Sanimi i rrugëve të dëmtuara në Tetovë në pranverë

 

Rikonstruktimi i rrugëve kryesore në qytet (Plani Urbanistik shumë sektorësh për zhvillim ka paracaktuar qëllime afatgjata për zhvillimin e zonave urbane dhe manaxhimin me to sipas Planit ekzistues Urbanistik, ku janë përcaktuar prioritet për rehabilitimin e infrastrukturës rrugore ekzistuese dhe ndërtimin e rrugëve të reja)

 

ARSYETIM:

Në fushatën parazgjedhore në zgjedhjet lokale (tetor 2017) dhe në Konvetën promovuese të kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifi dhe në programin politik në pjesën Infrastruktura rrugore, pakrimi dhe transporti publik (faqe 23)flitet për përmirësimin dhe sanimin e infrastrukturës rrugore në qytet. Deri në momentin kur është shkruar ky teskt (27.02.2018), përveç intervenimeve të bëra në mandatin paraprak dhe në periudhën parazgjedhore (vjeshtë 2017), në mandatin e ri të kryetares së Arifi nuk ka aktivitete për sanimin e rrugëve, edhe pse një gjë e tillë është e nevojshme për pjesën më të madhe të rrugëve kryesore në qytet. Kështu që, ky premtim i saj parazgjedhor për “rikonstruktimin e rrugëve kryesore në qytet”, deri më tani e vlerësojmë si të parealizuar. 

Mediumet me 17.02.2018, informuan që “qytetarët e Tetovës ankohen se shumë problemet infrastrukturore sanohen shumë ngadalë”. 

Ato ankohen se disa rrugë kryesore në qytetet janë problematike, me gropa dhe kanë nevojë për intervenim.  Sipas vozitësve, kjo dukuri nuk është e panjohur në qytetin e Tetovës pasi që shpeshherë gropat që duhet të sanohen, me ditë të tëra qëndrojnë të prera dhe mbulohen me asfalt me shumë vonesë. 

Problematikë janë një pjesë e madhe e rrugëve, si për shembull, rruga e cila të çon drejta banjave të qytetit, rruga kah shkolla e muzikës, ndërsa për sanim kanë më shumë  rrugë të cilët kanë përfunduar para zgjedhjeve. Me probleme të njëjta ballafaqohen edhe rruga “Bllagoja Toska”, ndërsa rruga “Industriale”, përveç nevojës për sanim, problem përbën edhe vjedhja e pusetave. Nevojë për intervenim ka edhe në rrugën e cila të çon kah banja e Tetovës, për të cilën mediumet informuan se duhet që të zgjidhjet edhe problemi em erozionin e tokës në këtë rrugë.

Të pyetur prej mediumeve rreth asaj se kur do të sanohen rrugët e dëmtuara, prej Komunës së Tetovës thonë se intervenime të këtilla do të bëhen kur do të përmirësohen kushtet klimaterike. Udhëheqësit e Sektorit për tokën ndërtuese dhe komunikim në Komunën e Tetovës, Arsim Nuredini, thotë:

Janë ndarë mjetet e nevojshme për sanimin e gropave në rrugët e qytetit dhe në rrugët tjera që janë në kompetencë të Komunës së Tetovës. Kur të lejojnë kushtet, do të fillohet me mbushjen e këtyre gropave dhe kjo është në bazë të programit për punë për këtë vit.

Duke pasur parasysh se të gjithë informacionet e prezantuara në këtë shkrim, por edhe kontrolli jonë në terren, mund të konstatojë se rrugët e sipërpërmendura në Tetovës kanë nevojë për intervenim, që një gjë e tillë të ndodh sipas Komunës së Tetovës, duhet që tëpritet deri në pranverë. Për këtë, tani për tani (27.02.2018) këtë premtim, e vlerësojmë si të parealizuar. 

BURIME:


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *