Buxheti i Qytetarëve bëhet praktikë në punën e Ministrisë së Financave

Buxheti Qytetar për vitin 2018. Foto: Ministria e Financave

 

PROJEKT: Publikimi i Buxhetit Qytetar për  buxhetin e vitit 2018 Qeveria e RM-së (Plani 3-6-9) Afati 11.2017. 

 

ARSYETIM:

Premtimi për publikimin e Buxhetit Qytetar është përmbushur. Qeveria këtë detyrim e mori përsipër në programin e saj për punë dhe Planin reformues 3-6-9, të publikuar me 5 korrik të vitit 2017 në pjesën e reformave të cilat kanë të bëjnë me financat publike. Ky premtim sipas pjesës narrative për realizim të Planit (faqe 5) është paraparë që të realizohet në nëntor të vitit 2017 nga Ministrisa e Financave dhe është pjesë e premtimit për transparencë për menaxhimin e financave publike.

Buxheti qytetar për vitin 2018 është publikuar me 16 nëntor në ueb faqen e Ministrisë së Finacave.

Përmes fotografive dhe një teksti mjaftë të kuptueshëm, Buxheti për vitin 2018 është bërë ashtu që të jetë i qasshëm për të gjithë qytetarët.

Në parathënie, ministri për Financa, Dragan Tevdovski, thotë se “Buxheti Qytetar” është një prej hallkave me të cilat Ministria e Financave për të cilën hap transparencën dhe llogaridhënien e financave publike.

Para jush është Buxheti i Qytetarëve për vitin 2018. Ai ka për qëllim që të jep informacionet kyçe prej Propozim-Buxhetit  për vitin 2018 të cilin Qeveria e dorëzoi në Kuvend. Për dallim prej Propozim-Buxhetit shumë voluminoz dhe të detajuar të shtetit tonë, Buxheti Qytetar është thjeshtësuar shumë dhe është i kuptueshëm edhe për qytetarët të cilët nuk janë ekonomist. Në të shfrytëzohen arsyetime dhe fotografi, shkroi në parathënie, ministri Tevdorovski.

Ministria informon se arsyeja bazë për përpunimin e Buxhetit Qytetar është për shkak të transparencës më të lartë dhe qasjes më të larët i opinionit të gjerë deri te buxheti shtetërorë dhe ka për qëllim që opinionit joprofesional në Maqedoni t’ia paraqes informacionet kyçe të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë. Me publikimin e “Buxhetit Qytetar”, siç informon, Ministria për Financa fillon praktika e publikimit të rregullt të buxhetit qytetar së basku me buxhetet dhe ndryshimet e tyre dhe plotësimet. Ky është Buxhet i dytë Qytetar i cili publikohet nga ana e Ministrisë së Financave. I pari është publikuar për ribalancimin e Buxhetit të vitit 2017, i cili u miratua nga Kuvendi në gusht të këtij viti.

BURIME:

  • Реформски „План 3.6.9 на Влада на РМ (Пристапено на 11.2017), http://vlada.mk/sites/default/files/programa/2017-2020/Plan%203-6-9%20MKD.pdf
  • Официјална веб страна на Влада (20.11.2017) – Преглед статус на имплементација на мерките предвидени во планот 3.6.9 и Наративен план 3/6/9+ (страна 5) „Реформа на јавната администрација и добро управување. (Пристапено 27. 11 2017) http://vlada.mk/sites/default/files/dokumenti/Narativen%20plan%206-9%20MK.pdf
  • Веб страна на Министерство за финасии http://www.finance.gov.mk/mk/node/6810 http://www.finance.gov.mk/files/u3/Gragjanski%202018_0.pdf (Пристапено 27. 11.2017)
  • Телевизија 21 од 16.11.2017. под наслов „ МФ го објави Граѓанскиот буџет за 2018 година“ http://tv21.tv/mk/?p=153788 (Пристапено 27.11.2017)

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.