Recension: Riste sundon me Andorrën, Marko me Maltën, ndërsa Martini me San Marinon

Ристе владее со Андора  Марко со Малта  а Мартин со Сан Марино Нова Македонија-crop-resize

Në kohën kur realizimi i projektit “Fusha e Llukovës” shkon shumë më larg se “vetëm” ndërtimi i hidrocentraleve dhe bëhet problem i mundshëm mjedisor dhe politik me Shqipërinë fqinje për shkak të ndryshimit rrjedhjes së lumit Radika, gazetari dhe mediumi transmetojnë një temë të kuptueshme, të lexueshme dhe aktuale, një segment në dukje i vogël, por i rëndë i problemit – fati i rrëqebullit të Ballkanit.

Duke e transferuar përvojën e studiuesve të rrëqebullit të Ballkanit, transmetohet historia e jetës dhe zakonet e rrëqebullit, një kafshë e cila kërcënohet të zhduket dhe sipas të dhënave në dispozicion, në rajonin e Mavrovës shumohet në mënyrë natyrale.

Tregimi është mjaft gjithëpërfshirës, në të jepen një numër i madh i informatave të cilat kanë karakter informues dhe edukativ, që e bëjnë atë lehtë të lexueshëm dhe të kuptueshëm.

Vërejtja e vetme që e gjejë në tekst, janë disa pjesë që janë dhënë si citate, por, nuk tregohet në mënyrë të qartë se kush i tregon. Është e qartë se ato rrjedhin nga një bisedë me hulumtuesit dhe studiuesit e rrëqebullit, por mungojnë disa pjesë të vogla saktësisë, nëse ato pjesë janë cituar nga bisedë e drejtpërdrejtë, pjesë e transmetuar e tyre ose informacione të tjera që gazetari i transmeton. Mirëpo, kjo nuk e zvogëlon përshtypjen e përgjithshme të tregimit, veçanërisht në kohë kur tema është mjaft aktuale dhe interesante, e lidhur me projektin “Lukovo Pole”, ku një segmentit të problemit me të drejtë i jepet hapësira e nevojshme.

Në kushte kur gazetat janë të stërmbushura me tema “vetveten” gjegjësisht për përballjen me kundërshtarët dhe për temën e veçantë, “Lukovo Pole” informacioni është reduktuar në reagime dhe deklarata të individëve ose organizatave, ky tekst tregon se gazetari mund të gjejë çështje “të vogla” të cilat fuqishëm prekin lexuesin dhe meritojnë që të trajtohen si një shembull i gazetarisë serioze.

Ристе владее со Андора  Марко со Малта  а Мартин со Сан Марино Нова МакедонијаLinku deri te artikulli origjinal: Riste sundon me Andorrën, Marko me Maltën dhe Martin me San Marinon  

Data dhe koha e publikimit: 24.01.2014

Data e recensionit: 27.01.2014

Recensues: Sashe Dimovski

Vërtetësia: Tregimi është i vërtetë, i besueshëm, ofron shumë informacion që shpesh nuk mund të gjendet  në media, sidomos burim direkt dhe autentik që analizojnë jetën e këtyre kafshëve.

Burimet e informataveNë tregim përdoren deklarata direkte të studiuesve të rrëqebullit të Ballkanit, ku tre maqedonas disa vjet më parë kanë ndjekur lëvizjen e kafshëve dhe kjo është ajo që e bën histori interesante për tu lexuar, sepse ata transmetojnë përvojën e tyre “të mrekullueshme dhe aksidentet” në lidhje me monitorimin e jetës së rrëqebullit.

Përmbajtësia: Përmbajtja është e qartë, me të dhëna shumë të forta që e udhëzojnë lexuesin përmes tregimit dhe në këtë mënyrë i lehtë për tu lexuar dhe kuptuar.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Qasje e mirëfilltë gazetareske, gjithnjë e më pak vërejmë në mediume, e pangarkuar me politikë, edhe pse tema e përgjithshme, e cila është arsyeja për këtë artikull, thjesht nga një pikëpamje  ekonomike me sa duket hynë në probleme mjedisore poltike serioze. Në veçanti, pas reagimeve  dhe protestave në Tiranë si dhe pas takimeve të ministrave  të Maqedonisë në Tiranë dhe kërcënimet që ministrat shqiptar në Qeverinë  e Maqedonisë  do ta ndalojnë projektin.

Kualiteti i titullit: Titulli është interesant, lloj me emrat rrëqebullëve dhe territorin e tyre që  e kanë shënuar në rajon në Parkun Nacional “Mavrovo” të krahasuar me Andorën, Maltën dhe San Marinon.

Fotografia: Foto është rrëqebulli, i cili flet për tregimit, por nuk do të jetë pengesë në qoftë vmetnele dhe fotot e tjera, sepse ky lloj i tregimeve vuajnë ilustrim më të madhe.

Përfundimi: Para nesh është një formë e prodhimit gazetaresk, i cili nuk duhet gjithmonë të jetë e lidhur me politikën që të “gjendet” në ballinën, por këtë e meriton nga përmbajtja, leximi i dhe të kuptuarit të lehtë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.