Recension: Aksioni “Justicija” – Arrestohen 14 gjykatës për abuzimin e 1,3 milionë eurove

FireShot-Screen-Capture-030-ALFA-TV-www_alfa_mk_News_aspx_ID83238_VDq3HhZh56Z-crop-resize

Gazetari duhet të marrë parasysh terminologjinë kur përshkruan një ngjarje, në qoftë se donë atë ta paraqesë me besnikëri tek audienca. Në këtë rast, e gjithë ngjarja dhe lajmi për arrestimin e 25 njerëzve nga Gjykata për shkelje është bazuar saktë në deklaratën e Ministres së Brendshme. Por, problemi është te titulli ku është përdorur një term i gabuar për krimin për të cilin gjyqtarët dhe bashkëpunëtorët e tyre janë të dyshuar se e kanë bërë në periudhën 2012-2013.

FireShot Screen Capture #030 - 'ALFA TV' - www_alfa_mk_News_aspx_ID=83238#_VDq3HhZh56ZLinku deri te artikulli origjinal: Aksioni “Justicija” – Arrestohen 14 gjykatës për abuzimin e 1,3 milionë eurove 

Data dhe koha e publikimit: 08.10.2014 17:31

Data e recensionit: 12.10.2014

Recensues: Aleksandar Pisarev

 

SHPËRDORIM DHE PUNË NEGLIZHENTE NUK ËSHTË E NJËJTË

Titulli me të cilin është paralajmëruar teksti e çon lexuesin në kahje të gabuar për krimin e bërë: „Aksioni Justicija” – Arrestohen 14 gjykatës për abuzimin e 1,3 milionë eurove”.
Sipas interpretimit ligjor të fjalës shpërdorimin do të thotë: “Një krim i cili konsiston në një përvetësim të paligjshëm të parave, letrave me vlerë ose i pasurive të luajtshme që i është besuar një personi në kryerjen e shërbimit “.

Në këtë rast të dyshuarit në mënyrë të paligjshme, me aktivitetet e tyre të pakujdesshme kanë bërë dëm  shtetit në vlerë prej 1.3 milionë eurove. Pra, në titull është botuar diçka që nuk është e vërtetë. Ata as kanë përvetësuar, dhe as nuk janë akuzuar për shpërdorimin e 1.3 milion.

Ne tekst bëhet fjalë shtrembërim të fakteve me qëllim ose aksidentalisht në titullin i cili i  jep informacionit një përmbajtje krejtësisht të ndryshme  se „14 gjykatësit e arrestuar kanë shpërdoruar 1,3 milion euro” . Që të kualifikohet ky akt për të cilin janë të dyshuar si “shpërdorimin” ata paratë duhet ti kishin vënë xhepin e tyre. Kjo, siç shihet më tej në tekst, nuk e kanë bërë, por, „dyshohen për punë të pakujdesshme me çka kanë dëmtuar shtetin për 1,3 milion euro”. Të ishin paralajmëruar kështu në titull, lajmi nuk do të humbte asgjë nga ekskluziviteti, kurse lexuesit do të merrinin informacion të saktë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.