Nuk është zgjedhur anëtari i Këshillit të Prokurorëve Publik

Këshilli i prokurorëve publik. Foto: sjorm.gov.mk

Според Планот „3-6-9“, што го објави премиерот Зоран Заев на 5. јули 2017 година, заедно со планираната временска рамка за реформи, во првите три месеци, односно до локалните избори, требаше да биде избран член на Советот на јавни обвинители. Локалните избори завршија, но тоа, сепак, досега не се случи, така што ова ветување дадено во акцискиот план на Владата, го сметаме за неисполнето

 

Zgjedhja e anëtarit të Këshillit të Prokurorëve Publik në Kuvend. 

 ARSYETIM: 

Sipas Planit “3-6-9”, të cilin e publikoi kryeministri Zoran Zaev me 5 korrik të vitit 2017, së bashku me periudhë kohore të planifikuar për reforma, në tre muajt e parë, gjegjësisht deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale (15.10.2017), duhej që të zgjidhej anëtari i Këshillit të Prokurorëve Publik (detyrim i paraparë në pjesën për bashkëpunim (kohabitacion) me kryetarin e shtetit, faqe 3). Zgjedhjet lokale përfunduan, por kjo, përsëri deri më tani (14.11.2017) nuk ndodhi, prandaj këtë premtim të dhënë në planin aksionarë të Qeverisë, e vlerësojmë si të parealizuar. 

Informacioni i fundit rreth zgjedhjes së anëtarit të Këshillit të prokurorëve publik e prej gushtit të këtij viti, kur mediumet informuan se kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, nënshkroi konkurs për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të prokurorëve publik. Siç thuhet edhe në publikim, bëhet fjalë për zgjedhje të anëtarit të Këshillit nga “radhët e profesorëve universitar të së drejtës, avokatë dhe jurist të tjerë të diplomuar”, të cilin e zgjedhe Kuvendi i Republikës së Maqedonisë.

Sipas Ligjit për Këshillin e prokurorëve publik (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 150/2007 – faqe 29) nga dita e nënshkrimit të konkursit deri në ditën e votimit për zgjedhjen e anëtarit duhet së paku 30 ditë. Këto afate tashmë kanë kaluar (konkursi ishte i shkruan në gusht), megjithatë zgjedhja e anëtarit të Këshillit për prokurorë publik në Kuvend nuk është bërë. Edhe pse, sipas nenit 32 të Ligjit për Këshillin e prokurorëve publik, seanca gjyqësore në të cilën zgjidhen këto anëtar të Këshillit është urgjente.

Javën e kaluar (06.11.2017) pyetjes së “Vërtetmatësit” se deri ku janë me zbatimin e masave të propozuara prej grupit të parë në “Planin 3-6-9”, të cilët duhej që të realizohen deri në zgjedhjet lokale (15.10.2017), nga Qeveria u përgjigjën se prej 73 masave gjithsej në tërësi janë realizuar 59 masa, ndërsa implementimi i 14 të tjera është duke u realizuar. Përgjatë asaj thuhet se disa prej këtyre masave, edhe pse janë pjesë e Planit për tre muaj e parë, nuk kanë afat, dhe si e tillë është theksuar edhe në këtë pikë:

  •  Zgjedhja e anëtarit  të Këshillit të prokurorëve publik zgjidhet pas propozimit në Kuvend. 

Një pretendim të tillë të qeverisë e vlerësojmë si jo konsekuent, sepse në hyrje të “Planit 3-6-9” të publikuar në faqen e Qeverisë është në mënyrë decide e shkruar se masat të cilat përmenden në Plan kanë të bëjnë me grupin e parë dhe duhet që të jenë të zbatuara deri në zgjedhjet lokale.

Masat e propozuara të grupit të parë, pjesë të këtij Plani, duhet që të realizohen deri në zgjedhjet lokale. Masat e tjera të mbetura të cilat do të punohen më detajisht nga ana e institucioneve përkatëse, do të hyjnë në grupin e masave të dyta dhe të treta të cilat duhet që të realizohen deri në nëntor/dhjetor pse para mbajtjes së Këshillit të BE-së në dhjetorë, si dhe ato të duhet që të realizohen deri në mars të vitit të ardhshëm, ose deri në publikimin e Raportit tjetër të rregullt të Komisionit Evropian për Maqedoninë. 

Фото: Принтскрин на одговорот од Владата
Foto: Printscreen e informacionit nga Qeveria

 

BURIME:

Vlerësoi: Olivera Vojnovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.