Nuk ka iniciativë për përjashtim të ministrit të Drejtësisë nga Këshilli Gjyqësor

Foto: freepik.es

 

Do të ndërmarrim ndryshime ligjore për përjashtimin e ministrit të Drejtësisë prej Këshillit gjyqësor. 

[BURIM: Programi parazgjedhor i LSDM „Plani për jetë”, faqe 232 , data: dhjetor 2016]

 

ARSYETIM:

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat u mbajtën në dhjetor të vitit 2016, LSDM premtoi se në gjashtë muajt e parë të mandatit “do të ndërmerr iniciativë për ndryshime kushtetuese për përjashtim të ministrit të Drejtësisë nga Këshilli Gjyqësor”. Ky premtim i socialdemokratëve deri më tani (20.08.2018), nuk është realizuar. 

Premtimi i përmendur zgjedhor i LSDM është dhënë në programin e tyre zgjedhor: “Plani për jetë në Maqedoni” dhe është prezent në dy vende. Së pari përmendet, në vet fillimin e Programit – në faqe 30, në kapitullin “Kontrolli mbi qeverinë”, ku në pjesën “Reforma në Këshilli gjyqësor” thuhet:

 Këshilli gjyqësor duhet të jetë mbrojtës dhe garantues i pavarësisë në gjyqësor, dhe jo dorë e zgjatur e qeverisë. Me qëllim që të përjashtojmë çdo mundësi të ndikimit të qeverisë mbi gjyqësorin, do të ndërmarrim iniciativë për ndryshime kushtetuese të përjashtimit të ministrit për drejtësi nga Këshilli Gjyqësor: Për shkak të profesionalitetit të lartë dhe vetëdijes në punën e këtij organi, do të sigurojmë detyrim ligjor për transparencë të dukshme në punën e Këshillit gjyqësor 

 Po ashtu është pjesë edhe e “Plani 180 – reforma urgjente me prioritet në qeverinë e re në 6 muajt e parë”,  në pjesën “Drejtësi, siguri, kontroll i qeverisë” (faqe 232). 

Sipas afatit për realizim të programit të përmendur zgjedhor (në gjashtë muajt e parë të mandatit), iniciativa për ndryshime kushtetuese për përjashtim të ministrit të drejtësisë së Këshillit gjyqësor duhej që të ndërmerrje më së voni deri në fund të nëntorit të vitit 2017 (duke pasur parasysh se qeveri e re e udhëhequr nga LSDM duhej të zgjidhej me 31 maj të vitit 2017)/

Reformat kushtetuese në Këshillin gjyqësor përmenden edhe në Programin për punën e Qeverisë (2017-2020), faqe 22 në korniza të një premtimi për të gjerë – “Qasje deri te drejtësia”, kur janë zotuar për pavarësi, departizim dhe efikasitet të gjyqësorit.

Përsëri, përkundër planeve të këtilla, deri më tani (20.08.2018) kjo nuk ka ndodhur, dhe nuk ka as njoftime se po përgatiten korrigjime të këtilla kushtetuese.

Një iniciativë e tillë për ndryshimin e Kushtetutës nuk përmendet as në llogaridhënien për punën e Qeverisë në vitin e parë të mandatit të saj, të prezantuar me 30.05.2018.

Akoma është në fuqi vendimi kushtetues i vitit 2005 kur u miratuan amendamentet kushtetuese prej XX deri në XXX të cilët janë në lidhje me gjyqësorin. Atëherë me AMENDAMENTI XXVIII u ndryshuar neni 104 i Kushtetutës, në të cilin është rregulluar përbërja e anëtarëve në Këshillin Gjyqësor dhe mandati i tyre. Në këtë nen kushtetues është definuar se:

Neni 104 (AMENDAMENTI XXVIII)

 Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë është organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i gjyqësisë. Këshilli e siguron dhe e garanton mëvetësinë dhe pavarësinë e pushtetit gjyqësor.

Këshillin e përbëjnë pesëmbëdhjetë anëtarë.

Sipas funksionit anëtarë të Këshillit janë: Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë dhe Ministri i Drejtësisë.

Tetë anëtarë të Këshillit i zgjedhin gjyqtarët nga radhët e tyre. Tre nga anëtarët e zgjedhur janë pjesëtarë të bashkësive të cilët nuk janë shumicë në Republikën e Maqedonisë, me з’rast do të respektohet përfaqësimi adekuat dhe i drejtë i qytetarëve të cilët u takojnë të gjitha bashkësive.

Tre anëtarë të Këshillit i zgjedh Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve, me ç’rast medoemos duhet të ketë shumicë të votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve të cilët u takojnë bashkësive të cilat nuk janë shumicë në Republikën e Maqedonisë.

Dy anëtarë të Këshillit i propozon Presidenti i Republikës së Maqedonisë, ndërsa zgjedhjen e bën Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, prej të cilëve njëri është pjesëtar i bashkësive të cilat nuk janë shumicë në Republikën e Maqedonisë.

Anëtarët e Këshillit që i zgjedh Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, përkatësisht që i propozon Presidenti i Republikës së Maqedonisë janë nga radhët e profesorëve universitarë të drejtësisë, avokatëve dhe juristëve të tjerë të shquar.

Mandati i anëtarëve të zgjedhur të Këshillit zgjatë gjashtë vjet, me të drejtë edhe për një zgjedhje.

 Kushtet dhe procedura për zgjedhjen, si dhe bazat dhe procedura për pushimin e funksionit dhe shkarkimin e anëtarit të Këshillit rregullohen me ligj. 

Funksioni anëtar i zgjedhur i Këshillit nuk pajtohet me anëtarësimin në parti politike ose me ushtrimin e funksioneve dhe profesioneve të tjera publike të përcaktuara me ligj. 

Deri më tani ka pasur vetëm një tentim të pasuksesshëm (përmes ndryshimeve në Ligjin për këshillin gjyqësor) të ministrit të Drejtësisë si anëtar i Këshillit gjyqësor ti merret e drejta për votim. Kjo është paraparë me Propozim-Ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Këshillin gjyqësor, të inicuar nga Qeveria në mars të këtij viti. Por, gjatë miratimit të ndryshimeve ligjore të përmendura në Kuvend (maj 2018), me propozim të VMRO-DPMNE-së prej Propozim-ligjit është fshirë neni, sipas të cilit ministri i Drejtësisë dhe kryetari i Gjykatës së lartë, si anëtar të Këshillit të marrin pjesë në punën e tyre, por pa të drejtë vote.

Duke pasur parasysh se afati zgjedhor i projektuar për ndërmarrjen e iniciativës për ndryshime kushtetuese të përjashtimit të ministrit të Drejtësisë prej Këshillit gjyqësor ka skaduar (nëntor 2017), ndërsa deri në momentin kur është shkruar ky tekst (20.08.2018) kjo nuk është realizuar, premtimin e përmendur të LSDM-së e vlerësojmë si të parealizuar. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovksa

 


Ky shkrim është përgatitur në kuadër të Projektit për rritje të llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve, Вистиномер, që e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri Metamorfizis me përkrahje financiare nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni. Përmbajtja e tekstit është përgjegjegjësi e autorëve dhe në asnjë formë nuk mund të vlerësohet që i paraqet pikëpamjet e Fondacionit Shoqëri e Hapur-Maqedoni