Recension: VMRO-DPMNE nuk frikësohet, LSDM-ja nuk do ta marrë veten!

05122014-Vecer-SDSM-crop-resize

Prej mbititullit (Nuk ka konsolidim), deri te paragrafi i fundit, me koment të pandarë në një raport gazetaresk, (“Që e gjithë situata të jetë akoma më tragjike…”), ky tekst është vendosur në korniza të njëanshmërisë dhe të komentimit që nuk janë karakteristika autentike të një raporti gazetaresk.

Përkundrazi, një tekst i strukturuar në këtë mënyrë nuk është asgjë tjetër përveç se një produkt i anshëm gazetaresk që përfshin mendime dhe argumente.

05122014-Vecer-SDSMLinku deri te artikulli origjinal: VMRO-DPMNE nuk frikësohet, LSDM-ja nuk do ta marrë veten!

Data dhe koha e publikimit: 11.05.2014

Data e recensionit: 12.05.2014

Recensues: Zoran Bojarovski

Assesi nuk është në rregull që një procedurë e këtillë gazetareske të identifikohet me të dhënën në kokën e kësaj medie që tregon se ai ekziston 40 vite të plota. Thjesht është e pamundur që një medie që thotë se që moti është i pranishëm në sferën e gazetarisë të publikojë produkte amatore gazetareske.

Si e para, nuk është e qartë se çka është kjo: raport nga kongresi i një partie politike analizë ose mendim, apo koment. Në titullin e tekstit nuk na ndonjë përcaktim të zhanrit që do ta qartësonte pozitën nga e cila është shkruar teksti.

Nëse është raport, atëherë nuk është e natyrshme që në të të futen deklarata të vjetra të dhëna para ngjarjes me të cilën është lidhur ky tekst gazetaresk. E as, që është e natyrshme që deklarata e vetme “e freskët” të jetë vetëm nga kundërshtarët e udhëheqësisë së partisë politike që mbajti kongres më 11 maj.

Në fakt, ka deklaratët të Zaevit, por ajo është vënë në kontekst defanziv. Pse gazetari nuk ka futur edhe deklaratë përkrahëse të liderit aktual të partisë? Të tilla, gjithsesi, kishte në kongres.

Ky është raportim i njëanshëm që në mënyrë të qartë e përcakton këtë tekst si të anshëm.

Që të shtohen problemet edhe më shumë, teksti ka edhe elemente komentimi, pa u ndarë nga teksti:

“Që e gjithë situata të jetë edhe më tragjike, në vend që të tregohet unitet dhe fortësi…”

Ndërsa mbititulli dhe titulli janë tregim në vete: ato janë edhe koment, edhe me asgjë në tekst nuk ka përkrahje për një titull të këtillë të anshëm dhe me ngjyrim partiak.

Dhe, edhe një vërejtje, së paku teknike, gjatë kohës që e recensonim këtë tekst, fotografia në të nuk hapej (link i ndërprerë) që tregon për një qëndrim joprofesional ndaj medies dhe publikut të tij.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.