BDI: Inkuadrimi dhe avancimi i nëpunësve shtetërorë nuk do të jetë objekt i diktateve politike

Në përputhje me kërkesat e Komisionit Europian e në drejtim të plotësimit të agjendës euro-integruese të Maqedonisë, në periudhën e ardhshme, Bashkimi Demokratik për Integrim do të punojë dhe sigurojë se: Inkuadrimi dhe avancimi i nëpunësve shtetërorë nuk do të jetë objekt i diktateve politike dhe do të zhvillojë sistem të karrierës në bazë të meritave;
Arsyetim:

Sipas raporit të fundit të BE-së për vitin 2010, Brukseli është i brengosur për krieteret sipas të cilave mbushen zyrat shtetërore, ndikimin politik, si dhe faktin se administrata mbetet tepër voluminoze, e partizuar dhe joefikase. Komisioni Evropian në Raportin për përparimin në vitin 2010, theksoi: „Mbetet brenga në lidhje me politizimin e administratës publike”.

Poashtu, brengosës është fakti se në fillim të vitit, me procedurë të shkurtuar, nga ana e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë u miratuan ndryshime në dy ligje kyçe të cilat e rregullojnë fushën e administratës shtetërore dhe të asaj publike: Ligji për organizim dhe punë të organeve të adnimistratës shtetërore dhe Ligji për nëpunësit shtetëror . Me ndryshimet e këtyre dy ligjeve u bë ndërhyrje në strukturën ekzistuese të organeve dhe trupave shtetërore dhe me kompetenca nga fusha e adminsitratës publike, si dhe rregullimin e procedurave për avancim dhe ndërprerje të punësimit të nëpunësve shtetërorë. Me këtë, u hap mundësa për partizim plotësues (në vend të reformës) të administratës, që është duke u zhvilluar tashmë me vite të tëra.

Edhe sipas kryetarit të Komisioni Evropian, Zhoze Manuel Barozo dhe Komisionerit për zgjerim, Shtefan Fyle, që ishin në Maqedoni në prill të këtij viti, Maqedonia akoma ka problem me administratën e politizuar.

Linke:

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.