U riparua Sh.F. “Kultura” në Mateç

Projekti: Rikonstruimi i Sh.F  “Kultura”, Mateç (Likovë)

Vlera: 615.000 denarë

Afati i realizimit: 2016-2018

ARSYETIM: Në Konventën promovuese të Bashkimit Demokratik për Integrim, Zgjedhjet 2014, faqe 284/61 u premtua rikonstruimi i Shkollës Fillore “Kultura”, Mateç (Likovë). Si afat i fundit për realizim të projektit u përcaktua viti 2018. Deri më tani (25.10.2016) ky projekt është i realizuar

Më 16.10.2016, nga Shërbimi Informativ i Komunës së Likovës njoftuan se kanë filluar punimet për rikonstruimin e Shkollës Fillore “Kultura”, fshati Mateç, shkollë e cila nuk kishte kushte të duhura për ndjekje të mësimit efikas dhe kualitativ. Deri më këtë datë po zhvilloheshin punimet lidhur çatinë e shkollës, nxehjes qendrore, dyert dhe disa dritare, poçet elektrike, fasadimi etj.   (burimi: Shërbimi Informativ i Komunës së Likovës, 16.10.2016)

Disa ditë më vonë, gjegjësisht më 28.10.2016 nga Shërbimi Informativ i Komunës së Likovës njoftuan se punët janë zhvilluar me intensitet të duhur dhe tani më është duke u punuar në pamjen e jashtme të shkollës dhe disa detajeve në brendi (burimi: Shërbimi Informativ i Komunës së Likovës, 28.10.2016)

Për shkak të rinovimit, 300 nxënësit e kësaj shkolle u detyruan që mësimet ti ndjekin në Shkollën fillore “Dituria” në Likovë.

Më 01.11.2016 u përurua përfundimi i punimeve në këtë shkollë. (burimi: RTM2, 01.11.2016)

BURIME:

Vlerësoi: Rabie Abazi


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *