Promovohet projekti për vetëdije mediatike “KriThink”
Në takim, në të cilin ishin të pranishëm përfaqësues të organizatave civile, mediumet dhe institucionet shtetërore, ekipi i projektit i prezantoi elementet themelore dhe lajmëroi edhe thirrjen e parë për grante të vogla që do të zgjat deri me 6 korrik.
Në ciklin e parë të programit për grante të vogla në “KriThink” është planifikuar që të ndahen tetë grante, me të cilat do të mbështeten projekte për secilin prej 8 rajoneve të planifikuara.
I gjithë projekti, siç tha edhe Filip Stojanovski, udhëheqës i projektit “KriThink” dhe drejtori programor në “Metamorfozis”, është që të promovohet shkrimi medial si bazë për ruajtjen e të drejtës së qytetarëve që të kenë mendime të ndryshme, përmes stimulimit të kulturës për mendim kritik, pluralizëm në mendime dhe vlera demokratike.
Skemën e granteve të reja e prezantoi Loran Lazarov, koordinator projektesh në Eurotink, ndërsa për vlerën e shkrimit medial dhe për Rrjetin nacional për shkrim medial foli Emilija Petreska-Kamenjarova, udhëheqëse e Departamentit për të drejtat e njeriut dhe shkrimit medial në Agjencinë për shërbime audio dhe audio vizuele.
Të gjithë detajet për thirrje, të interesuarit mund të gjejnë edhe në ueb-lokacionin e projektit CritThink.mk.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari