Recension: Cila është gënjeshtra në trangujt helmues të Zaevit?

ALFA TV_000_000-crop-resize

Mosmirënjohëse është kur një tekst gazetaresk, siç është rasti këtu, e merr rolin e gjykatësit, jurisë dhe njëkohësisht ekzekutuesit. Pesha e “shkeljes profesionale” është rritur edhe më tepër kur të kihet parasysh tema jashtëzakonisht e rëndësishme për qytetarët, e cila trajtohet jo nga këndi thelbësor, por ai politik.

ALFA TV_000_000Linku deri te artikulli origjinal:  Cila është gënjeshtra në trangujt helmues të Zaevit?

Data dhe koha e publikimit:   20.11.2013 17:07

Data e recensionit:  21.11.2013

Recensues: Vlladimir Mirçeski

Vërtetësia: Menjëherë, që në fillim ballafaqohemi me vështirësi në përcaktimin e dozës së vërtetësisë në tekst. Nuk ka dilemë se ngjarjet me “trangujt maqedonas me pesticide” që janë shkatërruar në Kroaci janë temë e rëndësishme, sikurse edhe pasojat e mundshme që do t’i ketë ky rast, por problematike është qasja në rastin e dhënë.

“Mënyra se si LSDM-ja dhe Zoran Zaevi u ballafaquan me incidentin me trangujt për shumë vetë është po aq skandaloz sa edhe vetë incidenti”.

Konstatim, tepër serioz për t’u bazuar vetëm në formulimin “shumë vetë”. Kush janë ata “shumë vetë” përveç bujqëve të përmendur, pa mos u futur në atë se realisht kë përfaqësojnë ata. Në vazhdim është qëndrimi i opozitës ndaj një pjese të të ashtuquajturve liderë të bujqëve, të cilët, thënë të drejtën, vazhdimisht janë pjesë e “rrethit qeveritar”, lidhet me një deklaratë të vjetër të ish-krytearit të LSDM-së, që është edhe dëshmia kyçe për tezë e ofruar se kushdo që të jetë në krye të opozitarëve, vështirë se do të ketë mirëkuptim për “njeriun e thjeshtë të fushës”. Joserioze! Por, fundi  e zbukuron veprën dhe mu ashtu është. Pas leximit disaherësh arrihet deri te qëllimi kryesor – Udhëheqësi opozitar tani “sikur u shet diçka qytetarëve, të paketuar mirë dhe të shtrenjtë”, por ajo më vonë do të dalë si puna e trangujve: “të dëmshme për të gjithë, edhe për vendin”. Nga ajo që u tha më lartë del se vërtetësia “u thartua” në formulimet e këtilla.

Burimet e informatave: Hasim në kopraci në pjesën e burimeve. Përveç asaj që u përmend më lartë si “shumë vetë dhe të ashtuquajturit njohësit e rrethenave”, në mënyrë të qartë theksohet veteëm edhe qëndrimi i një pjese të bujqv, ndërsa jashtë kontekstit përdoret deklarata e përfaqësuesit të opozitës e një dite më parë. E gjithë kjo nuk mjafton për një nivel themelor të kredibilitetit të tekstit.

Përmbajtësia: Në qoftë se do të kishte qenë shumë ashprë të thuhej se nuk ka, atëherë ndoshta është butë të thuhet se duhet të kërkohet me thjerrëz.

Anshmëria: Në kurriz të përmbajtësisë, në plan të parë del anshmëria. Përshtypja e tillë është e pashmangshme, ndërsa vetë teksti sikur edhe nuk përpiqet së paku ta fshehë atë.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Është vështirë të precizohet se në cilën kategori bën pjesë ky tekst. Autori është theksuar në mënyrë të qartë, por teksti i ofruar, në një formë (shumë) të ngjashme, u paraqite edhe në media të tjera.

Kualiteti i titullit: Titulli është njëri nga elementet më problematike. Së pari, për shkak se është në formë pyetëse dhe pa përdorimin e thonjëzave – gjë që ka mundur të shfrytëzohet më pak si formë e distancimit dhe e dyta është ajo se ofrohet një vendim i prerë. Vendimet e tilla janë punë e gjykatave, e jo e mediave.

Fotografia: Trangull në kavanoz! Përdorim i paqartë dhe i pamenduar mirë i fotografisë, edhe pse bëhet fjalë për raportim televiziv.

Përfundimi: E gjithë ngjarja rreth “trangujeve me shumë pesticide” prej një teme bujqësore u bë temë politike e rendit të parë. Mungojnë produkte gazetareske të cilat deri në fund, nga terreni, e jo vetëm nga konferencat për shtyp, do ta hulumtojnë këtë problem. I tillë është rasti edhe me këtë tekst. Pa argumente të mjaftueshme, tepër i ngarkuar partiakisht dhe politikisht, dhe nga ana tjetër mungon përmbajtësia, informimi dhe, në fund të fundit, vërtetësia. Ka pasur mundësi të bëhet një tekst më i mirë, me të vërtetë shumë, shumë më i mirë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.