Recension: Malajzianët do ta vërshojnë Shkupin sivjet

Ky tekst në formë të një lajmi të zgjeruar nuk ka pika të përbashkëta me gazetarinë serioze. Ka një pohim që përmendet dy herë dhe ky duhet të jetë lajmi, por askund, me asnjë argument, e as me ndonjë burim, nuk është bazuar pohimi që është thënë në titull dhe në pjesën hyrëse. Аbsurditeti është potencuar edhe më tepër me atë që lajmi, si kontribut dhe si tekst, është publikuar në platformat e shërbimit publik, ku profesionalizmi i gazetarëve do të duhej të ishte një nga atutë kryesore.

MRT - Maleezejci vo MKD

 Linku deri te artikulli origjinalQytetarët e Malajzisë vërshojnë Shkupin këtë vit

Data dhe koha e publikimit: 16.01.2014/17:26 h

Data e recensionit: 19.01.2014

Recensues: Теоfil Bllazhevski

Vërtetësia: Ka më tepër fakte që janë publikuar në tekst, por për atë kryesorin nuk mund të konstatohet vërtetësia.

Burimet e informatave: Në tekst ka përzierje burimesh, të cilat janë zyrtare dhe anonime, por për vetë lajmin – se malajzianët do të vërshоjnë Shkupin sivjet, nuk kemi asnjë burim. Prandaj, nuk mund të vlerësohet se a është relevant, e as a është aktual. Nëse ka pasur burim, ai defintivisht ka qenë i njëanshëm.

Përmbajtësia: Lajmi nuk është gjithpërshirës, para së gjithash, për shkak se nuk kemi asnjë arsyetim për të. Ka një lloj mbështetjeje për disa pohime të tjera në tekst, por jo edhe për lajmin dhe prandaj ai mund të konsiderohet si jopërmbajtësor.

Anshmëria: Gazetarja tregon anshmëri për arsye të panjohura. Ajo nëpërmjet lajmit dëshiron ta bindë publikun se malajzianët do ta vërshojnë Shkupin edhe atë sivjet, e nuk është ofruar asnjë argument për këtë pohim.

Komentimi: Ka komentim se strategjia për turizëm që e ka shkruar qeveria është punë e vështirë dhe se po aq detyrë të vështirë do të kenë edhe agjencitë turistike:

Qeveria krijoi strategji për tërheqjen e mysafirëve, por punë të vështirë kanë edhe agjencitë turistike të vendit.

Koment është edhe ajo se “përmirësojmë diçka që nuk blehet me para”:

Derisa e përmirësojmë atë që nuk blehet me para, qeveria investon 155 milionë euro për promovimin e vendit në 15 panaire botërore, në mesin e të cilave në Londër, Madrid, Stamboll, Berlin.

Оrigjinaliteti/Plagjiatura: Теksti është vepër origjinale, pa dyshim. Është theksuar autori dhe disa burime.

Kualiteti i titullit: Titulli është senzacional. Për shkak se nuk është mbështetur me asgjë, mund ta konsiderojmë për tendencioz dhe ka gjasa prej së paku 50% që të jetë dezinformatë.

Fotografia: Fotografia është realtivisht adekuate. Autorësia e saj nuk është theksuar.

Gjuha e urrejtjes: Nuk ka elemente diskriminuese ose gjuhë të urrejtjes.

Përfundimi: Nëse autorja ka shkruar se “Marsianë do ta vërshojnë Shkupin sivjet”, kjo në esencë asgjë nuk do të ndryshonte për pjesën tjetër të tekstit, që është dashur të jetë lajm i zgjeruar.

Para nesh kemi një lajm që nuk është mbështetur në asgjë. Publikut i është ofruar një titull senzacional – malajzianët do ta vërshojnë Shkupin sivjet. I njëjti pohim është vendosur edhe në fillim të lajmit. Dhe pastaj – asgjë. Pastaj lexuesi ose shikuesi i cili pret që së paku me një argument të sqarohet pohimi i titullit dhe në kokën e lajmit, mbetet i dëshpëruar, për shkak ai mungon.

Në pjesën tjetër të tekstit publiku mund të kuptojë se ai ka të bëjë me gjendjet në turizëm në përgjithësi, dhe në mënyrë jokritike jepen tregues statistikorë dhe debatohet për disa segmente të kësaj problematike (d.m.th. çka mungonka), që të potencohet deklarata se pushteti ekzekutiv maksimalisht përpiqet që turizmi deri në vitin 2020 të marrë pjesë me 5 për qind në PBB-në e krijuar.

Bëhet fjalë për një produkt plotësisht jostandard dhe joprofesional gazetaresk, nga i cili publiku mund të dezinformohet ose së paku të hutohet.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.