VMRO DPMNE-së dhe Trajanovskit nuk ju eci ndërtimi i kalimeve nëntokësore

Ndërtimi i rrugëve nëntokësor që nga kompleksi i Bankave deri te qeveria, sipas premtimeve do të fillonnë vitin 2019. Foto: screenshot.

Партијата ВМРО-ДПМНЕ на 58. страница од најновата програма со која ја бара довербата на гласачите за изборите в недела (11 декември 2016 година), изнесува и „подгреани“ крупни ветувања што се однесуваат на Скопје, односно на решавање на дел од проблемите со сообраќајот во главниот град

NDËRTIMI I TRI KOMUNIKACIONEVE NËNTOKËSORE NË SHKUP

Për zgjidhjen e komunikacionit të ngarkuar në kryeqytete dhe lehtësimin e komunikacionit për mijëra banorë të Shkupi, do të ndërtojmë tri vendkalime nëntokësore, edhe atë: 1/ nga rrethrrotullimi i Banës Popullore në Republikën e Maqedonisë deri në qeverinë e Republikës së Maqedonisë, 2/ rrethrrotullimi me dy nivele te QT Mavrovasja dhe Pallati gjyqësore dhe 3/ komunikacioni nëntokësor në bulevardin jugor. Dokumentet për për këtë projekt i ka përpunuar qyteti i Shkupit. Bartës i këtij projekti është qyteti i Shkupit, Ndërmarrja Publike për rrugët shtetërore dhe Republikën e Maqedonisë.

Buxheti: 90-100 milion euro

Financimi:

» Për projektin nga rrethrrotullimi te Banka Popullore në Republikën e Maqedonisë deri te qeveria e Republikës së Maqedonisë: Qeveria 50%, NP për rrugët shtetërore 40% dhe qyteti i Shkupit 1-%; 

» Për projektin rrethrrotullim me dy nivele te QT Mavrovasja dhe Pallati Gjyqësor: qeveria 50%, NP për rrugë shtetërore 40% dhe qyteti i Shkupit 10%;

» Për projektin komunikacioni nëntokësor te bulevardi Jugor: Qyteti i Shkupit me ndërtime fazore.

» Për projekti nga rrethrrotullimi nga Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë deri te qeveria e Republikës së Maqedonisë – viti 2019 fillimi i ndërtimeve; 

» Për projektin rrethrrotullimi me dy nivele te QT Mavrovasja deri te pallati gjyqësor – fillimi i ndërtimeve në vitin 2020;

» Për projektin komunikacioni nëntokësor te Bulevardi jugor – fillimi të ndërtimeve në vitin 2019.

 

ARSYETIM

Partia e VRMO DPMNE-së në faqen 58 të programit më të ri me të cilin u kerkua besimi i votuesve në zgjedhjet e së dielës (11 dhjetor të vitit 2016), përfshinë edhe premtime të shtrenjta për sa i përket qytetit të Shkupit, gjegjësisht zgjedhjen e problemit me komunikacionin në kryeqytet. Këto premtime për dy kalime nëntokësore dhe rrethrrotullime me dy nivele te BKU “Shën Kliment Ohridski” janë dhënë edhe dy herë më para në kohën parazgjedhore, por deri më tani mund të konsiderohet si i parealizuar. Përkundër asaj, është interesante që në premtimet më të reja për fillimin e ndërtimit të këtyre komunikacioneve janë larg, gjegjësisht deri në fund të vitit 2019 dhe 2020. Kjo mund të kuptohet si dhe të pritet se do të ketë probleme për realizimin, probleme të njëjta të cilat janë shfaqur deri më tani, të cilat do t’i përshkruajmë më poshtë. Premtimet janë dhënë në programin zgjedhor të Koce Trajanovski, i cili si kandidat i VMRO DPMNE-së në vitin 2009 dhe 2013 luftoi për mandatin e kryetarit të komunës së Shkupit dhe ishte fitues i zgjedhjeve. Por, nga premtimet është realizuar shumë, shumë pak, siç do të shohim në këtë tekst. Vërtetimi për atë, fundja, është edhe premtimi i të njëjtës në programin më të ri të VMRO DPMNE-së për zgjedhjen e deputetëve. Në programin zgjedhor të Trajanovski për zgjedhjet e vitit 2009 (premtim i cituar, faqe 50), ai premton ndërtimin e komunikacionit nëntokësor që nga Partizanja deri te kompleksi i Bankave. Këtë e vërtetojnë edhe dy linqe të arkivuara të lajmeve, të cilët janë pjesë e lajmeve të Time.mk.

10. Projekt: përgatitja dhe fillimi i ndërtimit të korridorit nëntokësor nga “Partizanja” deri te kompleksi i bankave. 
AFATI: 2013
Përshkrimi i projektit: Qyteti i Shkupit, së bashku me qeverinë e RM-së do të përgatit dhe do të fillojë me ndërtimin e këtij korridori të rëndësishëm, i cili do të përmirësoj komunikacionin në qytet. 
Në programin e Koce Trajanovskit për zgjedhjet e vitit 2009 (premtim i cituar, faqe 49), ai jep premtim për pjesë nëntokësore dhe mbi tokësore në bulevardin “Maqedonia”, në vendin e bulevardit të sotëm Jugor, gjegjësisht QT “Ramstor”.
8. Projekt: Ndërtim i segmentit nëntokësor dhe mbitokësor në bul. “Maqedonia”
AFATI: 2012 
Përshkrimi i projektit: Do të bëhet përgatitja ligjore dhe urbanistike, me qëllim që të krijohen kushtet për ndërtim në këtë pjesë të bulevardit “Maqedonia”. (prapa QT “Ramstor”)

Në lidhje me këto dy premtime, është shkruar konkursi i cili do të zgjat deri me 26.02. 2010, me të cilin kërkohen konsultues, mes tjerash, përzgjedhjen e koncesionerit për rregullimin e kalimeve nëntokësore. Më pas, shohim se janë marr masa të caktuara për dy premtime, gjegjësisht në gazetën  qytetit të Shkupit nr. 25, në faqen e 10 lexojmë se me 12 mars të vitit 2012 është nënshkruar marrëveshja me kompaninë “Limak” nga Turqia, me të cilën parashihet edhe ndërtimi i komunikacionit nëntokësor të bulevardi Jugor. Por, ajo nuk u realizua në afat, as  gjatë mandatit të radhës së Trajanovskit, andaj e gjejmë edhe si premtim në programin e VMRO DPMNE-së në programin e zgjedhjeve që lamë pas.  Në faqen 11  nr.25, shohim se projekti ndërtues për komunikacionin dhe tunelin do të fillojnë nga rrethrrotullimi, në bulevardin e Ilindenit dhe bulevardin Goce Dellçev, më pas nën “13 Nëntorin” deri te rrethrrotullimi i bulevardit Kërste Misirkov dhe Koço Racin do ta përpunojnë ekspertët e shtëpisë IDOM nga Spanja, sepse Trajanovski ka nënshkruar marrëveshje. Përndryshe, një punë e rëndësishme për këtë komunikacion nëntokësor, në kontekstin e nënshkrimit të dokumentit me projektuesit nga Spanja është ajo që në programin zgjedhor të VMRO DPMNE-së të vitit 2011-2015  “Manifest për reforma dhe zhvillim” në faqen 75 lexojmë se studimi është përpunuar dhe është bërë një projekt të ardhshëm , por është edhe Memorandum mes qeverisë dhe qytetit të Shkupit për ndërtimin e komunikacionin nëntokësor, ndërsa afati është viti 2016.

…studimi i sistemit të komunikacionit në qytetin e Shkupit me projekte ideore për komunikacione: bulevardin “Shën Kliment Ohridski” (në ndërtesën e qeverisë së RM-së) deri në bulevardin “Nikolla Karev” (“rruga e plastikave”) në gjatësi prej 1.050 metra, prej të cilave urë prej 180 metra dhe tunel prej 330 metra dhe komunikacioni nëntokësor nga direktiva e AD Posta e Maqedonisë deri te kompleksi i bankës në gjatësi prej 1.500 metra, prej të cilave 900 metër tunel. Me implementimin e strategjisë pritet që më në fund të lehtësohet komunikacioni në  Shkup. Në korniza të këtij projekti, tani më është nënshkruar Memorandum për bashkëpunim mes qeverisë dhe RM dhe qytetit të Shkupit për ndërtimin e komunikacionit nëntokësor nga Katedralja deri te kompleksi i bankave, me vlerë prej 30 milion euro. Me këtë shumë, qeveria do të marr pjesë me 20 milion euro, qyteti i Shkupit me 10 milion euro. Institucioni përgjegjës për zbatimin e aktiviteteve në qytetin e Shkupit në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjes. 

