Biseda të përgjuara – pjesa 15: Pajisjet nga Izraeli

Ratat e provizionit të Mijallkovit të majme! Foto: Skrinshot.

 

 

Nëpërmjet “veprimtarive të fshehta” janë porositur pajisje për përgjim nga Izraeli, që nuk do të ishte problem në qoftë se për këtë nuk do të vendoste vetëm Sasho Mijallkov, i cili siç dëgjuam, ka kërkuar nga parlamenti që të mund në kushte shumë të rënda të bëj kontroll të përdorimit të parave të popullit, por edhe njerëz të tij të besueshëm. Ende më keq në këto biseda dëgjojmë edhe për provizione…

 

Bisedat nga kjo përmbledhje zbulon furnizimin me pajisje për DSK-në nga Izraeli, me ç’rast provizioni prej 500.000 euro, për së dyti  prej 840.000 euro, do të marr ish drejtori Sasho Mijallkov, siç pretendoi në konferencë për shtyp Zaevi në të cilën i publikoi incizimet. Më pas bëhet e qartë që për detajet e operacionit është i njoftuar Nikolla Gruevski. Marrëveshjet zhvillohen nëpërmjet Svetllana Kostovës, bashkëpunëtore e Mijallkovit, për të cilën në “bombën” 12, për korrupsionin në gjyqësor mësojmë se është shpërblyer të përzgjidhet si gjykatëse nga shefi i saj i atëhershëm- nëpërmjet vijave partiake.

Në bisedë e parë ajo dhe Mijallkovi merren vesh që pajisjet nuk dot të paguhen deri në fund deri sa nuk arrin provizioni, gjegjësisht “ato, gjysmë milionët e fundit”, ndërsa Kostova çdo ditë pranon thirrje nga personat e ngarkuar për pagesën nga ana maqedonase, të cilët i telefonojnë për të pyetur a mund të paguhen paratë e mbetura.

IZRAELITËT PYESIN KU SHKON PROVIZIONI

Në bisedën e dytë, Kostova me Haim Hakejnin nga Izraeli bisedojnë për pagesën dhe kuptojmë që për provizionin izraelitët presin udhëzime në cilin lokacion të paguhen.

Pastaj biseda e prezantuar edhe në bombën e 12, në të cilën Mijallkovi e lajmëron Kostovën se puna është e kryer dhe se ajo do të zgjidhet gjykatëse, pastaj Mijallkovi interesohet kur do të vijnë njerëzit nga ministria izraelite dhe se a do të vijë dikush nga MOSAD. Kostova sërish tregon që para nisjes në Francë i ka dhënë udhëzimet e duhura si të bëhet pagesa për pajisjet.

Vijon biseda e Kostovës me Hakejnin, i cili e njofton se janë takuar ” me drejtorin” dhe se kanë arrit marrëveshje, ndërsa pagesa e provizionit në vend në një bankë të Budapestit, do të bëhet diku tjetër- drejtori ju a ka dhënë një llogari tjetër bankare.

KOMPANIA DO TA PAGUAJ PROVIZIONIN DHE PASTAJ DO TË PRES

Biseda që vijon është në mes Kostovës dhe Vllatko Stajkoviç. Ajo interesohet, nëse ka diçka të re me pagesën, ndërsa Stajkoviç e informon që mungon “edhe një njëqindshe” që të paguhet provizioni. Ai shpreh gatishmërinë që të paguaj provizionin nga paratë e tij pastaj, siç ai shpreson, izraelitët do t’i paguajnë të gjithë paratë. Nga biseda e Kostovës me pronarin e kompanisë nëpërmjet të cilës bëhet pagesa e provizionit kuptojnë se me çfarë shifre do të jetë “donacioni, i cili përfshinë harxhimet dhe provizionin”.

Pastaj dëgjojmë insistimin për pagesën, dhe marrëveshje për një vizitë në Izrael.

Biseda e Mijallkovit dhe Kostovës që vijon në kohën kur Hakejni është në Shkup, dhe nga ai kuptohet se Mijallkovi pret edhe 200.000 euro nga provizioni. Gjithashtu, ai mendohet si të sillen ato para- nëpërmjet bankës ose në ndonjë formë tjetër. Në bisedën në vijim Mijallkovi interesohet a kanë arritur parat që të ju paguhen izraelitëve dhe pastaj të merren vesh se si do të paraqitet pajisja në doganë.

Vijon pjesë e bisedës mes Jankullovskës dhe Stavrevskit të prezantuare në bombën e 6-shtë, nga e cila kuptojmë që Gruevski ka dhënë urdhër që gjatë rebalancit të buxhetit, në asnjë mënyrë të mos të zvogëlohet nga shuma prej “850 milion denar”, për të cilat nga biseda e fundit mes Jankullovskës dhe Mijallkovit sqarohet se janë për pajisjet. Mijallkovi thotë që aty nuk “guxon të preket”, a këtë çështje ai do ta rregulloj me kryeministrin.

JANË MARRË VESH EDHE NËPËRMJET SMS POROSIVE

Përveç regjistrimeve audio, në konferencën për shtyp u prezantuan edhe SMS-porosi. Nga një prej këto porosi merret vesh që izraeliti i ka lëshuar Mijallkovit 540.000 euro. Ja çka shkruan Kostova Mijallkovit:

“Drejtor, sot miku i dërgoi 540.000. Haim, siç është marrë vesh me ju, do të vi përsëri me 12 maj. Drejtor, do të doja të ju rikujtoj që ju duhet të shiheni me Haimin. Ai mu paraqit në mëngjes për të më pyetur ku do të ketë takohet me ju.”

Nga grupi  sms – porosive në vijim shihet se 10 ditë pas takimit të izraelitit me Mijallkovin në Shkup, pas marrëveshjes së konfirmuar, Haim Hakejn i ka lëshuar Mijallkovit, sipas marrëveshjes, edhe 840.00 euro!

” Drejtori dha leje për pagesën e radhës”; H: Mirdita. Të faleminderit. Do të informoj nesër”. Pas disa orëve izraeliti konfirmon : ” Përshëndetje. Dërgova tash 840.000 euro. Përshëndetje”, me çka merr përgjigje nga Kostova “Ok. Do të informoj drejtorin”.

 

 Të gjithë “bombat” i gjeni këtu.

Konferencë për shtyp e Zoran Zaevit, kryetar i LSDM-së, Shkup,01.04.2015

 

Pas kësaj konference për shtyp, reagoi VMRO-DPMNE me një komunikatë, të cilën mund ta lexoni këtu.

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.