Udhëzime për regjistrim, plotësim dhe fshirje nga lista zgjedhore

Kontrolloni nëse jeni të regjistruar në listën zgjedhore. Në ditën e zgjedhjeve do të jetë shumë vonë. Foto:KSHZ/skrinshot

 

 

Si t’i azhurnoni të dhënat tuaja në listën zgjedhore ( regjistrim, fshirje ose ndryshim/plotësim) të cilat janë detyrime të Komisionit shtetëror zgjedhor dhe si të kërkoni drejtësinë përpara Gjykatës Administrative nëse nuk jeni të kënaqur me vendimin e Komisionit

 

Shkruan: Aleksander Georgiev, advokat
 

Sipas nenit 31, paragrafi 2, pika 28-g nga Kodi Zgjedhor, Komisioni shtetërorë zgjedhor ( KSHZ) publikoi listën zgjedhore në ueb faqen me këto të dhëna: emri, mbiemri dhe adresa e votuesve

 

KSHZ bën regjistrimin, plotësimin dhe fshirjen në listën zgjedhore edhe me kërkesë të qytetarëve, dhe në bazë të Rregullores për metodologjinë për qasje të tërësishme, bën ndryshime dhe fshirje të të dhënave në listën zgjedhore. Nëse gjatë kontrollimit vërtetohet se ai apo ndonjë qytetar tjetër nuk është regjistruar në listën zgjedhore apo nëse duhet të regjistrohet, të plotësohet ose të fshihen të dhënat  ka të drejtë deri tek zyra rajonale e KSHZ të bëj kërkesë për regjistrimin,plotësimin ose fshirjen e të dhënave nëse ka prezantuar dokumentacionin përkatës.

(kontrolloni të dhënat tuaja në listën zgjedhore KËTU)

 

 

AZHURNIMI ME KËRKESË TË QYTETARËVE

Qytetarët kanë të drejtë të kontrollojnë listën zgjedhore në zyrat rajonale të KSHZ ose në internet përgjatë tërë vitit. Nëse gjatë kontrollit të listës zgjedhore qytetari vërteton se nuk është i regjistruar në të ose vërtetohet që duhet të bëhet plotësim ose fshirje e të dhënave, ka të drejtë në zyrën rajonale ose në zyrat e KSHZ –së të paraqesë kërkesë për regjistrim, plotësim ose fshirje të të dhënave në një formular të veçantë bashkangjitur me dokumentacionin përkatës:

  • për t’u regjistruar në listën zgjedhore –letërnjoftim ose pasaportë
  • për ndryshim të të dhënave në listën zgjedhore – letërnjoftim ose pasaportë
  • për fshirje të të dhënave nga lista zgjedhore–  certifikatën e vdekjes ose certifikatë nga libri amë i të vdekurve, vendim i plotfuqishëm gjyqësor për ndaljen e aftësisë për të vepruar
  • Vendim për të hequr dorë nga shtetësia e Maqedonisë lëshuar nga Ministria e Brendshme.

Kërkesat parashtrohen në zyrat rajonale dhe në zyrat e KSHZ-së në varësi prej vendit ku jeton. Kërkesat për t’u fshirë nga lista zgjedhore mund t’i paraqes anëtar i afërt i familjes.

Shtetasit e Republikës së Maqedonisë të cilët janë në punë të përkohshme ose qëndrim të përkohshëm jashtë shtetit, nëse gjatë kontrollit në PKD gjegjësisht konsullatat vërtetojnë që ai ose ndonjë qytetarë nuk është i regjistruar në listën zgjedhore ose vërtetohet se duhet të bëhet regjistrimi, plotësimi apo fshirja e të dhënave. Kërkesën për regjistrim, plotësim apo fshirje të të dhënave me të cilën ofrohet edhe dokumentacioni përkatës dorëzohen me postë elektronike nëpërmjet PKD, gjegjësisht konsullatat deri tek KSHZ ose drejtpërdrejt në KSHZ.

1.KËRKESË PËR REGJISTRIM NË LISTËN ZGJEDHORE

Kërkesa për regjistrim në listën zgjedhore parashtrohet personalisht me formular të veçantë në KSHZ ose në zyrën rajonale ose në zyrën e KSHZ-së sipas vendbanimit të parashtruesit të kërkesës. Qytetarët të cilët jetojnë në Republikën e Maqedonisë me kërkesën për regjistrim dorëzojnë në kontroll letërnjoftim të vlefshëm ose pasaportë.

Qytetarët të cilët janë me punë të përkohshme jashtë shtetit apo me qëndrim të përkohshëm jashtë shtetit kërkesën për regjistrim në listën zgjedhore e dorëzojnë nëpërmjet postës elektronike nëpërmjet PKD, gjegjësisht konsullatat deri tek KSHZ ose drejtpërdrejtë në KSHZ  e gjithë kjo për përdorim të dokumenteve origjinale ose kopjeve të vërtetuar në notarë.

Me kërkesën i bashkëngjitet dëshmi se janë në punë të përkohshme apo qëndrim jashtë shtetit dhe pasaportë të vlefshme. Këto persona regjistrohen sipas adresës në Republikën Maqedonisë të regjistruar në pasaportë.

KSHZ, gjegjësisht zyra rajonale ose zyra e KSHZ deri tek e cila është parashtruar kërkesa në afat prej tre ditëve nga pranimi i të njëjtës do të vërtetojë saktësinë e të dhënave dhe dokumenteve të ofruara dhe, nëse vërteton se kërkesa është bazuar në bazë të dokumenteve të besueshme do të sjell vendim për regjistrimin e personit në listën zgjedhore.

Vendimi me fletë dorëzimin i dorëzohet parashtruesit të kërkesës. Pas plotfuqishmërisë së vendimit, zyra rajonale ose zyra e KSHZ deri tek e cila është dërguar kërkesa, të dhënat për regjistrim i dërgon në Sektorin për listën zgjedhore në formularin IS-1 për regjistrimin e tyre në listën zgjedhore.

 

2.KËRKESË PËR FSHIRJE NGA LISTA ZGJEDHORE

Kërkesa për fshirje nga lista zgjedhore parashtrohet me formular të veçantë deri tek KSHZ ose deri tek zyra rajonale përkatëse ose zyra e KSHZ –së sipas vendbanim së parashtruesit të kërkesës.

Varësisht nga baza/arsyeja për fshirje, qytetarët bashkë me kërkesën për fshirje parashtrojnë në kontrolle raport të vdekjes ose certifikatë prej librit amë të të vdekurve, vendim për të hequr dorë nga shtetësia e Maqedonisë e sjellë nga ana e Ministrisë për punë të brendshme ose vendim për marrjen e aftësisë për të vepruar i sjellë nga ana e gjyqit themelor e cila i referohet personit i cili e parashtron kërkesën.

KSHZ, gjegjësisht zyra rajonale ose zyra E KSHZ deri tek e cila është dorëzuar kërkesa në afat prej tre ditësh nga pranimi i të njëjtës do të kontrolloj saktësinë e të dhënave dhe dokumentacionit të ofruar dhe nëse vërteton që kërkesa është bazuar në bazë të dokumentacionit të besueshëm do sjellë vendim për fshirjen e personit për të cilin është bërë kërkesa nga lista zgjedhore.

Vendimi me fletë dorëzimin  i dorëzohet parashtruesit të kërkesës.

Pas plotfuqishmërisë së vendimit të sjellë, zyra rajonale ose zyra e KSHZ deri tek e cila është dorëzuar kërkesa, të dhënat për fshirje ( me theksim të detyruar të arsyes dhe dokumentin për fshirje) i dorëzon në formularë IS-2 deri tek Sektori për listën zgjedhore, i cili e realizon fshirjen e personit adekuat nga lista zgjedhore.

3.KËRKESË PËR PLOTËSIMIN/NDRYSHIMIN E TË DHËNAVE NË LISTËN ZGJEDHORE

Kërkesa për plotësimin/ndryshimin e të dhënave në listën zgjedhore bëhet personalisht me formular të posaçëm deri tek KSHZ ose në zyrën rajonale përkatëse ose zyrën e KSHZ sipas vendbanimit të parashtruesit të kërkesës.

Qytetari kërkesës për plotësim/ndryshim të të dhënave në listën zgjedhore ofron në kontroll letërnjoftim të vlefshëm ose pasaportë. KSHZ, gjegjësisht zyra rajonale ose zyra e KSHZ deri tek e cila është parashtruar kërkesa në afat prej tre ditësh nga marrja e të njëjtës do të marrë vendim për plotësimin/ndryshimin e të dhënave në listën zgjedhore.

Vendimi me fletë dorëzimin i dorëzohet parashtruesit të kërkesës.

 

DETYRIMET E KSHZ PAS PARASHTRIMIT TË KËRKESËS

KSHZ më së voni në afat prej tre ditësh nga dita e pranimit të kërkesës do të verifikoj saktësinë e të dhënave dhe dokumenteve të ofruara nga ana e qytetarit dhe nëse vërteton se kërkesa është e arsyeshme, me vendim në bazë të dokumentacionit të besueshëm dhe në përputhshmëri me Rregulloren për metodologjinë e qasjes së tërësishme, kryerjen e ndryshimeve dhe fshirjen e të dhënave në listën zgjedhore do të bëjë regjistrimin, plotësimin ose fshirjen e të dhënave në listën zgjedhore, e në të kundërtën do të sjell vendim me çka do ta refuzoj kërkesën.

Kundër vendimit të KQZ qytetari në afat prej tre ditëve nga dita e pranimit të vendimit mund të ngrejë padi për konflikt administrativ në Gjyqin administrative. Pas padisë, Gjykata administrative vendos në afat prej tre ditëve nga dita e pranimit të padisë.

Vendimi i plotfuqishëm  i Gjykatës administrative, i marrë pas padisë, është bazë për regjistrim, ndryshim dhe fshirje të të dhënave në listën zgjedhore.

Kontakt informacionet për zyrat rajonale të KSHZ mund t’i gjeni KËTU.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.