Tre rrugë në Tetovë me ndriçim LED

Rrugët kryesore në Tetovë me ndriçim rrugor LED. Foto: Facebook faqja e kryetares Teuta Arifi

Проектот на Општина Тетово за подобрување на градското осветлување во неколку од главните улици во општината е исполнето ветување на градоначалничката Теута Арифи

 

Projekt: Sistem për ndriçim publik të rrugëve me energji efikase-LED

(Ndriçim publik të rrugëve)

Buxheti: 18,5 milion denarë (40%-shi i mjeteve është siguruar prej qeverisë sllovene)

ARSYETIM:

Projekti i Komunës së Tetovës për përmirësimin e ndriçimit publik në disa prej rrugëve kryesore të komunës është premtim i realizuar i kryetares së Komunës, Teuta Arifi. 

Me 27.09.2017 mediumet informuan se:

Komuna e Tetovës filloi me vendosjen e 225 shtyllave për ndriçim rrugor nëpër disa rrugë të qytetit. Projekti ka për qëllim që të modernizojë ndriçimin rrugor në qytet dhe të ulë shpenzimet energjetike. Investimi kap vlerën prej 15,5 milion denarë, ndërsa 40%-shi i mjeteve është siguruar prej qeverisë sllovene. Projekti është në fazën përfundimtare të realizimit, ndërsa shtyllat e vendosura së shpejti do të funksionojnë me llamba të reja efikase. 

Në programin e kryetares së Komunës së Tetovës “Për komunën që duam” (faqe 28, Ndriçimi publik, për zgjedhjet lokale të vitit 2017) për këtë projekt shkruan”

Krahas mirëmbajtjes së vazhdueshme të rrjetit ekzistues të ndriçimit publik komuna e Tetovës në bashkëpunim me Qendrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim të Republikës së Sllovenisë gjatë vitit 2017 realizoi projektin për modernizim të sistemit të ndriçimit rrugor me efikasitet energjetik- LED poçe
në rrugët :

  •  Gjorçe Petrov në shtrirje prej rr. Vëllezërit Miladinovi deri te rr.
    Cvetan Dimov
  •  Mehmet Pashë Deralla në shtrirje nga bul. ”Ilindeni” deri në bul.
    ”V.S.Bato”
  • Rruga nga lagja Drenovec deri në vendbanimin Poroj.

Në partneritet me Republikën e Sllovenisë u realizua projekti Smart LED ndriçim, në 3 rrugë të qytetit me gjatësi prej 3200 metra. U ndriçua rruga te gjimnazi, rruga prej spitalit të qytetit deri të udhëkryqi i Bulevardit të Ilindenit dhe rruga rajonale në Poroj dhe disa pjesë të lagjes Drenovec. Një lloj i tillë i ndriçimit shfrytëzon algoritme për rregullimin e intensitetit të ndriçimit, duke iu përshtatur frekuencës së komunikacionit, dhe poashtu, mundëson zbulim dhe alarm për dëmtime të mundshme.

Se projekti është realizuar, u bindëm pas verifikimit tonë në rrugët e lartpërmendura në këto lagje, me vërejtje se disa pjesë të rrugës “Vllezërit Milladinov” janë të ndriçuara me llamba të thjeshta për ndriçim.

Duke pasur parasysh këto informacione, sipas metodologjisë së “Vërtetmatësit”, këtë projekt të Komunës së Tetovës e vlerësojmë si premtim të realizuar të kryetares Teuta Arifi.

 

BURIME:

Vlerësoi: Drilon Saliu

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.