Kundërspin: VMRO-DPMNE dhe Gruevski janë gjithçka, përveç se VMRO!

Kush është VMRO? Foto: Ueb faqja e VMRO-DPMNE-së?

 

Nëse vet Gruevski dhe partia identifikohen me VMRO, atëherë meriton përgjigje edhe pyetja, nëse VMRO-ja historike ka dëgjuar apo ka përgjuar popullin për të cilin ka luftuar…

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Nikolla Gruevski, kryetar i VMRO-DPMNE-së dhe deputet më tubimin parazgjedhor në Kavadar me 24.10.2017, mes tjerash deklaroi si në vazhdim, të cilën e vlerësojmë si e vërtetë e shtrembëruar ose spin:

Spin: Harrojnë se ne jemi VMRO, ndërsa te ne digjet ideja e cila u është kundërvu kërcënimeve edhe më të mëdha edhe më të frikshme nga këto njerëz të paaftë. Patë edhe në rrethin e parë edhe tani se LSDM nuk ka projekte serioze, programe, për atë flet për ajrin, erën dhe retë. E panë se nuk mund që të maten të punojnë me ne, andaj sulmuan me zgjedhje kriminele. Në rrethin e parë ishin dëshmitarë se si LSDM organizon zgjedhje, duke mbjell frikë, me shtypje, me kërcënime dhe me rryshfet, theksoi Gruevski.

[Burimi: VMRO-DPMNE, ueb-faqja -data, data: 24.10.2017]

Kontraspin-foto-Vistinomer-1024x281-e1500652724996

Kudërspin: Lideri i partisë më të madhe opozitare Nikolla Gruevski, duke folur para qytetarëve në Kavadar para rrethit të dytë zgjedhor ku do u zgjodh kryetari i komunës, theksin e vendosi mbi atë se partia e tij dhe kandidatët kanë qenë viktima të rrethi të parë të zgjedhjeve, sepse LSDM qeverisëse ka bërë kurthe, ryshfet, ka ndjell frikë, etj.

Përgjatë asaj, Gruevski përdor fjalinë se të gjithë ata – partia, anëtarësia dhe simpatizantët janë VMRO, gjë që është “ide sfiduese e cila u është kundërvu kërcënimeve më të mëdha dhe më të frikshme të bëra nga këto njerëz të paaftë”.

Fjalia në pjesën më të madhe është e vërtetë, përveç fillimit – se ata janë VMRO dhe fundit (LSDM) janë njerëz të paaftë.

 

A E KA PËRGJUAR VMRO POPULLIN?

Liria e shprehjes është e drejtë universale njerëzore, përfshirë edhe të drejtën e Nikolla Gruevskit, por kjo nuk do të thotë se gjithçka çka flitet është e vërtetë. Duke mos hyrë më thellë në argumente historike, folësi i parë është dashur që të sqarojë se cilës VMRO i referohet përemri “ne”? Të atyre në fillim të organizmit ose të atyre të fundit para Luftës së Dytë Botërore, e cila u shënua me aksione masovike vëllavrasëse në territorin e Maqedonisë, në Greqinë e tanishme, në Bullgari, por edhe në disa metropole evropiane.

Nëse ka të bëj me ditët më lavdishme të Organizatës, të cilët ndahen në disa etapa që nga fillimi i shekullit të njëzetë (VMORO), deri në pjesëmarrjen jo të drejtpërdrejtë të VMRO në Konferencën Partiake Paqësore deri në vrasjen e Todor Aleksandrov (VMRO) – që të despinojmë pretendimin e Gruevskit, mund dhe duhet që parashtrohet pyetja: nëse VMRO ka përgjuar ose dëgjon popullin e vet? 

Mund edhe pyetjes: nëse anëtarët e VMRO-së kanë qenë viktima të akuzave për krim dhe korrupsion ose të akuzave për bunt, rëndim të rendit kushtetues, përpjekje për rrënimin e sulltanit, etj?

E drejta e gjithsecilit është që të mendoj çka të dojë, por gjithsesi është e pavërtetë që të prezantohesh trashëgimtar historik i VMRO nga ditët e lavdishme të organizatës, dhe njëkohësisht, gjysma e udhëheqësisë së partisë, përfshirë edhe liderin, të ngarkohen me akuza të cilat kanë të bëjnë me vepra siç është dhuna, korrupsioni, larje parash, përgjime të paligjshme, mashtrime zgjedhore, keqpërdorim i pozitës dhe autorizimin. Këto janë të gjitha veprimet nga aktet e prokurorisë dhe nga gjykimet e kryera me akuzat e Prokurorisë së Posaçme Publike.

Për këtë, më së miri është që të ju iket këtyre sponeve, prej të cilëve, siç thotë populli, udhëheqësit legjendarë të VMRO do të rrotulloheshin në varr, ndërsa themeluesit dhe anëtarët e partisë sot thonë se “Gruevizmi nuk ka asnjë lidhje me VMRO

 

“ZGJEDHJET AFRIKANE” ISHIN ATO TË VITIT 2008.

Në lidhje me pretendimet për zgjedhje të parregullta – “Panë se nuk mundën që të maten se punojnë me ne, na sulmuan me zgjedhje kriminale…”,  nuk mund që të pretendohet se nuk ka pasur parregullsi, por është e vërtetë e shtrembëruar, gjegjësisht spin pretendimi se në këto zgjedhje ka pasur rryfshet masovik, kërcënime, frikësime dhe të ngjashme.

Shkelje të atilla masovike dhe të mëdha në procesin zgjedhor nuk janë konstatuar nga mbikëqyrësit të rrethit të parë në zgjedhje (mes të cilëve OBSE, ЕУ, CIVIL, MOST, edhe pse, ata vendas, lajmërojnë për parregullsi dhe sipas tyre, paligjshmëri.

Ajo që me siguri është e pavërtetë, është se kanë qenë zgjedhjet më pak demokratike dhe se “janë zgjedhje afrikane”, sepse zgjedhjet të organizuara më keq dhe të zbatuara në RM ishin ato të vitit 2008, kur kishte të plagosur dhe të vrarë, ndërsa në 187 vendvotime në 4 njësi zgjedhore u rivotua për shkak të një numër i madh i parregullsive. Atëherë në qeveri ishte VMRO-DPMNE në koalicion me BDI-në, ndërsa kryeministër ishte Nikolla Gruevski. Por edhe më shumë cikle zgjedhore të mbajtura më pas janë më një numër të madh të parregullsive, për të cilat nuk është keq që të dëgjohet një pjesë e bisedave të paligjshme të përgjuara.

 

“TË PAAFTËT” NUK JANË LËNDË E DHUNËS

Krejt në fund, spin është ai që thotë Gruevski për kundërshtarin e vet politik LSDM, për të cilët, konstaton se janë “njerëz të paaftë”. Spin është, sepse njerëzit e paaftë nuk vijnë nga qeveria me akuza dhe me kundërpropaganda të cilat i udhëhiqte VMRO-DPMNE deri me 1 qershor të vitit 2017, njerëzit e paaftë nuk kanë nevojë që të jenë viktima në përpjekje për kthesë përmes dhunës, siç është perceptimi publik i ngjarjeve të 27 prillit të vitit 2017, njerëzit e paaftë nuk fitojnë bindshëm në zgjedhje (rrethin e parë të zgjedhjeve lokale) dhe njerëzit e paaftë nuk kanë nevojë që të t’i përmendin tubimet nga ana e kundërshtarëve politik VMRO-DPMNE, gjegjësisht nga Nikolla Gruevski.

Sipas asja, fjalia “Harrojnë se ne jemi VMRO…” dhe fjalitë që pasojnë pas asaj janë e vërtetë e shtrembëruar ose spin. VMRO-DPMNE, veçanërisht kjo udhëheqësi e partisë nuk është VMRO, VMRO është diçka tjetër – diçka shumë ndryshe nga Nikolla Gruevski , nga udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së dhe e një pjese (të vogël) nga anëtarësia ose simpatizuesit e kësaj partie të cilat mendojnë se në shekullin 21 dhuna mbi kundërshtarin politik është i lejuar ose se Maqedonia është vend për të jetuar vetëm maqedonasit.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.