas do të pasojnë aktivitet për fillimin me punën në terren, gjegjësisht sigurimin e dokumentit të nevojshëm, sigurimin e hapësirës dhe masave preventive për mbrojtjen e rrethinës dhe të fillohet me pastrimin.

Duke pasur parasysh se janë ndërmarr hapa konkret në drejtim të hapjes së rrugës mund të fillohet me procesin e pastrimit të lindanit nga OHIS (është shkruar tender ndërkombëtar), premtimi merr vlerësimin “duke u realizuar”. 

  

BURIME:

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.