Recension: Ky është lajmi më i mirë për sot

Ова е најубавата вест за денеска Press24-crop-resize-gore

Një lajmi të zakonshëm, një informate të rregullt për informim të përditshëm që ka të bëjë me parashikimin e motit i jepet një titull krejtësisht i pazakonshëm, i tepruar, i cili jo vetëm që e tregon qëndrimin e autorit ndaj temës dhe është subjektiv, por edhe nuk përputhet aspak me përmbajtjen e tekstit. Me fjalë të tjera, në qoftë se diçka për dikë është lajmi më i mirë i ditës, për dikë tjetër nuk është ashtu, ndërsa lexuesi duhet vetë të gjykojë. Me datën e publikimit të tekstit ka rastisur edhe festa fetare e Pashkëve, kështu që parashtrohet edhe pyetja se mos ndoshat lexuesit i besimit të krishterë do të mendojë se bëhet fjalë për shpallje që ka të bëjë me ringjalljen e Krishtit.

Ова е најубавата вест за денеска Press24-crop-sizeLinku deri te artikulli origjinal:  Ky është lajmi më i mirë për sot

Data dhe koha e publikimit: 20.04.2014, 9:12

Data e recensionit: 21.04.2014

Recensues: Мirosllava Burns

Vërtetësia nuk mund të analizohet në situatë kur titulli nuk është kompatibil dhe është tepër subjektiv. Ai le përshtypje të senzacionalizmit. I pakontestueshëm është kreativiteti i tij, mirëpo me këtë rast ai aspak nuk ndërlidhet me përmbajtjen për të cilën flet. Veçanërisht kur kihet parasysh se parashikimi i motit përmban informata edhe për diellin edhe retë edhe për shiun, kështu që nuk është e qartë se ku është këtu lajmi më i mirë i ditës. I pakontestueshëm është fakti se informata është fituar nga institucioni zyrtar, prandaj përmbajtja e tekstit është e saktë. Ky tekst ka funksion të jetë informativ dhe për këtë arsye titulli interpretues nuk i përgjigjet. Ai është i tepruar.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.