Biseda të përgjuara – pjesa 10: Parcelat e kryeministrit

Parcela "të varfëra dhe të ngjitura" për shkak të oreksit të Gruevskit. Foto: Bild

Këmbëngulja e Gruevskit për të “marrë” parcela në Vodno, të cilat i shikon nga furgoni, si dhe ndryshimet e shpejta të PDU-ve që të përshtatet me dëshirat e tij, të cilat bëhen gjithnjë më të mëdha, janë ajo që i zbulohet në këtë përmbledhje.

Përmbledhja e bisedave në këtë konferencë për shtyp zbulon intencën që me çdo kusht të ndryshohet plani i detajuar urbanistik në Komunën Qendër, faktin që  është fshehur pas kësaj “Panorama” dhe me urdhrat dhe interesat e kujt është bërë një gjë e tillë.

Në bisedën e parë të Gurevskit me Janakevskit, kryeministri i atëhershëm interesohet me çfarë intensiteti do të ndryshohet PDU -të dhe PGJU-të më qytetin e Shkupit, si Janakieski planifikon “të ndjek” detyrën që i është dhënë, ndërsa më pas dëgjojmë si Urko i ka thënë Mijallkovit si kanë shëtitur me furgona me “njeriun”dhe me funksionar të tjerë dhe kanë shikuar ndërtesa….

MARRËVESHJA E FURGONIT, GAZETAT DHE NDRYSHIMET E PDU-SË

Në bisedën e radhës Gruevski dhe Janakieski flasin për “shëtitjen” dhe si të realizohet “marrëveshja në furgon”, ndërsa më pas të kujdesen mos të dal diçka nëpër “gazeta”. Flasin edhe për atë si të punohet në ndryshimin e PDU-së në lokacionin të cilin e ka pëlqyer, gjegjësisht në Vodno në një parcelë prej 2.700 metër katror, të bëhet plan për 11.000 metër katror në vendin ku me PDU-në e mëparshme është parashikuar gjelbërim, kjo të ndahet në 20 parcela ndërtimi që të mos bie shumë në sy. Kërkon në PDU-në e re të parashihet ligjërisht lartësia maksimale për ndërtim. Flasim vazhdimisht me shifra. Gruevski më pas tregon si mendon që ta marr të gjithë hapësirën me kalimin e kohës, që të mos bëhet “uka-buka”, por në këtë çështje të përfshihen edhe njerëz të tjerë, formalisht. Më pas dëgjojmë si Gruevski interesohet nëse në parcela pullat ndërtimore janë në maksimum, gjegjësisht 70 përqind nga sipërfaqja.

 

Pastaj dëgjojmë si për vendin për të cilin është i interesuar Gruevski që të deformohet parcela ku të drejtë për përdorim kanë persona të tjerë dhe si flitet që të arrihet qëllimi i dëshiruar. Në bisedën e radhës dëgjojmë si Gruevski urdhëron rruga e planifikuar të “ju futet të tjerëve”,si të bëhet murrë i lartë 6-7 metra “që të mos shihen tjerët”, dhe që ato të “shohin në murrë”.

 

Të gjithë “bombat” i gjeni këtu.

 

 Konferenca për shtyp e Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së, Shkup,15.03.2015

 

Pas kësaj konference për shtyp, reagoi VMRO-DPMNE me një komunikatë, të cilën mund ta lexoni këtu.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.