Recension: Sa sasi marihuanë duhet për t’u mbidozuar?

marrr_0000_00001-crop-resize

Thënë të vërtetën, dokumenti të cilit i referohet autori i tekstit ekziston dhe përkthimi është bërë si duhet. Por, nxirret në sipërfaqe një fakt mjaft kontraverz, i cili është konfirmuar vetëm nga një gjykatës dhe prandaj është diskutabile sa a mund të trajtohet si e vërtetë e përgjithshme.

Kontestuese në tekst është ajo se ai afirmon një “dozë të rekomanduar” të marihuanës që nevojitet për t’u mbidozuar, në bazë të njohurive që ndërlidhen me përdorimin medicinal të marihuanës, Përfundimi nga teksti është se që të mbidozohet, njeriu duhet të pijë 20.000-40.000 xhointe, që në shikim të parë është një përfundim senzacionalist, por është mbështetur në burim. Duhet theksuar se ky senzacionalizëm nuk është rezultat i asaj se dokumenti të cilit i referohet autori nuk ekziston, por për shkak se është diskutabile se a është gjykatësi burim relevant për atë se sa marihuanë nevojitet që dikush të mbidozohet dhe a është marihuana për të cilën flet ai marihuanë medicinale. Përveç kësaj, dokumenti është i vjetër mbi 25 vjet, kështu që mund të parashtrohet pyetja se mos në ndërkohë ky dokument e ka humbur vlerën nga hulumtimet e reja.

marrrLinku deri te artikulli origjinal:  Recension: Sa sasi marihuanë duhet për t’u mbidozuar?

Data dhe koha e publikimit: 28.11.2013; 11:16

Data e recensionit: 1.12.2013

Recensuese: Мirosllava Burns

Vërtetësia: Për faktet e publikuara është theksuar burimi. Mungon linku deri te dokumenti origjinal që lexuesi vetë të bindet në ekzistimin e dokumentit. Platformat onlajn ku plasohen përmbajtje multimediale e ofrojnë mundësinë që ta orientojnë lexuesin deri te dokumenti origjinal. Vërtetësia e tekstit gazetaresk është mbështetur me dokument, por është diskutabile se sa relevant është ai dokument. Autori nuk e vë në pikëpyetje vërtetësinë e asaj që është theksuar në dokument.

Burimet e informatave: Si burim shfrytëzohet një dokument i vitit 1988 pa e përkthyer atë në tërësi. Që vërtetësia të jetë më e madhe, gazetari ka mundur të vëndojë një link deri te dokumenti origjinal.

Përmbajtësia:  Artikulli transmeton pohime që janë theksuar në dokument. Në qoftë se verifikohet dokumenti origjinal të cilit i referohet autori, do të vihet deri te përfundimi se ai përmban 69 faqe, prej të cilave është përkthyer vetëm një.

Anshmëria: Në tekst prezantohen vetëm fakte që shkojnë në favor të përdorimit të marihuanës, e jo edhe tezat kundërshtuese nga të cilat do të mund të shihej përpunimi gjithpërfshirës i temës.

Komentimi: Në tekst është marrë një pjesë e dokumentit që citohet, por nuk është atribuar, që le përshtypjen se është koment:

Vetëm në SHBA ndërmjet 20 milionë dhe 50 milionë njerëz konsumojnë marihuanë edhe përkundër asaj se ajo është joligjore, e akoma nuk është shënuar ndonjë rast vdekjeje që do të ishte shkaktuar drejtpërdrejtë nga konsumimi i marihuanës.

Оrigjinaliteti/Plagjiatura: Bëhet fjalë për përkthim të transkriptit nga viti 1988, që është bërë ashtu siç duhet, pa manipulim, por nuk është gjithëpërfshirës, gjegjësisht pjesa më e madhe e tij nuk është përkthyer.

Kualiteti i titullit: Në titull nuk potencohet se i gjithë teksti ka të bëjë me marihuanën medicinale. Potencialisht është e rrezikshme të raportohte për “dozën e rekomanduar” të marihuanës. 

Fotografia: Fotografia është publikuar si ilustrim i temës për të cilën flitet në tekst dhe është korrekte.

Përfundimi: Për temat që janë kontarverze, gazetari duhet të konsultojë më tepër burime dhe t’i prezantojë të gjitha aspektet për të mos shkaktuar dëm. Gjithmonë është mirë të konsultohen ekspertët. Publiku lexues do të mund ta interpretonte tekstin edhe si “udhëzues për konsumimin e marihuanës”, për shkak të pohimeve të publikuara për të cilat nuk ka teza adekuate kundërshtuese. Dokumenti të cilit i referohet autori është i para 25 vjetëve dhe do të fitohej një pasqyrë më gjithëpërfshirëse për këtë problematikë, në qoftë se publikoheshin fakte edhe për hulumtimet e mëvonshme për këtë çështje.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.