Shkupi ngelet pa impiant për përpunimin e mbeturinave organike

Shkarkim i mbeturinave për të kompostuar pleh. Foto: wikipedia.

PROJEKT:  HAPJA E KOMPOSTËS SË RE

Përshkrim i projektit – Me realizimin e këtij projekti, do të ndërtohet vend për kompostim të plehrave në territorin e qytetit të Shkupit, me çka do të mundësohet që prej mbeturinave të gjelbra të fitohet pleh, i cili do të ketë përdorim të gjerë. (Afati: 2015/2016)

 

ARSYETIM:

Në fushatën parazgjedhor të zgjedhjeve lokale të vitit 2013, kryetari aktual i Shkupit, Koce Trajanovski, mes tjerash, premtoi edhe ndërtimin e objektit bashkëkohor për përpunim të plehrave organik, të biodegradueshme në kompost – pleh natyral. (faqe 24 nga Programi në pjesën e veprimtarive komunale)

Kërkimet në internet, përfshirë këtu edhe pjesën e mediumeve, kërkimet në ueb-faqen e qytetit të Shkupit, listimi në llogaridhënien e VMRO-DPMNE-së për realizimin e projekteve (sepse Trajanavski është kryetar i kandiduar nga kjo parti), tregoi se ky premtim është i parealizuar.

Kërkimi i “Vërtetmatësit” tregoi se, në vend të Shkupit, Prespa është e para dhe e vetmja e cila ka kompost publik në Maqedoni, i cili është lëshuar në përdorim në vitin 2014, si pjesë e projektit për mbrojtje të Liqenit të Prespës.

Ekzistojnë informacione se dhe një pjesë e deponisë në Prilep që në vitin 2013 do të duhej që të kishte impiant për përpunimin e mbeturinave organike në plehra organik, por nuk ka konfirmim se është realizuar.

Për Shkupin, përkrah objektit të veçantë, është premtuar edhe ndërtimi i një objekti shtesë edhe në Deponinë Drislla.

Duke pasur parasysh se afati për implementim të projektit “hapja e kompostës së re”, është pjesë e programit zgjedhor të Trajanvoskit, është viti 2015-2016 (mandati përfundon në maj të vitit 2017), ndërsa deri më tani (23.03.2017), këtë premtim e vlerësojmë si të parealizuar.

 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Teo Bllazhevski


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.