U riparua Sh.F. “Kultura” në Mateç
Projekti: Rikonstruimi i Sh.F “Kultura”, Mateç (Likovë)
Vlera: 615.000 denarë
Afati i realizimit: 2016-2018
ARSYETIM: Në Konventën promovuese të Bashkimit Demokratik për Integrim, Zgjedhjet 2014, faqe 284/61 u premtua rikonstruimi i Shkollës Fillore “Kultura”, Mateç (Likovë). Si afat i fundit për realizim të projektit u përcaktua viti 2018. Deri më tani (25.10.2016) ky projekt është i realizuar
Më 16.10.2016, nga Shërbimi Informativ i Komunës së Likovës njoftuan se kanë filluar punimet për rikonstruimin e Shkollës Fillore “Kultura”, fshati Mateç, shkollë e cila nuk kishte kushte të duhura për ndjekje të mësimit efikas dhe kualitativ. Deri më këtë datë po zhvilloheshin punimet lidhur çatinë e shkollës, nxehjes qendrore, dyert dhe disa dritare, poçet elektrike, fasadimi etj. (burimi: Shërbimi Informativ i Komunës së Likovës, 16.10.2016)
Disa ditë më vonë, gjegjësisht më 28.10.2016 nga Shërbimi Informativ i Komunës së Likovës njoftuan se punët janë zhvilluar me intensitet të duhur dhe tani më është duke u punuar në pamjen e jashtme të shkollës dhe disa detajeve në brendi (burimi: Shërbimi Informativ i Komunës së Likovës, 28.10.2016)
Për shkak të rinovimit, 300 nxënësit e kësaj shkolle u detyruan që mësimet ti ndjekin në Shkollën fillore “Dituria” në Likovë.
Më 01.11.2016 u përurua përfundimi i punimeve në këtë shkollë. (burimi: RTM2, 01.11.2016)
BURIME:
- Konventa promovuese e Bashkimit Demokratik për Integrim, faqe faqe 284/61;
- |16.10.2016 dhe 28.10.2016| Punimet në Sh.f Kultura, Mateç (Shërbimi Informativ i Komunës së Likovës, 25.10.2016);
- |01.11.2016| Mateç, promovohet shkolla e rikonsuuar (RTM2, shikuar më 01.11.2016);
Vlerësoi: Rabie Abazi
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari