Kapishteci me park të ri

Parku ka sipërfaqe të barit prej 12.000 metra katror Foto: http://opstinacentar.gov.mk

Ndërtimi i sheshit në Kapishtec

 

ARSYETIM:

Parku i ri në Kapishtec i cili shtrihet në hapësirë prej 20.000 metra katrorë është hapur në dhjetor të vitit 2014. Ky është premtim i realizuar i kryetarit të Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, i dhënë për zgjedhjet lokale të vitit 2013, me vërejtje se ka pamje tjetër nga projekti që gjendet në programin e tij zgjedhor “E ardhmja tani! Është koha! Andrej Zhernovski për Qendrën” (faqe 5), ku fokusi është vendosur në “sheshi në Kapishtec”.

 

Фото: Изборна програма на Андреј Жерновски
                                                Foto:  Programi zgjedhor i Andrej Zhernovskit

 

Në dhjetor të vitit 2014 mediumet informuan se është hapur zyrtarisht parku i ri në Kapishtec, i lokalizuar mes 12 ndërtesave dhe rrugëve “Vasil Gjorgiv”, “Frankllin Ruzvelt” dhe “Naroden front”. Siç është kumtuarparkun e përbejnë 18 drunj halor, 6 drunj gjetherënës, 6 shkurre të gjata, 582 shkurre gjetherënëse dhe gjethembajtëse, të cilat lulëzojnë në periudha të ndryshme të vitit, 184 mbulues, 4010 bredha, 20 kullosa dekorative, 870 kullosa të shkurta dhe 1450 tulipan, zymbyla, narcis dhe muskare. Atëherë u transmetua edhe deklarata e kryetarit Zhernovski në të cilën thotë:

Ky është parku më i bukur, dhe jo vetëm në Qendër dhe në Shkup, por në të gjithë Maqedoninë. Në kartën e identitetit të parkut qëndron se prej 20000 m2, prej të cilave 12000 m2 janë sipërfaqe me barë, qilimi më i madh natyror në Qendër. Ka edhe dy fusha loje për fëmijë të moshave të ndryshme dhe fusha basketbolli për shfrytëzim në raste të përshtatshme për një lloj të këtillë sporti (Zhernovski)

Informacioni për atë se është hapur parku i ri në Kapishtec është edhe në ueb-faqen zyrtare të Komunës Qendër.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.