SHF”Vera Jociq” do të hap dyert për nxënësit në gjysmëvjetorin e dytë

Foto: Vistinomer

 

PREMTIM: Ndërtim të SHF “Vera Jociq”dhe i sallës sportive në lagjen Hipodrom. Grupi target: Nxënësit prej klasës së 1 deri në klasën e 9, klube sportive, reakreacione sportive. Afati: viti 2018 

[Burimi : Programi zgjedhor  i kryetarit të Komunës së Gazi Babës, Boris Georgievski për zgjedhjet lokale (faqe 16), data: tetor 2017]

ARSYETIM:

Premtimi për ndërtimin e SHF “Vera Jociq” dhe sallës sportive në lagjen Hipodrom është premtim pjesërisht i realizuar i kryetarit të Komunës së Gazi Babës, Boris Georgievski. Premtimi është pjesë e programit të tij zgjedhor në zgjedhjet lokale të mbajtura me 15 tetor të vitit 2017 të titulluar si: “Jetë në Gazi Babë! Për të gjithë” (faqe 16). 

Kryetari aktual i Gazi Babës, Georgievski, me 26 nëntor të vitit 2017, një muaj pas zgjedhjes së tij, në intervistë për Veçer njoftoi se shkolla do të ndërtohet prej fillimi në vitin 2018 dhe se në shtator të vitit 2018 do t’i mirëpres nxënësit.

Do të vazhdojmë me ndërtimin e shkollës “vera Jociq” në Hipodrom dhe presim që vitin e ardhshëm ndërtimi të përfundojë dhe në shtator të pres nxënësit. 

Megjithatë, shkolla e re “Vera Jociq” në shtator nuk i mirëpriti nxënësit. Ato vazhduan në ndjekin procesin mësimor në objektin e rrënuar të shkollës së vjetër.

Prej asaj që mund të shihet në terren, ndërtesa e re e shkollës prej jashtë është gati, por salla sportive akoma nuk ka filluar të ndërtohet.

Foto: Vërtetmatësi

Kryetari Georgievski, në deklaratë për “Vërtetmatësin”, vërtetoi se ndërtesa e shkollës është gati dhe se në këtë moment po instalohet rrejti i ujësjellësit, ndërsa prej të hënës (17.12) do të fillojë në instalohet sistemi i ngrohjes.

Deri në fund të vitit do të përfundojmë me punët e vogla të cilat mungojnë dhe në gjysmëvjetorin e dytë do të fillojë zhvendosja në shkollën e re, gjegjësisht nxënësit do të ndjekin mësimin në ndërtesën e re – deklaroi Georgievski për “Vërtetmatësin”. 

Në lidhje me sallën e sportit, Georgievski thotë se janë përgatitur dokumentet, është siguruara leja për ndërtimin e saj dhe njofton se pas festave do të fillojë edhe ndërtimi i sallës.

Premtimi në programin e Gerigevskit është se deri në fund të vitit 2018 do të përfundojë ndërtimi i sallës së re dhe sallës së sportit. Në momentin që është shkruar ky tekst (14.12.2018), ndërtesa e re e shkollës është gati, por ka edhe disa punime të cilat duhet të përfundojnë, ndërsa salla e re akoma nuk ka filluar të ndërtohet. Sipas kësaj, mund të arrihet në përfundim se premtimi i kryetarit të Komunës së Gazi Babës, për ndërtimin e SHF “Vera Jociq” dhe sallës së sportit në lagjen Hipodrom”, është pjesërisht i realizuar. 

 

*****Vërejtje

Të rikujtojmë se ndërtimi i shkollës “Vera Jociq” në lagjen Hipodrom filloi gjatë kohës së mandatit të paraardhësit të Georgievskit, Toni Trajanovski. Siç njoftoinë maj të vitit 2017 Ministri i atëhershëm i arsimit, Spiro Ristovski dhe kryeministri Nikolla Gruevski, për shkollën e re me pajisje të plot është paraparë që të investohen 54 milion denarë ose 900 mijë euro, të siguruara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

 

BURIME:

Vlerësoi: Ana Anastacovska 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.