Recension: Na pret krizë nëse nuk ndryshon kursi i denarit

Нe очекува криза ако не се смени курсот на денарот Нова Македонија-crop-resize

„Vlera e denarit është mbivlerësuar për vite kundrejt euros dhe në qoftë se Banka Popullore dhe Qeveria nuk lëvizin normat fikse në të ndryshueshme të këmbimit, vendi ynë në mënyrë të pashmangshme do të përjetojnë një krizë financiare, rezultatet e sondazhit „Aspekte teorike dhe matja kursit real devizor” çka për Bankën Popullore që nga viti о 2007 e kanë bë ekspert eminent ekonomik vendor. Në këtë punim analizohet kursi real devizor nga viti 1995 deri 2004, me çka vlerësohet se kursi i denarit devijonë nga niveli i ekuilibrit afatgjatë për 8 për qind”.

Në mediumet ku baza investive është kapitali i madh, pak nga pak paraqiten tekste të cilat sugjerojnë lëshim të kursit fiks të deanrit kundrejt shportës së valutave botërore; gjegjësisht, sugjerohet, devalvim të denarit, me çaka disa kompani, të cilët janë eksportues të mëdhenj, gjatë natës firojnë një shumë të madhe parash në bazë të raporteve të reja kursore të denarit kundrejt valutave perëndimore.

Në një tekst të tillë i cili tenton të jep një bazë shkencore të kësaj kërkese, por, duke u thirrur në vlerësime të vjetra të tre autoriteteve ,ku mbi të gjitha janë interpretuar në mënyrë precize, kurse artikulli zgjoi edhe reagimin e njërit nga ata!

Не очекува криза ако не се смени курсот на денарот

Linku deri te artikulli origjinalNa pret krizë nëse nuk ndryshon kursi i denarit

Data dhe koha e publikimit: 20.02.2014

Data e recensionit: 25.02.2014

Recensues: Lubomir Kostovski 

Vërtetësia: Fakt është se autori i tekstit thirret në publikimin „Aspekte teorik edhe matje të kursit real devizor“, e lëshuar nga Banka Popullore e RM nëntor 2007. Këto janë hulumtime konkrete empirike për realitetin e kursit të denarit për periudhën nga 1994 deri 2004 në pjesën e pestë nga 1998 deri 2005. Kjo praktikisht del se edhe kur është hulumtimi dhe kur është publikuar ka qenë i vjetruar. Siç është prezent edhe në këtë artikull.

Nga vet punimi nuk del ndonjë kërkesë decide për korrigjim të kursit dhe thuhet se – sipas gazetës  -hulumtimi  „nuk kërkon korrigjim të afatshkurtër të kurist nominal devizor. Por, rezultatet, në njëjtën kohë tregojnë se kursi real devizor është shumë rigjit dhe se kthimi i tij në  ekuilibër do të zhvillohet ngadalë. Për shembull, sipas llogaritjeve, koha e nevojshme për të hequr 95 për qind të çekuilibrit është katër vjet e nëntë muaj!“

Burimet e informatave: Gazetari nuk ka përmend asnjë pikëpamje të kohëve të fundit lidhur me këtë çështje, por prezanton hulumtimin e lartpërmendur nga pothuajse një dekadë më parë (hulumtimet e fundit në këtë lëmi). Pas këtyre studimeve qëndrojë tre profesorë dhe akademik të shquar – Taki Fiti, Vladimir Kandikjan dhe Goce Petrevski. Disa nga këto studime nuk janë mjaft të lidhura direkt me tezën e dëmtimit të kursit të mbivlerësuar këtu, por ka qëndrim të përgjithshëm arsimor dhe disa gjetje janë shumë të vjetra për të qenë të rëndësishme, veçanërisht pasi mjedisi i përgjithshëm në vend mjaft ka ndryshuar, kryesisht për shkak të hyrjes së valutave të huaja në baza të ndryshme, dhe Maqedonia nuk është aq e varur nga raporti i mallrave import-eksport.

Përmbajtja: Kjo, sigurisht reflektohet për përmbajtjen (tezat brenda në tekst bëhen të parëndësishme, si në krahasim me interes, për shembull, në mes të Gjermanisë dhe Maqedonisë, etj), gjithsesi se kjo krijon huti tek lexuesit, sepse tezat e përgjithshme arsimore (nuk është e dyshimit se çfarë do të thotë kurs valutor keq i „përshtatur” )kuptohen si vërejtje në situatën aktuale në vend.

Anshmëria: Pikërisht „përzierje” në mes teorisë dhe gjendjes aktuale janë baza e tendencës që autori të sugjerojë ndryshim të kursit tek ne, edhe pse përpjekjet e tilla të shkencës në njëfarë mënyre u ulën për disa vite, kështu që për to nuk flasin as  edhe protagonistët më të mëdhenj të kësaj ideje (të themi ish guvernatori i Bankës Qendrore, Lube Trpeski).

Komentim: Si një koment përfundimtar për çështjen, është ofruar një koment nga eksperti kanadez i ekonomisë Tim Banjani, nga studimi i paguar nga USAID, rekomandon qeverisë të marrë në konsideratë ndryshimin e normës aktuale në të ardhmen e afërt dhe ofroi disa varieteteve që duhet të vendosin ekspertë lokal. Por, nuk ka as edhe një fjalë për ato variante dhe nuk ka të dhëna kërkimore kur ka ndodhur  (cilin vit) dhe ku është publikuar ky mendim (punim, pamflet, etj).

Kualiteti i titullit: në asnjë pjesë të tekstit nuk është arsyetuar titulli, gjegjësisht askund konkretisht nuk jemi përballur me krizën që do të na ndodhte se mbanim kursin fiks!

Fotografia: Fotografia ka autor, por është pastër ilustrative dhe vetë nuk asnjë vlerë për artikullin.

Përfundimi: Për mangësitë e tekstit në gazetë  reagoi edhe njëri nga koautorët e librit të përmendur  e cila shfrytëzohet (citon) –profesori Kandikjan disa ditë më pas. Ai, gjithashtu ka vërejtje për tajmingun dhe shfrytëzimin e disa të dhënave, vlerëson se gazetari nuk ka “njohje të mjaftueshme”  për temën që të njëjtat ti shfrytëzoj, me çka citohet një drejtim mjaft i qartë i asaj vepre e cila thotë se gjetjet nga përmbledhja e teksteve duhet të përdoret me shumë kujdes në marrjen e konkluzioneve!

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.