Recension: Shiten plazhet greke ku pushojnë maqedonasit – Do të paguhet hyrja

06052014-MKDNews-Grcija-crop-resize

Ky lajm burimisht është publikuar në një medie tjetër, por atë e transmetuan pothuajse të gjitha mediat tjera me theksin se shiten plazhet greke ku pushojnë maqedonasit.

Në mënyrë të tejdukshme dhe me elemente senzacionalizmi, fryhet një balon që nuk ka shumë lidhje me iniciativën reale dhe implikacionet e agjencisë greke për privatizim dhe të Agjencisë pë vlerësim dhe zhvillim (TAIPED). Edhe pse bëhet fjalë për një iniciativë të madhe në Greqi, e cila përfshin edhe privatizim, gjegjësisht dhënie me koncesion të një numri të madh të kapaciteteve bregdetare dhe plazheve, ato ku, në mes tjerash, pushojnë edhe maqedonasit, janë në numër më të vogël.

Domethënë, nuk “shiten vetëm plazhet ku pushojnë maqedonasit”, siç theksohet në titull dhe në tekstin që e recensojmë, por edhe qindra të tjera anembanë Greqisë.

06052014-MKDNews-GrcijaLinku deri te artikulli origjinal: Shiten plazhet greke ku pushojnë maqedonasit – Do të paguhet hyrja

Data dhe koha e publikimit: 05.06.2014, 10:30

Data e recensionit: 05.06.2014

Recensent: Zoran Bojarovski

Përveç kësaj, siç mund të shihet edhe nga shumë tekste në shumë media të Greqisë, kjo ide është në zanafillë dhe realizimi i saj akoma nuk ka ndonjë afat të caktuar kohor. Aq më tepër, siç publikon një portal grek në një tekst me titull „Greece sells 110 of its best beaches in the name of development“, obligimi i koncesionerëve do të jetë që një pjesë e plazheve që do të merren me koncesion të shfrytëzohen, sikurse edhe deri tani, pa kompensim.

Përveç asaj se pjesa e titullit ku thuhet se “do të paguget hyrja” nuk është e vërtetë, dhënia e plazheve me koncesion nuk nënkupton edhe bileta hyrëse me automatizëm. Ka një mijë mënyra të tjera dikush të fitojë nga plazhet.

Sido që të jetë, teksti që e recensojmë, sikurse edhe shumica e të tjerave që e transmetojnë lajmin burimor, i veçojnë dhe i potencojnë gjërat për të cilat nuk ka bazë ose është tepër herët për të dhënë përfundim.

Në vend të informatës objektive dhe të matur, e cila nuk është edhe e parëndësishme në vigjilie të sezonit të pushimeve verore, edhe kësah radhe mbisundoi nevoja për senzacionalizëm, edhe pse, siç vërtetuan verifikimet, nuk ka bazë për një gjë të tillë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.