Recension: Pendarovski kërkon zgjidhje të çështjes së emrit larg syve të publikut

b-pendarovski-imeto-0987-0900-crop-resize

Jashtë kontekstit, jashtë kontekstit, jashtë kontekstit… Ky është vlerësimi përfundimtar për këtë tekst. Është marrë një deklaratë e para disa muajve dhe është aktualizuar tani. Pse? Për shkak se atë e ka dhënë kandidati aktual i opozitës për kryetar shteti. Domethënë, atë që ai e ka thënë para 3 muajsh ndoshta atëherë nuk ka qenë relevante, por tani është për shkak të angazhimit të tij aktual. I vjen era “manxhë” politike, apo jo? Poashtu, “alarmi” është nxehur, për shkak se njeriu ka folur për çështjen e emrin – temë kjo e cila, apo jo, është ekskluzivisht në domenin e pushtetit, i cili, nga ana tjetër, më së shumti “ka qejf” ta përhapë “angazhimin dhe patriotizmin e tij” në çdo periudhë parazgjedhore gjatë 8 viteve të kaluara. Kur kësaj do t’i shtohet edhe fakti se bëhet fjalë për deklaratë “bajate”, shumë lehtë shihet politika e thellë, e jo motivimi gazetaresk për shkruarjen e artikullit.

bLinku deri te artikulli origjinal: Pendarovski kërkon zgjidhje të emrit larg syve të publikut

Data dhe koha e publikimit:  07.03.2014, 12:21

Data dhe koha e recensionit:  08.04.2014

Recensues: Vlladimir Mirçevski

 

VËRTETËSIA “KA SHKUAR” NË SHTËPI

Që ta arsyetojmë vlerësimin “jashtë kontekstit” që e dhamë më lartë, duhet të japim sqarim për këtë. Deklarata e tashmë kandidatit presidencial është dhënë në një cilësi krejtësisht tjetër, si profesor universitar dhe si ekspert për çështjen e emrit. Kjo nuk është theksuar në tekstin me çka qartazi te publiku krijohet huti. Çështje tjetër, që ndoshta është edhe “më e madhe” se sa nxjerrja jashtë kontekstit është thelbi i asaj që është thënë, dhe si është interpretuar ajo.

“Mendoj se ka ardhur momenti që subjektet relevante politike të ulen jarg syve të publiktu dhe të merren vesh për dy gjëra: a mbeten të njëjta qëllimet tona strategjike që janë përcaktuar në vitet e 1990-ta ose jo, dhe nëse përgjigja është pozitive, atëherë çfarë kompromisi duhet të bëjmë që të integrohemi, por, gjatë kësaj, ta ruajmë popullin sepse ky është absolutisht prioriteti numër një”.

A është kjo e njëjtë me thënien se ai kërkon që çështja e emrit të zgjidhet larg syve të publikut? Jo. Këtë dikush e ka pasur të qartë që në fillim, mirëpo, megjithatë, ka vendosur të vazhdojë me plasimin e tezës e cila në mënyrë plotësuese është shoqëruar me elemente të konspiracionit dhe me përpjekje për korelacion me ngjarjet e viteve të 90-ta dhe pranimin e Maqedonisë nën referencën Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë. Sa për informatë, shkurtesa FYROM, siç është shkruar në tekst, është mu ajo që diplomatët grekë dëshirojnë ta dëgjojnë në “përdorimin e gjithëmbarshëm”). Dhe tashmë është venitur shprehja se “dikush dëshiron të bëjë diçka fshehurazi”, për shkak se mendoj se që nga viti 2009 e këndej publiku nuk ka asnjë qasje në procesin e çështjes së emrit, për shkak se dikush mendon se kjo është e drejtë e tij ekskluzive. Vërtetësia “ka shkuar” në shtëpi.

 

DIKUSH DIKUJT “I VË FJALË NË GOJË”

I gjithë konstruksioni bazohet në një deklaratë të marrë nga një intervistë e para 3 muajve, e cila është transmetuar në mënyrë korrekte, por pastaj ajo është shtrembëruar. Kandidatit aktual për kryetar shteti, pozitë kjo e cila sipas kushtetutës ka kompetenca në politikën e jashtme, i “vihen fjalë në gojë”. Prandaj, nëse dikush interpreton diçka, e në faktë këtë e bën në mënyrë të gabueshme, nuk mund të flasim për përmbajtësi, për shkak se ajo është spinuar qëllimisht.

Prezenca e elementeve të spinimit, bën me dije se ka rrezik për çekuilibër. Kështu është edhe në këtë rast. Qartazi, anshmëria është e natyrës politike në këtë tekst për të cilin do të ishte tepër ambicioze të quhet si “origjinale”, për shkak se nuk ofron asnjë të dhënë për autorin. Më tepër është shtresim i tezave të pabazuara në bazë të një deklarate “të shtrembëruar”.

Njërin nga rolet kryesore në shtrembërimin e situatës e ka konstruksioni në titull. E dijmë se titulli atraktiv është magnet për publikun, por kjo nuk nënkupton edhe përzirje të tenxhereve me çdo çmim. E vërteta nuk mund dhe nuk guxon të jetë peng i senzacionalizmit.

Summa summarum: jashtë kontekstit, jashtë kontekstit, jashtë kontekstit,……

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.