Afati: vitet 2013-2016.
Në faqen 54 të programit zgjedhor të Koce Trajanovskit në zgjedhjet lokale në vitin 2013, me të cilën e kërkoi besimin e shkupjanëve për mandatin e kryetarit të komunës, ai përsëri premton komunikacion nëntokësor prej bulevardit të Ilindenit deri te kompleksi i bankave, me afat përfundimtar deri në vitin 2017.
10. PROJEKT: NDËRRIMI I KORRIDORIT NËNTOKËSOR PREJ BULEVARDIT TË “ILINDENIT” DERI TE KOMPLEKSI I BANKAVE
Afati: vitet 2013-2017 
Përshkimi i projektit: Qyteti i Shkupit, në bashkëpunim me qeverinë në RM, do të ndërtoj komunikacion nëntokësor nga kompleksi i bankave deri te ndërtesa e qeverisë së Republikës së Maqedonisë. 
Në dy hyrjet e komunikacionit nëntokësor do të ndërtohen rrethrrotullime, ndërsa me këtë projekt dukshëm do të zgjidhet komunikacioni në qendrën e qytetit. 
Vlera: 45 milion euro.
Për këtë ivnestim Koce Trajanovski në intervistën e 17 majit të viti 2013,  flet se si projekti i cili do të shënoj mandatin e dytë të kryetarit. Premton se në vitin 2013 do të punohet në komunikacionin nën rrjedhën e ujit Vardar.
Mandati im i dytë si kryetar komune, sipas mendimit tim, do të shënojë ndërtimin e projektit për ndërtim të komunikacionin nëntokësor i cili do të nis prej kompleksit të bankave deri te ura e Goce Dellçev, nën rrjedhën e lumit Vardar. 
Thirrja publike për zgjedhje të realizuesit për ndërtim të këtij kalimi rrugor është duke u realizuar, ndërsa afati i fundit për përgatitjen e ofertave është 10 qershori. 
Sipas thirrjes, lëndë e ndërtimit do të jetë komunikacioni nëntokësor nga bulevardi Kuzman Josifovski-Pitu me rrethrrotullimin e rrugës Nikolla Karev deri në bulevardin Koço Racin, prej bulevardit Koço Racin përmes rrjedhës së 13 Nëntor dhe me udhëkryqin e bulevardit të Ilindenit dhe bulevardin e VMRO-së, dhe sipërfaqja në korridorin e komunikacionit deri në bulevardin Partizanja përmes bulevardit të VMRO dhe pjesë e bulevardit të Ilindenit. Komunikacioni nëntokësor duhet të jetë i gjatë 1.300 metra, prej ku 900 metra janë nën tokë, ndërsa 400 metra janë mbi tokë. Në këtë projekt kapital punojmë disa vite edhe ai do të jetë kurora e zgjedhjeve në komunikacionin e Shkupit.
Komunikacioni nëntokësor mbrapa QT “Ramstor” përmendet edhe në programin zgjedhor të Koce Trajanovskit për zgjedhjet e vitit 2013, në faqen 55, në të cilin thuhet si një prej komunikacioneve të cilat do të lidhen me rrethrrotullimin më dy nivele në fund të bulevardin “Koço Racin”.
Për sa i përket deri te BPU “Shën Kliment Ohridski”, gjegjësisht te Mavrovarja, lexojmë në lajmërimin e 20 majit të 2015. Por, më pas nuk gjenden lajmet se diçka konkrete është ndërmarr për këtë premtim.
Vërtetimi më i sigurt se asgjë nuk është realizuar asnjë prej këtyre premtimeve të  Koce Trajanovski, si kryetar komune nga radhët e VMRO-DPMNE, por edhe nga premtimet e partisë, po gjithsesi programi më i ri i VMRO-DPMNES-së në të cilin përsëri “ngjallen” premtimet e vjetra. Sipas asaj, deri më tani këto premtime janë të parealizuara, ndërsa mbetet që të shihet se çka do të ndërmerret. Gjithsesi, deri më tani këta premtime janë të parealizuara, ndërsa mbetet që të shihet se çka do të ndërmerret. Gjithsesi, shihet se VMRO-DPMNE nuk pret që punët të shkojnë butë, andaj afatet të cilat i jep për realizim janë kah fundi i mandatit të qeverisë e cila do të formohej pas zgjedhjeve më të reja parlamentare, për të cilën shpreson se përsëri do të jetë duart e saj.

BURIME

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.