Kundërspin: VMRO-DPMNE me standarde të dyfishta për refugjatët

 

 VMRO-DPMNE opozitare akuzoi qeverinë e udhëhequr nga LSDM se Maqedonisë është duke e përgatitur një kornizë ligjore, prej të cilës do të bëj një qendër për pranimin e një numri të madh të refugjatëve dhe emigrantëve dhe se ky akt për shtetin do të thotë shtypje e madhe financiare dhe demografike në dëm të qytetarëve të saj. Në konferenca të ndara për shtyp,  përfaqësuesit e organizatave komunale të VMRO-DPMNE-së dolën me akuza se pikërisht në qytetet e tyre, sipas Planit aksionar për refugjat të cilin e ka propozuar qeveria, do të jenë lokacionet e ardhshme për pranimin e 200 mijë refugjatëve, ndërsa kjo parti paraqiti edhe propozim për interpelancë të ministres për Punë dhe Politike Sociale, Mila Carovska, si përgjegjëse për atë që VMRO-DPMNE e quan “strategji e paramenduar për pranim dhe jetesë të emigrantëve në Republikën e Maqedonisë” 

Shkruan: Jugosllava Dukovska

Qeveria e Zoran Zaevit dhe ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska duhet menjëherë të dalin para qytetarëve të Maqedonisë dhe të thonë se çka është ajo që ia përgatitin Republikës së Maqedonisë dhe një numri të madh të komunave në 10 vitet e ardhshme përmes strategjisë së tyre dhe përmes Planit të tyre aksionar. 

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev shton se bëhet fjalë për projekte, të cilët kanë shpenzime të mëdha prej miliarda eurosh në dhjetë vitet e ardhshme në pjesën e vendosjes, ndërtimi të ndërtesave dhe lagjeve për emigrant nëpër më tepër komuna në Republikën e Maqedonisë.

Me strategjinë e re të Qeverisë së Zoran Zaevit dhe Mila Carovska, Republika e Maqedonisë nuk është më vend transit, po Republika e Maqedonisë bëhet vend për qëndrim të një numri të madh të refugjatëve, emigrantëve dhe të huajve prej vendeve të ndryshme, kjo do të kërkojë resurse të mëdha buxhetore, miliarda e miliarda euro në 10 vitet e ardhshme. Ata mjete, ato para dhe ai buxhet ju nevojiten qytetarëve të Republikës së Maqedonisë për një numër të madh projektesh të cilët janë për nevojat e tyre reale. 

(Vllatko Gjorçev, konferenca për shtyp, data: 9.08.2017)

Kontraspin-foto-Vistinomer-1024x281 Kjo deklaratë e Vllatko Gjorçev paraqet një përmbledhje të gjithë asaj që është thënë në ditët e fundit nga foltorja e parlamentit dhe nga konferencat për shtyp të një numri të madh të përfaqësuesve të VMRO-DPMNE-së në lidhje me Draft-Propozimin Strategjia për integrimin e refugjatëve dhe të huajve 2017-2027, dokument të cilin e ka përgatitur Ministria për Punë dhe Politikë Sociale dhe u prezantua para opinioni në seancën e kaluar, ndërsa u publikua edhe në ueb-faqen zyrtare të ministrisë. Në prag të seancës parlamentare për shkarkimin e prokurorit publik Marko Zvërlevski, e cila zvarritet me javë për shkak të pengesave të grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, kërkesa për interpelancë të Carovskës për shkak të Strategjisë së propozuar për emigrantët, refugjatët dhe të huajt 2017-2027 është një lloj shpërqendrimi i opinionit me narrativ ksenofobik, të bazuar në shtrembërim të së vërtetës gjegjësisht spinim i saj. Çka është spinuar me pretendimin e VMRO-DPMNE-së se LSDM dhe ministrja Carovska përgatitin plan për ndërtimin e banesave dhe vendpranimeve për vendosje dhe akomodimin e mijëra refugjatëve bë territorin e Maqedonisë? Ministria për Punë dhe Politikë Sociale doli me qëndrim zyrtarë, të publikuar edhe në profilin zyrtarë të ministres Carovska, sipas të cilit

Nuk do të ndërtohen banesa për refugjatë, Maqedonia është vend transit! Është i rrejshëm lajmi se do të ndërtohen banesa për refugjat dhe se ata do të qëndrojnë në Maqedoni. Në Republikën e Maqedonisë nuk do të ndërtohen kampe për refugjatë, nuk do të ju jepet nënshtetësi për refugjatë, as që do të aktivizohen masa të tjera në këtë drejtim. Çdo informacion në drejtim të ndryshëm është i gënjeshtërt, i pasaktë dhe i pavërtetë. Republika e Maqedonisë është stacion transit i refugjatëve, edhe në të kaluarën, edhe në krizën e refugjatëve 2015/2016. Si vend anëtar i Kombeve të Bashkuara, vendi ynë do të ju ndihmojë refugjatëve në rrugëtimin e tyre drejt destinacioneve të fundit, në pajtim me standardet ndërkombëtare dhe të Konventave të ratifikuara për të drejtat e refugjatëve të vitit 1994,

Carovska është kategorike. Sipas kësaj, i tillë është qëndrimi zyrtar i qeverisë dhe ministrisë pa resor, e cila është përgjegjëse për vrull të ardhshëm të refugjatëve në territorin e Maqedonisë.

