Biseda të përgjuara – pjesa 8: Keqpërdorimi i institucioneve shtetërore

Në sallën Universale ritransmetim i manipulimeve zgjedhore dhe kërcënimeve.

Kjo përmbledhje bisedash zbulon detaje për përgatitjen e letërnjoftimeve të rrejshme për VMRO-DPMNE-në, për vjedhjen e fletë votimeve, për arsye se nga paaftësia e një pjese të njerëzve të Vmro-së nuk kanë mundur të “fshihen” mirë votuesit fiktiv, për organizimin e votimit të të burgosurve, të ushtarëve profesional, edhe për atë se si janë mbledhur vagabond nga policia që t’i frikësojnë votuesit.

 

Në këtë set të incizimeve mund të dëgjohet si merren vesh për letërnjoftime “partiake” për qytetarët e Strumicës, gjegjësisht për votimet e “fiktivëve”; për tensionet në VMRO-DPMNE për vende në listat e kandidatëve dhe si për këtë arsye  ende nuk janë përfunduar shumë punë të rëndësishme në parti, çështje e cila duhet të mbahet e fshehtë. Dëgjohet edhe se kush bën letërnjoftime për VMRO-DMPNE-në në një dyqan të çarshisë. Më pas dëgjohet se si një përfaqësues i VMRO-së nga komisioni zgjedhorë i komunës Qendër gjatë procesit të votimit ka marr 4 lista zgjedhore dhe i ka vendosur në veturë që të ja dërgojë Mile Janakieskit, ndërsa ky i fundit përsëri kërkon që të mos rregullohet dokumentacioni për votues e sëmurë. Janakieski më pas për këtë e informon Sasho Mijaëlkovin dhe i kërkon që t’i dërgojë dikë nga MPB-ja që mund pa i prishur qeset  e zeza të nxjerrë materialin zgjedhorë. Mijallkovi i kërkon që për momentin mos të flasin për këtë sepse është  “në rrjetë të huaj”, gjegjësisht jashtë shtetit, dhe nuk e di se kush dhe si mund ta përgjojë… Janakieski më pas e provon fatin me Gordana Jankuloskën, dhe i tregon se ka katër lista zgjedhore në çantë dhe prej saj kërkon një person që mund ti hap ato, ngase janë të mbyllura me vulë  dylli ,qëllimi është që më pas të shohin në lisa se kush ka dal në votime, dhe kush jo, që të ju shkojnë nëpër shtëpi atyre që nuk kanë votuar dhe t’i bindin që të votojnë VMRO-DPMNE-në… Jankuloska habitet se pse ju duhet një gjë e tillë, dhe ai përsëri ia shpjegon arsyen.

 

 VOTUESIT FIKTIV TË VMRO-DMNE-SË DHE TË VDEKURIT E AMDI BAJRAMIT

Në bisedën e radhës gjërat bëhen më të qarta- nga diskutimi mes Janakieskit me Biliana Brishkovska dëgjojmë për votuesit fiktiv të Pustecit, Gazi Babës, Kavadarcit që kanë votuar në më shumë vendvotime, për atë se a janë në 4 apo 34 vend votime dhe se si gjërat komplikohen… më pas mund të dëgjohet se si Amdi Bajrami në listë zgjedhore të pastruar nga vitit 2011, i ka shtuar të vdekurit në listën e 2012 dhe i ka ka lejuar që njerëzit e tij të votojnë me ato identitete, kjo ka funksionuar për shkak se, sipas tyre “idiotët” nuk i kanë kontrolluar mirë letërnjoftimet.

Vijon biseda e Jankuloskës me Stavrevskin, nga i cili qartë mund të vërehet brenga e VMRO-DPMNE-së në Kumanovë, andaj mendojnë për t’i shpallur të pavlefshme votimet në vende ku shqiptarët kanë bërë “grupe”, dhe ajo arrihet lehtë, pasi Jankuloska thotë se për të shpallë votimet e pavlefshme nuk duhen argumente, por vetëm kundërshtime, andaj edhe vendimi do të kalojë lehtë. Bisedojnë edhe për dëshpërimet në komunën Qendër, gjë për të cilën Janakieski është inatosur dhe kërkon të shpallen të pavlefshme të gjitha 66 vend votimet. Nuk realizohet plani për të shpallur fitore edhe me ndihmën e “atyre nga provinca”, prej ku e kuptojmë në pjesën e dytë të këtyre incizimeve. Një numër i madh i votuesve fiktiv janë regjistruar në të njëjtën adresë. Kjo është bërë në mënyrë amatore, nga që nuk janë të shënuar në adresat e votuesve të VMRO-së, por në adresa të rastësishme, dhe nga biseda mes Janakieskit dhe Kiril Bozhinovskit kuptohet se në pamundësi që të  sigurohen adresa më  të “përshtatshme” ky cirk i përplaset në kokë VMRO-DMPNE-së.

 

NËSE DERI ATY KA ARDHUR PUNA…

Manipulimet në qendër, por edhe në Ohër, u duken të pështira edhe Zoran Stavkervskit edhe Kires, shefit të kabinetit të Jankuloskës,por edhe vet Jankulloskës, kjo kuptohet nëpërmjet bisedës që e zhvillon Stavervski. Biseda e tyre e radhës përsëri ka të njëjtin ton, Stavreski është i inatosur që bëhen ashtu punësh të pista, ndërsa Jankuloska thekson se gjithçka është e qartë dhe nuk ka shanse të kalojë pa u vërejtur, më pas Stavkereski thotë se nëse ka ardhur deri tek kjo që të bëjnë kurthe dhe krim, më mirë të largohen. Ashtu siç dëgjohet Stavreski është informuar nga mediumet për të gjithë punën, nga ku kuptohet që partia të gjitha këto manipulime zgjedhore i ka përgatitur në mënyrë të fshehtë.

Në bisedat më pas dëgjohet që gjithçka është nën “kontrolle” sa  përket procesit zgjedhor tek të  burgosurit, se si ushtarët profesional janë të detyruar që të votojnë VMRO-DPMNE-në në Qendër, për këtë është kujdesur dhe angazhuar madje dhe një gjeneral, vetëm e vetëm të arrihet qëllimi. Dëgjohet se si Protugjeri do të sjellë 4-5 policë për të nxitur frikë, ndërsa Jankuloska e paralajmëron për njërin prej tyre, por konstaton se nuk do t’i shkaktojë probleme, sepse ai nuk është te ajo, por në SHPM. Protugjeri kërkon që ajo të mbyll sytë për faktin se do të shfrytëzojë policë për nevojat partiake të VMRO-DPMNE-së, ndërsa ajo thotë se nuk ka problemi, vetëm shefit ti tregojnë se çfarë “detyre” do të kenë ato. Në bisedën e radhës kuptojmë për problemet që janë shkaktuar në Ohër, gjatë së cilës Jankuloska shprehet se i ka përzgjedhur vagabondët më të këqij, dhe se VMRO-DPMNE-ja është në gjendje të keqe pasi ka arritur deri aty sa të shfrytëzojë njerëz të tillë. Jankuloska jep urdhër që sipas saj të “pastrohet” në Ohër që “tonët të jenë OK” por të mos bëhet ndonjë gabim që më pastaj duhet të pastrohet përsëri. Kuptojmë edhe se si Zyra për Siguri Publike arreston njerëz me flet-arrest partiak, pasi që policia e Ohrit nuk është treguar e gatshme që të veprojë.

 

TANI DO TË DUHET QË MEKANIKISHT T’I BLLOKOJMË ASHENSORËT

Më pas dëgjojmë  se si prishen ashensorët  në hyrjet e “panevojshme”, me qëllim që më të moshuarit që nuk votojnë VMRO-DPMNE-në të mos mund të shkojnë  për të votuar. Gievski i nuk e ka ç’kyçur më parë rrymën elektrike për ashensorët,kështu që ato duhet të bllokohen mekanikisht, thotë Janakieski. Por për atë është tashmë vonë konstaton Todorov, Jankuloska dhe Todorovi bisedojnë çfarë do të thuhet dhe çfarë do të fshihet prej incidenteve në zgjedhje, ku para së gjithash duhet të potencohet se “gjithçka është zgjedhur dhe se institucionet janë në funksion”. Do t’i raportojnë vetëm incidentet e “komunistëve”, “ që të dihet se cilët janë huliganët e shtetit”, shprehet Jankuloska. Më pas dëgjohet për planin djallëzor  për kryetarin problematik në këshillin komunal, i cili duhet të pushohet nga puna, të largohet nga puna edhe gruaja e tij, si dhe të ju digjet kafeneja. Dëgjojmë edhe për një ish anëtar të LSDM-së që ofrohet të shkoj me “mikrofon” gjatë takimit me Andrej Zhernovskin; se si VMRO-DPMNE liron kriminel të fajësuar për dhunë në Gjorçe Petrov falë ministrave të saj; se si gjatë  zgjedhjeve policët e LSDM-së të jenë në punë që të mos mund të shkojnë të votojnë, se si merren vesh për sjelljen e votuesve me avion nga Zvicra, se si reagohet urgjentisht që të ndërpritet asfaltimi në Ohër nga një kompani, pasi ka bërë Pazar më kryetarin e atëhershëm të LSDM-së; se si të gjitha mekanizmat e shtetit janë angazhuar që të bllokohet “Sgrokor” në Strumicë pasi që është kuptuar se bashkëpunon me Zoran Zaevin, ndërsa ministrat nuk kanë qenë të ftuar edhe në vendosjen e themeleve.. porosia që duhet të përcillet është: “bashkëpunon me ne deri me 5 qershor dhe nuk do të ketë problem”.

 

TELEKOMI, STRUGANËT DHE MENDUH THAÇI BESNIK “DERI NË VDEKJE”

Dëgjojmë se si janë punësuar me lidhje partiake njerëz në Telekom dhe se si të tjerët janë detyruar të votojnë për VMRO-DPMNE-në  me kërcënimin se do të pushohen nga puna, dhe se si e  njëjta ndodhë edhe në qytetin e Shkupit. Kuptojmë se si merren vesh që të lokalizohen Struganët që janë zhvendosur dhe të sillen në Strugë për të votuar VMRO-DPMNE-në në Strugë dhe rrethinë, të tilla kanë qenë rreth 700… Më pas dëgjojmë se si Stevço Jakimovski kërkon nga Sasho Mijallkov që të ja zgjidh problemin me Dragisha Miletiçin me kandidaturat në Komisionet zgjedhore komunale; se si Musa Xhaferi kërkon që të zgjidhet në Gjykatën administrative ankesa për votimet në Dollnen; se si Menduh Thaçi është në dispozicion të Sasho Mijallkovit “deri në vdekje”, ndërsa Mijallkovi kërkon nga PDSH në KSHZ të votojë në të mirën e VMRO-DPMNE-së për rastin në Strumicë, gjegjësisht të shpallen të pavlefshme votimet në disa vend votime dhe, se si më pas Thaçi këtë urdhër i’a përcjell Bedredin Ibrahimit..

 

TË GJITHË TË PUNËSUARIT NGA PARTIA DO TË VOTOJNË OSE DO TË FLUTUROJNË

Në bisedën më pas mes Vlatko Mijallkovit dhe Mile Janakieskit dëgjojmë si shfrytëzohen resurset shtetërore për lokalizim të të punësuarve problematik dhe si urdhërohen udhëheqësit të ju kërcënohen me largim nga puna, pa dallim se cilës parti i takojnë, në doganë, në institucione, në Telekom, ELEM, Mepso, NPK…me qëllim që ata  të votojnë për VMRO-DPMNE-në… E njëjta përgatitet edhe për të punësuarit në fakultete që jetojnë në komunën Qendër, dallimi i vetëm është se  në këtë rast duhet “t’i bind” dikush nga MON. Dëgjojmë se si duhet të disiplinohen policët nga Gjorçe Petrov që nuk kanë sjellë nga pesë emra të papërcaktuar dhe që do t’i bindin të votojnë për VMRO-DPMNE-në,  si dhe për Zhanën nga Qendra… me temë të njëjtë është biseda e radhës, vetëm se në të bisedohet për punëtorët e PUIG-ut, të cilët duhet ti bindin familjarët që të votojnë për VMRO-DPMNE-në. Marrim vesh edhe për të punësuarit komunal të cilët deri në ora 9 duhet të dalin me familjarët e tyre dhe të votojnë, dhe nëse nuk veprojnë ashtu ato do të dënohen rëndë. Kuptojmë edhe për kërcënimet ndaj udhëheqësve me largim nga puna, miqtë  e të cilëve nuk do t’i plotësojnë kërkesat e VMRO-DPMNE-së, si drejtoresha e   Strehimores do të paguaj biletat e anëtarëve  të cilët do të shkojnë në vendbanimet e tyre dhe të votojnë për VMRO-DPMNE-në. Në fund dëgjojmë se si familja e Toshe Proeskit është kundër VMRO-DPMNe-së dhe Janakieski për shkak të saj kërkon që të mbyllet muzeu, dhe të largohet gruaja nga puna, dhe mos t’i jepet më nga 3.000 euro…

 

 

Të gjithë “bombat” i gjeni këtu.

Tribuna E Vërteta për Maqedoninë – Vjedhjet zgjedhore, Salla Universale, Shkup. (10.03.2015)

 

 

Pas kësaj konference për shtyp, reagoi VMRO-DPMNE me një komunikatë, të cilën mund ta lexoni këtu.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.