Recension: Video: Pako me fjalë bosh-oferta e re e LSDM-së

b1-0987-0099-crop-resize

Titull, dy video klipe dhe asnjë fjalë më shumë, është një prodhim shumë i gabuar. Pse? Për arsye se aspak nuk është material gazetaresk, kurse „shitet” si lajm. Më saktësisht bëhet fjalë për “fushatë të zezë” politike ose një qoftë se doni „anti-fushatë”, kurse më pas kjo askund nuk është cekur. Gabimi, mendoj se është e qëllimshme, është bë pikërisht parazgjedhjeve dhe ka për qëllim që të diskreditojë njërin nga kandidatët për kryetar të partisë që është pas tij. Atëherë për çfarë gazetarie flasim këtu? Pra ky është qëllimi, nuk ka gazetari, pro marketing politik.

bLinku deri te artikulli origjinal: Video: Pako me fjalë bosh-oferta e re e LSDM-së

Data dhe koha e publikimit:  10.03.2014, 15:42

Data e recensionit11.03.2014

Recensues: Vladimir Mircevski

 

STANDARDET KANË VAJTUR NË “DJALL”

Këtu kemi punë me tendencë të qartë reklamim politik, gjegjësisht diskreditim të kundërshtarit, e cila tentohet të paraqitet si informacion. Një tentim i tillë parqet shkelje brutale të dispozitave të Kodeksit gazetarëve të Maqedonisë.

„Duhet të ketë një dallim mes reklamimit dhe tekstit gazetaresk me ilustrim “- neni 6 i Kodit;

 

„Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale prej partive politike “, – neni 14 paragrafi 2 i këtij Kodi.

Veprim i pakuptueshëm të merren dy video materiale të liferuara nga pozita, më pas në mëyrë shtesë të “rregulluara” dhe të montuara, dhe të prezantohen si të bëhet fjalë për ofertë legjitime të asaj partie para zgjedhjeve. Së pari, askund nuk është flitet se bëhet fjalë për marketing të paguar nga dikush. E dyta, është i qartë manipulimi me sloganin „Pako me fjalë bosh-oferta e re e LSDM-së”. Kush e thotë këtë, kandidati i opozitës,  montazheri, gazetari, „laboratori partiak”? Me të vërtetë turp. Së paku të kihet masë deri ku të shkohet me realizimin e porosisë. Ku janë kriteret dhe standardet? Përsëri vet do të jap të njëjtën përgjigje: „Si duket se kanë shkaur në djall”

 

Shembull shkollor se si nuk duhet të bëhet

Nëse janë të pakta kodet tona profesionale dhe standardet, ja për shembull, se çka thotë Shoqata e Gazetarëve Profesionistë, të cilat më shumë se 100 vjet janë përkushtuar për të inkurajuar një klimë në të cilën gazetaria kryhet lirisht, duke respektuar standardet e larta dhe sjelljen etike:

Shmangni konfliktet e interesit, të vërtetë ose të perceptuar;

Bëhu këmbëngulës dhe të guximshëm në thirrjen në përgjegjësi ata që janë në pushtet;

Bëni një dallim midis interesave të avokimit dhe të raportimit “.

Sa më shumë të shkruhet, sa më shumë të analizohet nëse ka përmbajtje, çfarë burimesh janë përdorur, ka ose nuk ka anshmëri, nëse ka reagime, origjinal ose kopje, çfarë është titulli …

Thjeshtë vetëm pas pranimit të këtij “produkti”, si gazetar, kam ndjenjë turpi, kurse instinkti i neverisë është i kudogjendur dhe e pashmangshëm.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.