Nuk është formuar Agjencia e Librave

Foto: pixabay.com

Do të formojmë Agjenci për libra duke marr shembull përvojat evropiane për promovimin e letërsisë maqedonase në botë.  

[BURIMI: Programi parazgjedhor i LSDM „Plani për jetë“, faqe. 228 , data: dhjetor 2016]  

 

ARSYETIM:

Premtimi i LSDM-së dhënë gjatë kohës së zgjedhjeve parlamentare (dhjetor 2016) se në gjashtë muajt  e parë të mandatit “do të formohet agjenci për promovimin e letërsisë maqedonase në botë, deri më tani (14.08.2018), nuk është realizuar. 

Ky premtim zgjedhor i socialdemokratëve është theksuar në programin e tyre zgjedhor: “Plani për jetë në Maqedoni“, në “Plani 180 – reforma urgjente me prioritet të qeverisë së re në 6 muajt e parë”, në pjesën e “kulturës” (faqe 228). Që do të thotë, sipas afatit për realizim të vendosur në program (gjashtë muajt e parë të mandatit), themelimi i Agjencisë për libër është dashur të bëhet  deri në fund të nëntorit të vitit 2017 – duke pasur parasysh se Qeveria e re e kryeministrit Zoran Zaev u zgjodh me 31 maj të vitit 2017. Përsëri, përkundër planeve diçka e tillë nuk ka ndodhur.

Verifikimi i “Vërtetmatësit” tregoi se deri në momentin kur është shkruar ky tekst nuk është formuar Agjencia për libra. Një agjenci e tillë nuk përmendet në Programin për punën e Qeverisë (2017-2020), përveç se në faqe 55 është përmendur në vija të përgjithshme – më gjerësisht se “Qeveria do të sigurojë fond të posaçëm për promovimin e artit tonë dhe kulturës në botë dhe për bashkëpunim thelbësor rajonal dhe ndërkombëtar…” Kjo agjenci nuk përmendet as në llogaridhënien për punën e Qeverisë në vitin e parë të mandatit të saj, të prezantuar me 30.05.2018. Dhe një informacion i tillë nuk mund të merret as edhe me kërkim të detajuar në internet përmes Google dhe gjeneratorëve maqedonas të lajmeve. 

Nëpërmjet kërkimeve mund të gjendet vetëm pak lajme në këtë temë, siç është për shembull, ai i tetorit të vitit të kaluar (2017) në të cilin thuhet se në Saemin e librit në Frankfurt, ministri i atëhershëm për Kulturë, Robert Allagjozovski, u zotëruar për formimin e agjencisë për libra. Duke folur në debatin me temë “Përmes kufijve: sfidat për promovim ndërkombëtar të literaturës së “gjuhëve të vogla”, në organizim me asociacionin maqedonas të botuesve, Allagjozovski, mes tjerash, tha: 

Është e nevojshme një strategji, është e nevojshme që të krijohet agjenci për libra, e cila duhet menjëherë të futet në funksion. Duhet të bashkojmë të gjithë përvojat, edhe të botuesve të cilët deti më sot na kanë përfaqësues në saemet e mëparshme, dhe bashkërisht të realizojmë një veprimtari me qëllim që sa më mirë të promovohemi jashtë. 

Me tre maj të këtij viti (2018) Kuvendi miratoi Strategjinë kombëtare për zhvillim të kulturës në Republikën e Maqedonisë në periudhën 2018 2022, ndërsa me 08.05.2018 ajo u publikuar në “Gazetën zyrtare në RM” (nr. 81). Në këtë dokument strategjik për zhvillimin e kulturës, në faqen 64 në pjesën “veprimtari botuese”, mes prioriteteve kryesore është përmendur edhe:

 Themelimi i Agjencisë së librit në Republikën e Maqedonisë, e cila do të realizojë strategjitë e botimi në Republikën e Maqedonisë në drejtim të nxitjes për krijim, por edhe plasimin e librave në shtet dhe jashtë tij, do të përmbledh të gjithë informacione lidhur me librat dhe krijimtarinë dhe do të afirmojë librin dhe kulturën e leximit në Republikën e Maqedonisë. 

Për nevojën e formimit të Agjencisë së librit flet edhe kryetari i Komisionit i caktuar për shqyrtimin e aplikacioneve të arrira në Konkursin për financim të përkthimeve të veprave përfaqësuese dhe cilësore të letërsisë maqedonase në gjuhë të huaja, Nenad Stevoviq, në shkrimin e publikuar deri në fund të majit (2018) në portalin civilmedia.mk . Në tekstin me titull “Literatura maqedonase vështirë depërton në tregun e madh të libirt”, Stevoviq, mes tjerash, thotë se

Është e nevojshme që të formohet Agjencia e librit sepse, siç është njoftuar, Ministria e Kulturës ka për qëllim që literatura maqedonase të jetë më e dukshme dhe të përfaqësohet më profesionalisht, e cila do të ketë ueb-faqen e vet me të gjithë aktualitete, me libër adresash të literaturës maqedonase etj, dhe gjithsesi edhe në gjuhën angleze. Shembull mund të jetë edhe Agjencia Sllovene për libra JAK, deklaroi Stevoviq. 

Përsëri, përveç zotërimeve të përmendura nuk ka informacione më të reja për atë nëse janë duke u ndërmarr aktivitete më konkrete për themelimin e një agjencie të këtillë.

=Sipas kësaj mund të shihet në ueb-faqen e Qeverisë, mes “Organe të pavarura të Qeverisë” se nuk ka agjenci të librit, dhe informacione për një trup të këtillë nuk ka as në ueb-faqen e Ministrisë së Kulturës.

Andaj duke pasur parasysh verifikimin e bërë, si dhe faktin se sipas planeve të socialdemokratëve, agjencia e përmendur për prezantim të literaturës maqedonase duhej të formohej më së voni deri në fund të nëntorit të vitit 2017, këtë premtim zgjedhor e vlerësojmë si të parealizuar. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnvoska

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.