Recension: Mavrova mund të fshihet nga harta e parqeve nacionale

mavrovo-0099880076-09800-crop-resize

Mosharmonizimi teknik i kontributit të emituar në programin televiziv me atë që është vendosur në ueb-faqe, është arsye për recensimin e këtij teksti. Ajo që bëhet e qartë pasi të shihet kontributi në ueb-faqe është se gazetari konsulton një numër të madh burimesh, e përcakton së afërmi profesionin e tyre, mirëpo te video-materiali nuk janë shënuar emrat e tyre dhe institucioni prej ku vijnë. Kjo e hap edhe temën për nevojën e ekzistimit të ripërpunimit dhe adaptimit të përmbajtjeve të emituara në televizion kur ato prezantohen në internet.

mavrovoLinku deri te artikulli origjinal: Mavrova mund të fshihet nga harta e parqeve nacionale

Data dhe koha e publikimit: 14.01.2014, 23:54

Data e recensionit: 15.01.2014

Recensues: Мirosllava Burns

Vërtetësia: Në qoftë se ky produkt mediatik prezantohej si tekst, pa video-materialin shoqërues, lexuesi me të drejtë do të pyetej se kush janë ekspretët dhe ekologjistët e përmendur në tekst, për shkak se nuk janë shënuar as emrat e tyre e as emrat e organizatave të tyre. Arsyeja për këtë është mënyra e shkrimit të kontributit (televiziv), i cili pastaj nuk është ripërpunuar për në ueb. Poashtu, mosharmonizimi teknik i kontributit për në televizion dhe për në ueb, shkakton problem në lidhje me atë se nuk janë shkruar as emrat e ekspertëve, e as të organizatave joqeveritare prej ku vijnë ata. Kjo shkakton huti te lexuesit.

Burimet e informatave: Kur krijohet një përmbajtje për në ueb, duhet të dihet se kjo medie dallon nga televizioni dhe se kërkon mënyrë të veçantë të plasimit të temës.  Problemi do të zgjidhej me një ripërpunim të shkurtër të asaja që është publikuar paraprakisht në televizion. Për shembull, në pjesën tekstuale, gazetari ka mundur t’i shkruajë deklaratat e ekspertëve së bashku me emrat e tyre. Në atë mënyrë, madje edhe atëherë kur në video nuk do të paraqiteshin emra e ekspertëve (siç është rasti këtu), megjithatë, lexuesi do të mund të informohej për relevancën e tyre nga teksti. Mundësia teknike e televizionit t’i emitojë në telope emrat e burimeve, kur lajmet emitohen drejtpërdrejtë, nuk e liron medien nga obligimi që përmbajtjen që e plason për mediet tradicionale ta ripërpunojë për në ueb, i cili është medie e veçantë. Ripërpunimet duhe të jenë në funksion të pranimit më të lehtë të përmbajtjes nga ana e lexuesve në momentin kur ata informohen.

Përmbajtësia: Në qoftë se lexuesi nuk e sheh video-materialin pasi ta lexojë tekstin, mund të ballafaqohet me vështirësi sa i përket relevancës së asaj që është shkruar. Në pjesën tekstuale nuk janë shkruar deklaratat e as emrat e burimeve që atribuohen si ekspertë dhe ekologjistë. Janë konsultuar, kushtimisht thënë, “të dyja palët”, edhe ajo eksperte edhe ajo zyrtare e ministrisë.

Kualiteti i titullit: Titulli është korrekt dhe imponohet dilema, më saktë aktualizohet çështja që është me rëndësi për qytetarët. Përveç kësaj, titulli le hapësirë që lexuesi të dëshirojë të kontrollojë se pse Mavrova mund të fshihet nga harta e parqeve nacionale, gjegjësisht për çfarë arsye.

Fotografia: Fotografia është adekuate, e përgjithshme dhe informative dhe e ilustron zonën për të cilën flet teksti. Ai që e tërheq më tepër vëmendjen është video-materiali, pranë të cilit, fotografia është e dorës së dytë.

Përfundimi: Ueb-faqja dhe televizioni janë dy medie të ndryshme, kështu që në përputhje me këtë, edhe nevojat e këtyre dy mediave imponojnë të krijohen përmbajtje të ndryshme për dy platformat e ndryshme. Kjo mund të duket si punë e tepërt, por është trend që ueb-faqja dhe stacioni televiziv të funksionojnë si dy redaksi të veçanta, mund për shkak të nevojave të ndryshme të këtyre dy llojeve të mediave. Domethënë, nuk mund kontributi të merret nga arkivi dhe thjesht të futet në ueb, pa mos u ripërpunuar, sikurse edhe teksti. Në këtë rast kemi një tekst shumë kualitativ në aspekt përmbajtësor, ku gazetari ka arritur të kontaktojë me shumë burime dhe t’i përcjellë qëndrimet e tyre, mirëpo, kjo është e pavlefshme për shkak të mosharmonizimit teknik që i le shikuesit dhe lexuesit pa emrat e burimeve dhe të organizatave prej ku ato vijnë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.