Recension: Tani edhe pushimi mund të jetë falas

Сега и летувањето може да биде бесплатн lidermk light-crop-resize

Dëshironi të shkoni në pushim, ose ndoshta në ndonjë udhëtim tjetër. Dëshironi të shkoni në Nju Jork, Barcelonë, ose ndoshta edhe më mirë, në Paris. Kur këtë udhëtim do ta organizoni dhe do ta shkruani në letër, kushton “një mal” me para, e ku janë edhe harxhimet e hotelit…? Megjithatë, ka mundësi që ta realizoni gjithë këtë dhe të mos harxhoni “hiç para”

Сега и летувањето може да биде бесплатн lidermk lightLinku deri te artikulli origjinal: Tani edhe pushimi mund të jetë falas

Data dhe koha e publikimit: 08.06.2014

Data e recensionit: 11.06.2014

Recensues: Ljubomir Kostovski

Kjo është pjesa hyrëse e tekstit të portalit me të cilit ai ju fton ta shfrytëzoni një risi, të cilën e ofron rrjeti “home exchange” dhe nëpërmjet të të cilit mund ta ofroni banesën tuaj në këmbim të banesës së dikujt tjetër, në cilën do qoftë pikë të planetës.

Kjo formë ekziston që nga viti 1996 dhe te ne ndoshta edhe nuk është aq e njohur, por është mjaft e popullarizuar, veçanërisht te ato çifte ose familje që kanë tepricë të hapësirës së banimit (dy banesa, banesë dhe vikend-shtëpizë e të ngjashme) dhe të cilët mund t’ia lejojnë vetëvetes që të shkurtojnë një pjesë të harxhimeve për pushim vjetor ose ndonjë fundjavë.

Problemi me këtë tekst, gjithsesi, nuk është te vërtetësia, por te komercializmi i fshehur, që fshihet prapa titullit provokativ. Për shkak se, këtë e ka të qartë çdokush, nuk ka darkë pa para në shoqërinë perëndimore, e kjo është mu një ide e tillë. Me të vërtetë, do të fitoni kulm mbi kokë, por në banesën tuaj dikush do të flejë, do të harxhojë rrymë dhe ujë e të ngjashme, dhe kjo gjithsesi nuk është shpenzim i vogël. Pastaj, mund të keni fitim të dështuar (kur nuk do të mundeni ta jepni atë hapësirë, e nga ana tjetër, të fitoni para për pushim!), dhe të gjitha harxhimet tjera të cilat nuk është e thënë të jenë të ulëta (siç është rruga, çmimi i plazhit, transporti i qytetit, viza e të ngjashme) do të duhet t’i vetëfinanconi, që automatikisht e fshin atë – falas.

Verifikimi që ia bëmë ueb-faqes tregoi se në të paguhet anëtarësi, e cila kushton së paku 100 euro në vit, e cila ndoshta është e vogël nga këndvështrimi amerikan, por është e madhe nëse shihet nga aspekti jonë, veçanërisht për ata që do t’i futeshin procedurës së anëtarësimit. E qartë, ky është një çmim i arsyeshëm për ata që mendojnë të shkojnë në udhëtim nëpër botë ose shumë muaj t’i kalojnë jashtë shtëpisë së tyre!

Tekstit gjithsesi i mungojnë edhe burimet dhe përvojat tona autentike nga shfrytëzimi eventual i kësaj forme, për shkak se, vetëm ashtu nga ftesa komerciale do të shkoni drejt – objektivitetit! Me rëndësi është që lexuesit t’i bëhet me dije se cilat janë harxhimet reale, pastaj, a ka edhe shpenzime të tjera të fshehura siç është sigurimi e të ngjashme. Çka në qoftë se, vini në shtëpi, dhe e gjeni banesën – të vjedhur? Kush garanton se ata që do të vijnë në shtëpinë tuaj kanë dhënë informata të sakta? Këto thjesht janë fakte, për të cilat autori është dashur të japë informata serioze shtesë, e bile edhe nëpërmjet kontakteve me agjencinë e cila ofrohet si ndërmjetësues.

Vënia e portalit zyrtar të agjencisë si ilustrim është edhe një dëshmi shtesë se kemi të bëjmë me reklamë të fshehur, për shka se atje ofrohen mashtrime klasike komerciale – sa vizitorë ka ueb-faqja e të ngjashme … Edhe kjo është një shtojcë që ju huton dhe ju çon të pyeteni se a keni para vetes një reklamë të paguar ose tekst ekonomik që u ndihmon të orientoheni para se të shkoni në pushim.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.