VMRO-DPMNE: Rekonstruim rrugës rajonale Strugë – Dibër
Rekonstruimi i këtij aksi rrugor në gjatësi prej 27 km me gjerësi të korsisë prej 6 metrash i lidhë qytetet e Dibrës dhe Strugës, si dhe vendbanimet Otishani, Xhepishtë, Veleshtë dhe Vranisht të cilat gravitojnë te ky aks rrugor. Vlera e projektit është 4,6 milionë euro, ndërsa mjetet janë siguruar nga huaja e marrë nga Bank Evropiane për rindërtim dhe zhvillim, si dhe një pjesë është konfinancim nga buxheti i Republikës së Maqedonisë. [Afati: prill 2012]
Arsyetimi:
Të dhënat e fundit që janë në dispozicion për rindërtimin e rrugës rajonale Strugë – Dibër janë nga 8 shtatori 2010, kur ishin rekonstruar 24,2 km të këtij aksi.
Në shtator të vitit 2012 ka filluar rekonstruimi i pjesës Strugë – Vevçan.
Më 8 shkurt 2013, në ueb-faqen e BERZH-it është publikuar tender për ndërtimin dhe rekonstruimin e rrugëve rajonale, në mesin e të cilave është edhe rruga rajonale Strugë – Dibër. Tenderi është i hapur deri më 29 mars 2013, ndërsa sipas deklaratve të personave zyrtarë, rruga rajonale Strugë – Dibër duhet të përfundojë deri në fund të vitit 2013.
Linke:
- JugoInfo (01.06.2012): Do të zgjerohet rruga Radovish – Konçe – Lubnicë. [Qasur më: 13.02.2013]
- Build.mk (14.07.2012): Deri në fund të vitit do të përfundohen 74 kilometra rrugë rajonale dhe 176 kilometra rrugë lokale [Qasur më: 13.02.2013]
- Sitel (14.07.2012): Gjorgiev: 176 kilometra rrugë lokale dhe 74 kilometra rrugë rajonale deri në fund të vitit [Qasur më: 13.02.2013]
- Sitel (26.01.2013): Пlëshohet në përdorim aski rrugor Surdulicë – Radiçevë në rrugën magjistrale Shtip – Strumicë [Qasur më: 13.02.2013]
- Build.mk (08.02.2013): Shpallet tenderi për rekonstruimin e katër rrugëve rajonale [Qasur më: 13.02.2013]
- European Bank for Reconstruction and Development (08.02.2013): Project: Rehabilitation and Improvement of Regional Roads [Qasur më: 13.02.2013]
Vlerësuar nga: Marija Tegovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari