Pyetja e gazetarit nuk mund të manipulojë opinionin, zotëri ministër Spasovski

Oliver Spasovski. Foto: screenshot

Pyetja e gazetarit deri te ministri rreth asaj se si mundet licencat për provimet për patentën e shoferit i kanë marr firmat e formuara disa ditë para konkursit është pyetje gazetareske tërësisht legjitime. Përgjigja e ministrit se gazetari po manipulon opinionin me atë konstatim është spin, por mund të kuptohet edhe si shtypje mbi lirin e gazetarisë dhe mediumeve në parashtrimin e pyetjeve

 

Pyetja e gazetarit deri te ministri rreth asaj se si mundet licencat për provimet për patentën e shoferit i kanë marr firmat e formuara disa ditë para konkursit është pyetje gazetareske tërësisht legjitime. Përgjigja e ministrit se gazetari po manipulon opinionin me atë konstatim është spin, por mund të kuptohet edhe si shtypje mbi lirin e gazetarisë dhe mediumeve në parashtrimin e pyetjeve

 

Shkrua: Teofil Bllazhevski

 

Ministri Oliver Spasovski në bisedë për emisionin “360 Shkall” doli me konstatimin se redaktori dhe moderatori manipulon opinionin kur parashtron pyetjen rreth vendimeve të MPB-së për kompanitë e reja të cilat morën licencën për provimin e patentës së shoferit, diçka që e vlerësojmë si të vërtetë të shtrembëruar gjegjësisht spin: 

Pyetja e gazetarit: … Një pjesë e kompanive të cilat morën licencën për qendra provimi u krijuan disa ditë para publikimit të shpalljes publike?

Spasovski: Dua të them se edhe ky konstatim të cilin e nxirrni është manipulim absolut me opinionin, për atë se vetëm një qendër provimi, në një rajon, si është Shkupit konkretisht – ka pasur licencë 10 vite. Është shumë logjike që të gjithë kompanitë e tjera që konkurrojnë nuk mund të jenë kompani të vjetra…Shihni, të gjithë kompanitë që kanë konkurruar në shpallje janë të reja – shtatë ditë, dhjetë ditë, pesë ditë etj…Çështja më e rëndësishme është kompania, nuk është e rëndësishme se kur janë formuar dhe për sa kohë veprojnë, por është e rëndësishme se çfarë kapaciteti kanë në dispozicion dhe çfarë potenciali: mjete materiale teknike, resurse njerëzore, kushte hapësinore, teknologji informatike…unë nuk i di kushtet për kompanitë konkrete, kushtet i shohin komisionet, mbi baza të atyre kushteve fitohen edhe pikët dhe këtu çështja është absolutisht e pastër sepse bazohet në dispozita ligjore dhe akte nënligjore..Të gjithë kompanitë që kanë marr pjesë në shpallje kanë qenë të reja, përveç të vjetrave që kanë licencë prej 10 viteve.

[Burimi: 360 Shkallë/Youtube, intervistë me Spasovsk-in,data: 09.09.2018]

Kundërspin: Pretendimi i Oliver Spasovskit se pyetja e redaktorit dhe moderatorit të emisionit “360 Shkallë” Vasko Popetreski është manipulim me opinionin, jo vetëm që është e vërtetë e shtrembëruar, gjegjësisht spin, por edhe vet manipulim i mundshëm me opinioni, përkrah asaj se mund të kuptohet edhe si shtypje mbi punën e gazetarëve.

Prej vet pjesës së transkriptit të përmendur më lartë mund të vërehet se për çka bëhet fjalë. Kolegu Popetreski, pyet ministrin Spasovski për rastin me të cilin opinioni ishte i njoftuat, rreth ndarjes së licencave kompanive për provimet e patentës së shoferit në Shkup dhe Strumicë, me çka licencat i kanë fituar kompanitë e themeluara disa ditë para konkurseve publike të MPB-së.

Kësaj ministri Spasovski i përgjigjet se konstatimi i gazetarit është manipulim me opinionin (!?), duke shtuar edhe shpjegimin se një gjë e tillë është logjike, për atë se kompania paraprake e cila ka pasur licencë, e ka pasur atë për 10 vite dhe normalisht se bëhet fjalë për kompani të reja…

Logjika e Spasovski, në të vërtetë, e ngritur edhe nga ana e vet kolegut Popetreski me nënpyetjen se vet Spasovski, i cili më tej në intervistë pranon se të rëndësishme kanë qenë kapacitetet e kompanive që kanë kërkuar të marrin licencën për realizimin e provimeve për patentë shoferi.

Më saktë, pikërisht edhe për këtë shkak pyetjes me konstatimin se kompanitë që kanë konkurruar janë formuar vetëm disa ditë para konkursit publik të MPB-së nuk mund të jetë manipulim me opinion, por pyetje legjitime gazetareske.

Vet Spasovski konstaton se: çështja më e rëndësishme është kompania, nuk është e rëndësishme se kur janë formuar dhe për sa kohë veprojnë, por është e rëndësishme se çfarë kapaciteti kanë në dispozicion dhe çfarë potenciali: mjete teknike materiale, resurset njerëzore, kushtet hapësinore, teknologjia informatike…

Duke kërkuar nëpër faqe e MPB-së hasëm në një shpallje për ndarjen e licencave prej të cilës, si shembull, mund të shihet se bëhet fjalë për përmbushjen e shumë kushteve si parakusht për marrje pjesë në konkurs:

SHPALLJE PUBLIKE

PËR ZGJEDHJEN E PERSONAVE JURIDIK PËR MARRJEN E LICENCËS PËR QENDRA TESTIMI KUMANOVË, OHËR, TETOVË DHE SHTIP

  1. Të drejtë për pjesëmarrje në konkursin publik për zgjedhjen e personave juridik për marrjen e licencës për qendra testimi Kumanovë, Ohër, Tetovë dhe Shtip (në tekstin në vazhdim: “konkurs publik”) ka çdo person juridik i cili përmbush kushtet për punë të parapara me nenin 244 paragrafi (1) prej Ligjit për siguri n[ trafikut rrugor, gjegjësisht:

– të ketë kuadër profesional;

– të ketë organizim në punë;

– të ketë hapësira të pajisura me pajisje të veçanta (kamera) dhe kapacitet teknik-material;

– të ketë autodrom (poligon) në vendbanim dhe filiale në pronësi të qendrës testuese ose me qira, që i plotësojnë kushtet e shkruar dhe kanë elementet e trafikut dhe ato teknike;

– të ketë pajisje informatike për kryerjen e nevojave të punës dhe

– të ketë vetura të kategorive për të cilat qendra për testim është e autorizuar të testojë kandidatët për patentë në pajtim me dispozitat e këtij ligji.

Përkrah kësaj, më poshtë në konkurs ka edhe një dyzin kushtesh të tjera specifike të cilat duhet të plotësohen që të mund kompania që aplikon të shpresojë se do të merr licencën.

A mund të kompanitë të cilat janë krijuar pesë ditë, shtatë, dhjetë ditë para konkursit për lincencë në rajonin e Shkupit dhe Strumicës të mund të plotësojnë kushtet vetëm disa ditë prej formimit? Ndoshta po, ndoshta jo. Por, gjithsesi, është shumë legjitime dhe normale që opinioni të shprehë dyshime dhe përfaqësuesit e opinionit, gazetarët, këtë pyetje t’ia drejtojnë drejtpërdrejtë të parit të institucionit.

Krejt në fund, edhe vet Spasovski edhe përkrah pretendimit se në konkurs kanë marr pjesë të gjithë kompanitë e sapoformuara, në fund të kësaj interviste, përsërit konstatimin, përveç të vjetrave që kanë pasur licencë për 10 vite.

Ndërsa nga shkrimet e një prejse të mediumeve, mund të dihet se bëhet fjalë për kompani dhe qendra testimi të cilat ekzistojnë me dekada:

Sipas vendimit të Ministrisë, kompania e sapoformuar ka fituar tenderi, ndërsa nga loja jozyrtarisht u nxorën AMCM, ASUC Boro Petrushevski, PSS dhe Auto Makedonija 

Auto qendra për testim Shkup morri biznes milionësh sepse në pesë vitet e ardhshme ato do të jenë të vetmit që do të realizojnë testimin teorik dhe praktik për patentën e shoferit. Prej këtij biznesi në qytetin me 700 000 banorë, qarkullojnë deri në 1 milion euro në vit, ndërsa njohësit e fushës thonë se kompani prej shtatë ditës deri te shpallja e konkursit, në vit mund të ketë përfitim edhe mbi 300.000 euro. 

Për shkak të argumenteve të shtruara më lartë mund të vlerësohet se deklarata e Spasovsk-it në përgjigjen e pyetjes se gazetari manipulon opinionin (“Dua të them se edhe ky konstatim të cilin e nxirrni është manipulim i tërësishëm me opinionin”). de fakto është spin. Çështja është tërësisht legjitime dhe nuk bëhet fjalë për manipulim me opinionin. Përgjigja me një përfundim të këtillë jo vetëm që është spin, por mund të jetë edhe manipuluese dhe mund të kuptohet si shtypje mbi punën e gazetarit.

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.