Recension: LSDM-ja përgatit fushatë “Prite mjeshtër”, ndërsa Sheqerinska është përgjegjëse për të

Artikull i bazuar në thashetheme në të cilat autori përpiqet në mënyrë të mprehtë të shkruajë për një temë serioze politike, por arrin vetëm të bëjë për të qeshur dhe të diskreditojë.

FireShot Screen Capture #019 - 'СДСМ подготвува кампања „Сечи мајсторе”, а Шекеринска е одговорна - Net Press' - www_netpress_com_mk_mk_vest_asp_id=137128&kategorija=3Linku deri te artikulli origjinal: LSDM-ja përgatit fushatë “Prite mjeshtër”, ndërsa Sheqerinska është përgjegjëse

Data dhe koha e publikimit: 06. 09. 2013

Data e recensionit: 12. 09. 2013

Recensuese: Sonja Zdraveska

Vërtetësia: Artikulli bazohet në deklarata të banorëve të banesave në afërsi të selisë së LSDM-së, vërtetësia e të cilave nuk mund të përcaktohet. Pastaj, përmenden “shkrimet në disa media maqedonase”, pa mos i përmendur artikujt konkretë dhe burimet e tyre.

Burimet e informatave: Аutori i tekstit mbështetet kryesisht në deklaratat e banorëve anonimë të ndërtesave në “Pavell Shatev”. Edhe përkundër deklaratës: “ekipte tona u përpoqën të hulumtojnë se për çka bëhet fjalë”, teksti deri në fund e konstruon ngjarjen, duke iu referuar burimeve të njëjta anonime, të cilat i ndërlidh me “shkrimet në disa media”. Në tekst nuk është kërkuar qëndrimi i LSDM-së, edhe pse i tërë teksti i është kushtuar kësaj partie.

Përmbajtësia: Duke përdorur vetëm një burim të vërtetë, anonim dhe jozyrtar, autori i këtij teksti përpiqet të bëjë një konstruksion në të cilin publikon detaje nga fushata të cilën gjoja e përgatit LSDM-ja. Problemi qëndron në atë se në artikull shpalosen disa detaje, të cilat fqinjët nga ndërtesat përreth nuk ka mundur t’i dijnë. Prandaj, ka mundësi që autori të mos i zbulojë burimet e tij të vërteta, duke përdorur forma si “disa thonë” dhe “pritet”, që le përshtypjen se në tekst ndoshta fshihen disa informata.

Anshmëria: Artikulli është tërësisht i njëanshëm dhe fitohet përshtypja se autori aspak nuk ka pasur për qëllim që të ketë objektivitet dhe balanc. Për shkak se mbështetet vetëm në një burim, teksti nuk e paraqet të vërtetën e plotë, ndërsa vërtetësia e gjithë asaj që është shkruar nuk mund të përcaktohet.

Komentimi: Аutori vend-vende futet në konstruksione komplet paushalle në kundërshtim me rregullat gazetareske, të cilat në mënyrë plotësuese e minojnë objektivitetin e artikullit:

“Banorët e banesave konfirmojnë se derisa ka zgjatur biseda, Radmilla Sheqerinska, poashtu ka ditur të dalë nga dritarja ku e kanë dëgjuar fjalimin dhe me psherëtima shikimi i saj ka përfunduar në largësi. Disa thonë se madje ka edhe ngazëllim, edhe pse ajo vetë nuk dëshiron ta pranojë një gjë të tillë.”

Këto vende në tekst nuk janë ndarë nga pjesët, të cilat autori i paraqet si fakte.

Kualiteti i titullit: Nga titulli fitohet përshtypja se LSDM-ja përgatit fushatë të quajtur “prite mjeshtër”, që tregohet si jo e saktë kur të lexohet teksti.

Fotografia: Artikulli është i ilustruar vetëm me një fotografi të Radmilla Sheqerinskës nga arkvi, autori i së cilës nuk është theksuar.

Përfundimi: Nëpërmjet titullit, por edhe nëpërmjet gjithë tekstit, autori në mënyrë të pasuksesshme përpiqet të fusë një ton shakatar në një temë serioze politike. Duke iu referuar burimeve anonime dhe jozyrtare, në kombinim me konstruksionet vetjake, fitohet përshtypja se autori ka pasur për qëllim jo të raportojë dhe të informojë, por të tallë dhe të diskreditojë. Pjesë të tekstit përmbajnë komente të cilat autori përpiqet t’i “fusë” ndërmjet fakteve dhe t’i paraqesë si të vërteta, edhe pse bëhet fjalë për interpretime të tija paushalle. Teksti përmban elemente legjitime për një lajm, por mënyra se si është shkruar sugjeron se ai është tendencioz.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.