VMRO-DPMNE: Rekonstruim rrugës rajonale Strugë – Dibër

ВМРО-ДПМНЕRekonstruimi i këtij aksi rrugor në gjatësi prej 27 km me gjerësi të korsisë prej 6 metrash i lidhë qytetet e Dibrës dhe Strugës, si dhe vendbanimet Otishani, Xhepishtë, Veleshtë dhe Vranisht të cilat gravitojnë te ky aks rrugor. Vlera e projektit është 4,6 milionë euro, ndërsa mjetet janë siguruar nga huaja e marrë nga Bank Evropiane për rindërtim dhe zhvillim, si dhe një pjesë është konfinancim nga buxheti i Republikës së Maqedonisë. [Afati: prill 2012]

Arsyetimi:

Të dhënat e fundit që janë në dispozicion për rindërtimin e rrugës rajonale Strugë – Dibër janë nga 8 shtatori 2010, kur ishin rekonstruar 24,2 km të këtij aksi.

Në shtator të vitit 2012 ka filluar rekonstruimi i pjesës Strugë – Vevçan.

Më 8 shkurt 2013, në ueb-faqen e BERZH-it është publikuar tender për ndërtimin dhe rekonstruimin e rrugëve rajonale, në mesin e të cilave është edhe rruga rajonale Strugë – Dibër. Tenderi është i hapur deri më 29 mars 2013,  ndërsa sipas deklaratve të personave zyrtarë, rruga rajonale Strugë – Dibër duhet të përfundojë deri në fund të vitit 2013.

Linke:

Vlerësuar nga: Marija Tegovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.