Recension: Të gjithë ikin nga humbja: Kaos në listat e LSDM-së

210-0987-009988-crop-resize

“Për titull, si zakonisht, zgjidhen kombinime të shkurtra, efektive të fjalëve, të cilat zgjasin pak, por tregojnë shumë. Ideja për titullin, në masë të madhe duhet të varet, të burojë nga teksti, të përshtatet me të dhënat, pikëpamjet në tekst. Rregull e përgjithshme është në titull të vihet ajo që është më e rëndësishme, më me përmbajtje, më e re“ – Zhanret gazetareske.

Kur ky segment nga teoria gazetareske do të krahasohet me praktikën gazetareske – teksti konkret i përbërë vetëm nga tre paragrafe, menjëherë vërehet se diçka nuk është “në rregull”.

2Linku deri te artikulli origjinal: Të gjithë ikin nga humbja: Kaos në listat e LSDM-së

Data dhe koha e publikimit: 27.03.2014, 20:51

Data e recensionit: 28.03.2014

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

PERCEPTIMI ALTERNATIV I TEKSTIT TË KOPJUAR

Kemi tekst të kopjuar, i cili me disa plotësime dhe titull të imponuar merr formë të perceptimit alternativ nga artikulli origjinal. Pse? Për arsye se ajo çfarë mundohet të na “shitet” në konstruksionin kryesor nuk përputhet me përmbajtjen, dhe as nuk është argumentuar në mënyrë të përshtatshme. Është shfrytëzuar një rast i tërheqjes së një kandidati nga lista e deputetëve të opozitës dhe kjo është përdorur si dëshmi “ të gjithë ikin nga humbja: kaos në listat e LSDM-së!”. Një pohim i tillë i thënë në mënyrë gazetareske është shumë i “rëndë”që në të vërtetë të konfirmohet vetëm me një rast të tërheqjes, arsyeja për të cilën nuk është e qartë dhe zyrtarisht nuk është konfirmuar. Pajtohem se ka pasur edhe disa shembuj të tillë – titulli i përdorur si tezë bazë. Por, kështu e gjithë storja është në këmbë prej “qelqi” dhe fortësia e titullit nuk e forcon as edhe kujtesën për rastin e ngjashëm nga zgjedhjet e vitit të kaluar, d.m.th., bëhet fjalë për praktikë nga paria opozitare, për të marrë vlerësimin “e vërtetë”.      

Teksti në pjesën e burimeve, fillon në mënyrë korrekte, për arsye se qartë tregon se prej ku është marrë informata, por më pas “humbet”, veçanërisht në fund.

“Përndryshe, kjo nuk është hera e parë LSDM-ja, ti ndryshoj listat e publikuara. E njëjta ndodhi vitin e kaluar, kur në konferencë për shtyp u prezantua një listë, dhe më pas në fillim të fushatës në Shën Naum në vend të Dragan Pendeski u paraqit Verica Hajba. Ndryshimi ka ndodhur pas bisedimeve dh zënkave të gjata për listën e këshilltarëve”.

 

ANGAZHIMI GAZETARESK ËSHTË ZËVENDËSUAR ME “PARTIZIM” TË LAJMIT

Për atë, në vend të lajmit të pastër dhe të shkurt kemi artikull ku “ekstra shtesat” ia kanë prishur komponentën bazike informative, kure ajo, pak pjesërisht është  pasqyruar në përmbajtje. Në vend që të bëhet angazhim i vërtetë gazetaresk, që të konfirmohet  arsyeja e vërtetë për tërheqje t atij kandidati për deputet nga lista, nëse është ashtu, atëherë ka shkuar në drejtim të pa nevojshëm, ose për dikë e nevojshme dhe “partizim” i plotë i informatës kryesore. Për atë nuk ka, dyshim se ka rezultuar me shkallë të lart të jo objektivitetit të tekstit që nuk e fsheh dozën e lart të anshmërisë prë një opsion politik.

Nëse udhëhiqemi në mënyrë kronologjike, gabimi kryesor është bë në vet fillimin e titullit i cili keq përdor një rast për të nxjerr vlerësim të përgjithshëm për situatën në opozitë, me çaka pak krijohet përshtypje e gabuar tek publiku për situatën e reale. Ndoshta një pjesë e lexuesve, me të vërtetë, në bazë vetëm të një shembulli të pasqaruar,  do të mendojë se “ka kaos të përgjithshëm me listat e LSDM-së”. Gjithsesi, kur flasim për konstruksion e titullit, nuk mund të mos e konstatojmë fjalën “humbje” e cila ditëve të fundit shumë përmendet nga mediume të caktuara, politika redaktuese e të cilëve është e afërt me qeverinë. Keni kujdes, efekti psikologjik i cili donë të arrihet as pak nuk është për tu lënë pas dore – votueseve me vendosmëri “ju mbushen kokat” me mesazhe se “opozita shkon në zgjedhje për ti humbur ato”. Nga këtu, dikush do të thotë “pse të votojë për opsion humbës pa vetëvlerësim të mjaftueshëm”?!

Nuk ka asnjë angazhim gazetaresk, përdorim i dobët i burimeve, angazhim i pamjaftueshëm, asnjë hulumtim, spin – këto janë karakteristikat e këtij artikulli.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.