Recension: Pas shuplakës nga Brukseli, LSDM-ja do të zhvillojë dialog

kurir_mk_makedonija_vesti_162303-Posle-slakanicata-vo-Brisel-SDSM-ke-vodi-dijalog-crop-resize

Bëhet fjalë për tekst krejtësisht të njëanshëm dhe jokorrekt. Tendencioziteti vërehet që në titullin e këtij materiali: „Pas shuplakës nga Brukseli, LSDM-ja do të zhvillojë dialog”.  Faktikisht, ky është një nga seria e artikujve që i japin shtytje tezës së diplomatët evropianë bëjnë presion vetëm mbi opozitën. Dhe sado që të jetë jologjike, pushteti është i mirë, politikisht korrekt, me kapacitet të madh demokratik dhe nuk ka asnjë faj për krizën politike në vend!

kurir_mk_makedonija_vesti_162303-Posle-slakanicata-vo-Brisel-SDSM-ke-vodi-dijalogLinku deri te artikulli i origjinal: Pas shuplakës nga Brukseli, LSDM-ja do të zhvillojë dialog

Data dhe koha e publikimit: 20.06.2014, 09:41

Data e recensionit: 21.06.2014

Recensues: Оlivera Vojnovska

 

SHUPLAKA VETËM PËR OPOZITËN!

Teksti i referohet takimit të fundit (05.06.2014) të kreut të LSDM-së me eurokomesarin për zgjerim Shtefan Fyle, dhe me këtë rast, me kënaqësi të dukshme tregon për “shuplakën” që dyshja udhëheqëse gjoja e paska marrë në Bruksel. Artikulli përkujton edhe për aeplin e partive të Parlamentit Evropian: “LSDM-ja u kthye në Kuvend”, që e transmetoi agjencia nacionale informative (13.06.2014), e pastaj edhe një pjesë e mediave.

E në gjithë kontekstin, “rrjedhshëm” përputhet edhe deklarata e një analisti, i cili vazhdimisht është i pranishëm në media (që e mbajnë anën e pushtetit) dhe në paraqitjet e tij ashpër e kritikon opozitën. Qëndrimi i tij në artikull fiton peshën e mendimit të të gjithë ekspertëve! Me gjithë respektin ndaj analistit, megjithatë, në rastin konkret pesha e mendimit të tij është rritur tejmase.

Me këtë rast, në këtë produkt të përpiluar me qëllim të caktuar – të cilin si në shirit e publikuan katër – pesë portale, bie në sy qasja selektive me të cilën përcillen porositë e përfaqësuesve evropianë, veçanërisht të eurokomesarit Fyle. Askund në tekst nuk ka asnjë fjalë për atë se para dy javësh nga Brukseli janë dërguar porosi shumë të qarta edhe deri te pushteti.

“Qeveria e re ka përgjegjësi të qartë për zgjidhjen e mangësive që përsëriten në rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe në raportet e Komisionit Evropian për përparimin e vendit, edhe atë si çështje urgjente”

Por, qartazi, ato nuk kanë qenë provokim i mjaftueshëm për artikullin. Del se “shuplakat” për pushtetin nuk janë interesante, sikurse “shuplakat” për opozitën.

 

TON OFENDUES

Anshmëria dhe komentet janë gjithëpranishme në tekst. Në momente fitohet përshtypja se autori i paemërtuar i tekstit e qorton opozitën, bile sikur është mishëruar në atë rol:

Bashkimi Evropian dhe eurokomesari Fyle u dhanë porosi të qartë Zaevit dhe Sheqerinskës që të kthehen në Kuvend në takimin e paradokohshëm në Bruksel, por partia më e madhe oopzitare vazhdon me kërkesën për qeveri teknike.

Kjo fjali, për shembull, shumë i përkujton paraqitjet e partisë në pushtet.

Anshmëria, në mes tjerash, shihet edhe në zgjedhjen e analistit. I cili, nuk i zgjedhj fjalët për ta sulmuar opozitën. Mirëpo, edhe pse eksperti, me gjasë në pasionin e dhënies së deklaratës ka qenë i pakujdesshëm në intonacionin, megjithatë, kjo nuk është dashur të ndodhë edhe me gazetarin. Poenta e njëjtë, pa dyshim, ka mundur të thuhet edhe me fjalë të zgjedhura pak më me kujdes. Është e palejueshme që një tekst gazetaresk të ketë terminologji të ulët, që i jep një ton të pahijshëm gjithë përmbajtjes.

Por, jo vetëm opozita, në konotacion ofendues janë përmendur edhe kolumnat e një gazetari të njohur, personaliteti i të cilit është subjekt i sulmeve të vazhdueshme në një pjesë të mediave. Kështu që, me qasjen e këtillë janë shkelur disa amandamente të Kodit gazetaresk, në mesin e të cilave edhe amandamenti 16, ku është theksuar qartë se gazetari do ta ruajë autoritetin dhe dinjitetin e profesionit të tyre, do ta nxisë solidaritetin e ndërsjellë dhe pluralizmin e mendimeve dhe nuk do të përdorë medien e tij për t’i qëruar hesaspet me individë, duke i përfshirë edhe kolegët e tij. Për fat të keq, mu këto parime janë shkelur në materialin që e recensojmë, dhe i cili nuk ka asnjë pikë të përbashkët me gazetarinë etike dhe profesionale.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.