Recension: Xhemali Mehazi, ky poliglot i vërtetë

ALMAKOS-Xhemali-Mehazi-ky-poliglot-i-vërtetë-crop-resize

E që institucioni i Xhemali Mehazit, si kuadër i BDI-së, flet vetëm “maqedonisht” është lehtësisht e kuptueshme. Bordi Udhëheqës i FSSH (sipas faqes zyrtare) përbëhet nga këto anëtarë: Angell Mitevski, Elena Tërpkovska, Elizabeta Sërbinovska, Lubisha Karanfilovski, Ilija Gligorov dhe Goran Koevski. Pra, edhe në Bordin Udhëheqës vërehet se shqiptarët as për “ilaç” nuk janë të punësuar në këtë institucion të rëndësishëm shtetëror./Almakos”

Një nga mangësitë themelore të këtij artikulli, është pikërisht natyra komentuese e tij, që brutalisht shkel normat e paracaktuara për një kontribut gazetaresk të këtij lloji (informacion). Përgjat këtij shkrimi që tenton të plasohet si informacion, hasim në një sërë mendimesh subjektive të cilat thelbësisht ndikojnë në kontekstin e tij. Për më tepër, ato janë  prezente si në përmbajtje, ashtu dhe në titullin e artikullit, me ç’rast, në internet hapësirën mediale, me siguri kapin syrin e çdo lexuesi që hasë në to. Kjo mënyrë transparente e servimit të komenteve si thelb i informatave,  jo vetëm që përbën një shkelje të egër të standardeve profesionale, por disponon me kapacitete për të manipuluar opinionin e gjërë. Por, saga e gazetarisë së përdhosur nuk përfundon këtu. Në saje të tekstit, poashtu janë detektuar edhe elemente të plagjiaturës, dhe atë në pjesën e deklaratave, të cilat janë huazuar nga një kontribut në medium tjetër.

ALMAKOS   Xhemali Mehazi  ky poliglot i vërtetëLinku deri te artikulli original: Xhemali Mehazi, ky poliglot i vërtetë

Data dhe koha e publikimit: 11.11.2013

Data e recensionit: 20.11.2013

Recensues: Gent Mehmeti

Vërtetësia:  Nuk kemi në dispozicion informata të cilat munden të verifikojnë vërtetësinë e këtij artikulli. Megjithatë, është e qartë tendenca për të komentuar dhe për mos t’u bazuar në burime të verifikuara, gjë që në parim përbën esencën e metodologjisë për verifikim të fakteve në gazetari. Këtej, nëse i përmbahemi këtij parimi, me legjitimitet të plotë mund të konstatojmë se vërtetëmatësi anon kah negativja.

Burimet e informatave: Askund në kuadër të këtij artikulli, nuk ekzistojnë burime të prononcuara në lidhje me pohimet e dhëna. Madje, artikulli nuk lidhet as me burime të treta, të cilat do të kishin verifikuar përmbajtësinë. Një deklaratë e vetme e cila figuron brenda artikullit, vetëm përshkruan shkurt një anomali në istitucionet shtetërore, mirëpo ajo assesi nuk kryen detyrën e burimit për pohimet që plasohen në artikull.

Përmbajtësia: Duket se përmbajtja e artikullit qartë graviton rreth supozimit se drejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësore, Xhemali Mehazi nuk njeh gjuhët të cilat figurojnë në portfolion e tij në kuadër të institucionit që përfaqëson. Megjithatë, është më se e qartë mungesa e informatave të verifikuara që mbështesin këto konstatime. Një nga informatat e vetme që janë cekur në këtë kontekst, është ajo e hezitimit të Mehazit për t’u konfrontuar me homologen e tij maqedonase pasi që ajo i ka ndaluar të shkruan emrin në alfabetin latin.

Anshmëria: Duket se artikulli ka në shënjestër partinë qeveritare shqiptare dhe politikën e saj. Kjo është evidente në disa pika, por qartëzohet në paragrafin e fundit, ku theksohet se institucioni i drejtuar nga Mehazi, si kuadër i BDI-së, përbëhet vetëm nga anëtarë maqedonas.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Në këtë artikull poashtu hasim edhe në plagjiaturë. Burimi i vetëm i evidentuar, deklarata e një qytetari, është huazuar nga një lajm i botuar në televizionin “Alsat” kohë më parë. Deklarata e integruar në tekstin e publikuar në Almakos transmetohet si autentike, gjegjësisht si origjinale dhe jo e huazuar nga “Alsat”.

Kualiteti i titullit: Titulli është në vazhdën e komenteve që përmban teksti. Me një dozë ironie, ai paraqet anën subjektive të informacionit.

Fotografia: Fotografitë e integruara në tekst, në mënyrë korrekte ilustrojnë përmbajtjen e artikullit.

Përfundimi:  Në gazetari ekziston distinkcion i qartë mes komentit dhe lajmit, të cilat përbëjnë kategori në vete . Në shumicësn e rasteve, një simbiozë mes këtyre nuk është e lejuar kur kontributi plasohet si nformacion. Por, edhe në raste kur një gjë e tillë mund të tolerohet, faktet duhet të jenë të përkufizuara mirë, ndërsa komenti të jetë i paraqitur qartë sikur mendim subjektiv i autorit ose redaksisë. Artikulli i recensuar nuk u është përmbajtur rregullave të tilla.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.