Shkupi ngelet pa impiant për përpunimin e mbeturinave organike
PROJEKT: HAPJA E KOMPOSTËS SË RE
Përshkrim i projektit – Me realizimin e këtij projekti, do të ndërtohet vend për kompostim të plehrave në territorin e qytetit të Shkupit, me çka do të mundësohet që prej mbeturinave të gjelbra të fitohet pleh, i cili do të ketë përdorim të gjerë. (Afati: 2015/2016)
ARSYETIM:
Në fushatën parazgjedhor të zgjedhjeve lokale të vitit 2013, kryetari aktual i Shkupit, Koce Trajanovski, mes tjerash, premtoi edhe ndërtimin e objektit bashkëkohor për përpunim të plehrave organik, të biodegradueshme në kompost – pleh natyral. (faqe 24 nga Programi në pjesën e veprimtarive komunale)
Kërkimet në internet, përfshirë këtu edhe pjesën e mediumeve, kërkimet në ueb-faqen e qytetit të Shkupit, listimi në llogaridhënien e VMRO-DPMNE-së për realizimin e projekteve (sepse Trajanavski është kryetar i kandiduar nga kjo parti), tregoi se ky premtim është i parealizuar.
Kërkimi i “Vërtetmatësit” tregoi se, në vend të Shkupit, Prespa është e para dhe e vetmja e cila ka kompost publik në Maqedoni, i cili është lëshuar në përdorim në vitin 2014, si pjesë e projektit për mbrojtje të Liqenit të Prespës.
Ekzistojnë informacione se dhe një pjesë e deponisë në Prilep që në vitin 2013 do të duhej që të kishte impiant për përpunimin e mbeturinave organike në plehra organik, por nuk ka konfirmim se është realizuar.
Për Shkupin, përkrah objektit të veçantë, është premtuar edhe ndërtimi i një objekti shtesë edhe në Deponinë Drislla.
Duke pasur parasysh se afati për implementim të projektit “hapja e kompostës së re”, është pjesë e programit zgjedhor të Trajanvoskit, është viti 2015-2016 (mandati përfundon në maj të vitit 2017), ndërsa deri më tani (23.03.2017), këtë premtim e vlerësojmë si të parealizuar.
BURIME:
- (2013) Коце Трајановски – Нови дела за нов напредок, нови дела за подобро Скопје (стр.24) – [Пристапено на 23.03.2017]
- (2017) Град Скопје – Официјален портал на Град Скопје – [Пристапено на 23.03.2017]
- (2014) Вечер – Прва компостара во регионот – [Пристапено на 23.03.2017]
- (2013) Билд – Прилеп ќе ја пренаменува постоечката депонија во фабрика за отпад -[Пристапено на 23.03.2017]
Vlerësoi: Teo Bllazhevski
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari