Zoran Shapuriq

 

Ministër pa resor në qeverinë e Zoran Zaevit prej vitit 2017

 

JETA PRIVATE

– Ka lindur në vitin 1958 në Nish, në ish Republikën Socialiste Serbe

 

ARSIMIMI

-Shkollimin fillor e ka kryer në Strumicë, ndërsa në Shkup ka përfunduar edhe shkollimin e mesëm edhe shkollimi  e lartë – ka diplomuar në Fakultetin Juridik “Justiniani i parë”, panë UKM-së. Më pas në UKM kryen studimet pos-diplomike, përfshirë këtu edhe doktoraturën.

 

KARRIERA

-Në vitet e tetëdhjeta dhe në fillim të viteve të nëntëdhjeta ka punuar si stazhier në Gjykatën Kushtetuese të SRM, në kompanitë MZT Komerc dhe MZT, ndërsa ka qenë dhe zëvendës drejtor i përgjithshëm në Ndërmarrjen Publike “Parqe dhe Gjerlbërim” në Shkup.

-Pas vitit 2005 hynë edhe në arsim dhe sipas biografisë zyrtare ka qenë/është docent, profesor i rregullt dhe ne honorar në Kolegjin Amerikan, ku ligjëron më shumë lëndë nga fusha e mjedisit jetësor, por edhe të drejtën e vetëqeverisjes lokale dhe të drejtën kushtetuese.

 

KARRIERA POLITIKE

-Pjesë e udhëheqësisë së partisë Liberal-Demokrate

-Në 20 vitet e fundit ka karrierë aktive politike, nga kryetari i Komunës së Kisella Vodës, deputet në Kuvendin e RM-së prej vitit 1994 deri në vitin 1998, deri në Ministër të  Mjedisit Jetësor prej vitit 2004 deri në vitin 2006

– Është zgjedhur ministër pa resor në qeverinë e RM-së së Zoran Zaevit me 31.05.2017.

 

 

BURIME:

 

– Собрание на РМ – Предлог за состав на Влада на РМ

– Министерство за животна средина и просторно планирање