Parkingu pas Bunjakovecit është duke u ndërtuar
Projekt: Ndërtimi i vend parkimit të ri prapa qendrës tregtare Bunjakovec
ARSYETIM
Projekti “ndërtimi i vend parkimit të ri prapa qendrës tregtare Bunjakovec” është pjesë e programit zgjedhor të Andrej Zhernovskit, kandidat për kryetar në Komunën Qendër (në pjesën parkingjet dhe politikat efikase në shërbim të qytetarëve të Qendrës, faqe 8) në zgjedhjet lokale të vitit 2013. Realizimi i këtij premtimi të Zhernovskit, për të cilin vlen afati i dhënë në programin politik, gjegjësisht për vitin 2017, është duke u realizuar.
Ndërtimin i vend parkimit të ri, kryetari Zhernovski e afirmoi në mars të vitit 2016, kur u paralajmërua e ashtu quajtura ofensiva ndërtuese pranverore. Atëherë ai lajmëroi se vend parkimi do to duhej të jetë gati deri kah mesi i muajit korrik të vitit 2016.
Me 28.06.2016 mediumet lajmëruan fillimin e ndërtimit të vend parkimit të cilën do ta menaxhojë kompania Publike “Vend parkimet në Komunën Qendër”. Në planin e detajuar urbanistik është paraparë që vend parkimi të jetë me 8 kate dhe me lartësi prej 29 metrash. Por, me lajmërimin e fillimit të ndërtimit të së garazhit prej Komunës Qendër informuan se ajo do të jetë vetëm një kat, gjë që dyfish do t’i rris vend parkimet prej 48 në 104, ndërsa sipërfaqja do të jetë 1.852 metër katrorë. Me atë është tejkaluar edhe frika e banorëve rreth qendrës tregtare”Bunjakovec” se garazhi 8 katësh nuk do të ketë ajrosje të mjaftueshme.
Gjatë fillimit të ndërtimit të vend parkimit prapa Bunjakovecit u lajmërua se ajo do të përfundohet deri me 1 shtator. Edhe pse ka kaluar afati i parë i paralajmëruar për ndërtimin e vend parkimit deri në mesin e muajit qershor, duke pasur parasysh faktin se aktivitete ndërtimore janë duke u zhvilluar, këtë premtim e vlerësojmë si projekt që është duke u realizuar.
BURIMET
- Изборна програма на Андреј Жерновски (стр. 8) [Пристапено на 14.07.2016]
- Build.mk (24.03.2016): Пролетна градежна офанзива на Општина Центар [Пристапено на 14.07.2016]
- МКД.мк (28.06.2016): Општина Центар гради монтажна гаража на еден кат во Буњаковец [Пристапено на 14.07.2016]
- Инфо + (28.06.2016): Наместо 29 метри висока катна гаража, Центар гради монтажна на 1 кат во Буњаковец [Пристапено на 14.07.2016]
- Утрински весник (30.06.2016): Се гради монтажна катна гаража зад “Буњаковец” [Пристапено на 14.07.2016]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari