Promovohet projekti për vetëdije mediatike “KriThink”

Foto: Metamorfosis
Shkup, 1 qershor 2018 – (META) Në hotelin “Holiday in” në Shkup sot është mbajtur event për projektin “Me mendim kritik deri te qytetarët nëpërmjet artit mediatik – KriThink”, të cilin me mbështetje nga Bashkimi Evropian në tre vitet e ardhshme do ta zbatojë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfosis” dhe Qendra për strategji evropiane – Evrotink.

Në takim, në të cilin ishin të pranishëm përfaqësues të organizatave civile, mediumet dhe institucionet shtetërore, ekipi i projektit i prezantoi elementet themelore dhe lajmëroi edhe thirrjen e parë për grante të vogla që do të zgjat deri me 6 korrik.

Në ciklin e parë të programit për grante të vogla në “KriThink” është planifikuar që të ndahen tetë grante, me të cilat do të mbështeten projekte për secilin prej 8 rajoneve të planifikuara.

krithink 1

I gjithë projekti, siç tha edhe Filip Stojanovski, udhëheqës i projektit “KriThink” dhe drejtori programor në “Metamorfozis”, është që të promovohet shkrimi medial si bazë për ruajtjen e të drejtës së qytetarëve që të kenë mendime të ndryshme, përmes stimulimit të kulturës për mendim kritik, pluralizëm në mendime dhe vlera demokratike.

Skemën e granteve të reja e prezantoi Loran Lazarov, koordinator projektesh në Eurotink, ndërsa për vlerën e shkrimit medial dhe për Rrjetin nacional për shkrim medial foli Emilija Petreska-Kamenjarova, udhëheqëse e Departamentit për të drejtat e njeriut dhe shkrimit medial në Agjencinë për shërbime audio dhe audio vizuele.

Të gjithë detajet për thirrje, të interesuarit mund të gjejnë edhe në ueb-lokacionin e projektit CritThink.mk.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.