Propozimi Strategjia për integrimin e refugjatëve dhe të huajve 2017-2027 është vazhdim i të njëjtës strategji për periudhën 2009-2015, të miratuar nga qeveria e mëhershme e VMRO-DPMNE-së. Dokumenti nuk ka asnjë aktivitet të detyrueshëm dhe ata të cilët në të kaluarën e kanë nënshkruar këtë strategji e dinë këtë fakt. Dhe në këtë rast gjykojmë dezinformatat dhe përhapjes së paramenduar të frikës dhe ksenofobisë te qytetarët. 

thuhet në reagimin e profilit të ministres Mila Carovska. Duhet që të përmendet se Strategjia e propozuar për integrimin e refugjatëve dhe të huajve 2017-2027  është vetëm vazhdim i strategjive të miratuara për trajtimin e refugjatëve dhe emigrantëve, të miratuara nga graniturat e mëhershme qeverisëse. Miratimi i dokumenteve të këtilla është detyrim i shtetit, i cili del prej dokumenteve ndërkombëtare dhe deklaratave për të drejtat e refugjatëve dhe emigrantëve të cilët e obligojnë Maqedoninë që të përgatit strategjinë e vet për menaxhimin e këtij problemi global. Ashtu që, në periudhën 2008-2015, në kohën kur kryeministri i RM-së ishte Nikolla Gruevksi, u miratua një dokument i njëjtë, i titulluar “STRATEGJIA PËR INTEGRIMIN E REFUGJATËVE DHE TË HUAJVE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË 2008-2015”. Kësaj i paraprinte formimi i Trupit koordinues ndërministror për integrim të refugjatëve dhe të huajve nga ana e qeverisë së VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së në vitin 2006. Ja se si e arsyeton rëndësinë e këtij dokumenti ministri i atëhershëm për Punë dhe Politikë Sociale  Xhelal Bajrami:

Koncepti për zhvillimin e politikës së integrimit të refugjatëve duhet të mundësojë masa nga shteti, me të cilat do të mundësohet që imigrantët të jenë pjesë përgjegjëse e jetës ekonomike, sociale dhe politike, në të cilën kanë ardhur. Njëkohësisht, duhet që të merret parasysh edhe respektimi i dallimeve kulturore dhe sociale, si dhe të drejtat njerëzore dhe dinjiteti njerëzor. Promovimi i të drejtave themelore, jo-diskriminimi dhe mundësit e barabarta për të gjithë, janë çelës për një proces të suksesshëm integrues. 

tha në fjalimin e tij Bajrami, i cili shton së:

Republikës së Maqedonisë ende i mungon dokument gjithëpërfshirës i politijës së saj për integrimi e imigrantëve,

si dhe atë se

Kjo strategji kombëtare është në pajtim edhe me strategjitë e tjera kombëtare në vend, si dhe me Kornizën Ligjore Ndërkombëtare të BE-së. Strategjia tregon të drejtën e njeriut për sjellje individuale dhe zgjedhje, në kontekst të të drejtave themelore të vendbanimit të tanishëm dhe nevojat e vendbanimit të ardhshëm. 

Qëndrimet e ministrit të atëhershëm për Pune dhe Politikë Sociale në qeverinë e Gruevskit nga radhët e BDI-së tingëllojnë “evropiane”, por janë në mospajtim me atë që partneri i dikurshëm i VMRO-DPMNË sot e flet kur sulmon miratimin e të njëjtës strategji, e cila praktikisht është vazhdim i politikës së qeverisë mëparshme kur janë në pyetje refugjatët dhe emigrantët. Strategjia për refugjatët, është marr në kohën kur VMRo-DPMNE ishte ne qeverinë ekzekutive, praktikisht e propozonte të njëjtën që është dhe atë të cilën e propozon qeveria e LSDM-së. Ja një citat prej pjesës hyrëse të Strategjisë për integrimin e refugjatëve dhe të huajve i cili shumë mirë e ilustron se çfarë trajtimi mbrojti në vitin 2008 qeveria e Nikolla Gruevskit:

Qëllimet e kësaj strategjie janë që të mundësohet integrimi i shpejtë i grupeve të ndryshme të interesit dhe që të ju ndihmohet në procesin e integrimit. Përfundimisht strategjia ka qëllim, t’ju ndihmojë më shumë refugjatëve dhe të huajve, që sa më shumë të jetë e mundur të njëjtët të plotësojnë kushte për marrjen e nënshtetësisë në Republikën e Maqedonisë, në qoftë se ata e duan këtë, në të njëjtën kohë  duke marr parasysh se disa prej tyre mund që të kthehen edhe në vendin e origjinës, nëse kushtet në atë ndryshojnë. Këto zgjidhje do të jenë masë e rëndësishme për suksesin e politikave integruese të Republikës së Maqedonisë, në planin afatgjatë. 

Strategjia të cilën e propozon Ministria për Punë dhe Politikë Sociale për vitin 2017-2027, propozon qasje më të targetuar ndaj problemit:

kufizimi i fokusit të integrimeve do t’i paraqes qëllimet strategjike në katër fusha strategjike – vendosje, arsim, punësim dhe marrjen e nënshtetësisë, përderisa pyetjet në lidhje me përmirësimin e sistemit të integrimit ose masave të drejtuara kah integrimi i hershëm do të duhet që të kalojnë nëpër të gjithë fushat. 

Bëhet pyetja si atëherë, në vitin 2008, VMRO-DPMNE ishte për integrimin dhe përfshirjen sociale të refugjatëve në Republikën e Maqedonisë, që të mund të ju ndihmohet në procesin e arritjes së nënshtetësisë maqedonase, ndërsa tani, kur dokumenti i ri praktikisht i vazhdon politikat e njëjta, ai të gjykohet si kundërshtues i interesave kombëtare dhe shtetërore të Maqedonisë? Nisur nga fakti se VMRO-DPMNE me qëllim largon opinionin nga e vërteta, dhe se edhe ata i kanë miratuar të njëjtat dokumente për refugjatët dhe emigrantët dhe integrimin e tyre në shoqërinë maqedonase kur kanë qenë në qeveri, krejtësisht diçka tjetër tingëllon thirrja e Vllatko Gjorçev deri të kryeministri Zaev dhe ministrja Carovka që t’i thonë opinionin se çka duan “të i përgatisin”:

 Qeveria e Zoran Zaevit dhe ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska duhet menjëherë të dalin para qytetarëve të Maqedonisë dhe të thonë se çka është ajo që ia përgatitin Republikës së Maqedonisë dhe një numri të madh të komunave në 10 vitet e ardhshme përmes strategjisë së tyre dhe përmes Planit të tyre aksionar. 

Draft-Strategjia rreth të cilës VMRO-DPMNE ngriti aq shumë pluhur dhe kërkoi interpelancë për ministren për Punë dhe Politikë Sociale, përndryshe, dokumenti është i qasshëm për opinion në faqen zyrtare të Ministrisë, dhe sipas kësaj pretendimi i Gjorçevit se ministrja Carovska “as nuk është konsultuar me qytetarët, qytetarët nuk janë në dijeni” është i pavërtetë.  Sipas kësaj, nuk bëhet fjalë për ndonjë agjendë të fshehët për vendosjen e emigrantëve në Maqedoni, siç u mundua që ta prezantojë partia opozitare, ndërsa prej dokumentit mund të shihet se janë të pavërteta edhe numrat më te cilët operon VMRO-DPMNE ku thotë se qeveria e LSDM-së përgatit që të ndërtojë vendbanim për 200 mijë qytetarë, sepse pikërisht një e dhënë e tillë, gjegjësisht një numër i atillë konkret nuk është askund i dhënë. Dhe në fund, duhet që të përmendet se interpelanca për Mila Carovskën është vetëm një nga katër interpelancat të cilat VMRO-DPMNE i ka paraqitur për disa ditë, të drejtuara kundër katër ministrave të  qeverisë së Zoran Zaevit edhe atë para 100 ditëve të qeverisjes, të rëndomta në praktikën e demokracive parlamentare pas ardhjes së formacionit të ri politik në kabinet. Të gjithë këto elemente tregojnë se VMRO-DPMNE me qëllim shtrembëron të vërtetën që të mund të arsyetojë një pengesë të tillë të punës së qeverisë dhe Parlamentit, pikërisht në kohën kur po ndodh lufta e ashpër për ndërrimin e prokurorit publik Zvërlevski, për të cilën VMRO-DPMNE kundërshton fuqishëm. Nga argumentet e paraqitura shihet qartë se qëndrimi i VMRO-DPMNE-së për draft-strategjinë, i dhënë nga ana e Vllatko Gjorçev është spinim klasik i të vërtetës dhe tendencioz.


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *